Edi Rama ka mbledhur sot në një takim ata që ai i njeh si sipërmarrës të mëdhenj te vendit. I shoqëruar edhe nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edi Rama ka sulmuar të gjitha institucionet që drejtoheshin nga LSI-ja, duke ia vënë fajin atyre për dështimin.
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ndihmë sipërmarrësve vendas që të luftojnë grabitqarët në administratë. “Të krijojmë një figurë të re në qeveri, figurën e ministrit të Shtetit për Sipërmarrrjen që mund të quhet avokati i sipërmarrjes në qeveri. Për të krijuar kontake në kohë reale për aspektet e punës tuaj. Miku më i fortë që do sipërmarrje të jetë zyrtarisht qeveria dhe mos jetë nevoja për miq në kuptimin tradicional të fjalës, as në tatime dhe as ne dogana dhe askund tjetër.
Unë jam i bindur se ju të parët nëse do hapnit zemrën, të jeni të vetëdijshëm për sa shumë grabitqarë dhe parazitë ka akoma në administratën shtetërore. Besoj se jeni të parët që këta grabtiqare ne ti luftojmë sëbashku. Është e mundur që qeveria ti luftojë edhe pa ju, por do të zgjasë shumë kohë” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të largojë brenda 100 ditëve të para të qeverisë agjendët doganore, duke i konsideruar ata si sekserë që ndërmjetësojnë sipërmarrjen me qeverinë. “Agjentët e doganës do të largohen brenda 100 ditëve të para të qeverisë. Me ata zhabulanë atje që medemek ndërmjetësojnë proceset mes sipërmarrës dhe shtetit. Një tufë sekserësh që shëmtojnë pamjen, le më të tjerat” u shpreh kryeministri Rama.
Ai gjithashtu u beri te ditur sipermarresve se brenda javës së ardhshme do publikojnë edhe platformën online të bashkëqeverisjes që do të ketë një dritare të vecantë për biznesin.
Rama theksoi se “ekonomia është rritur me 4.06% në tremujorin e fundit”, duke deklaruar se objektivi është që të kapet shifra 5%.