Rënie ‘drastike’ e temperaturave, ju njohim me parashikimin e motit për sot

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë ditës.

 

Parashikohet të ketë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare. Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në shtrirjen Lindore.

 

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

 

Author: publialb