Sipas MeteoAlb: VIJON ndikimi i motit të vranët dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në veri gjatë paradites ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira edhe në zonat qëndrore. Gjatë natës reshjet përfshijnë thuajse gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite me shpejtesi 45km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Studentë nga Tirana gjetën mënyrën për të humbur 15 kg në 2 javë
MËSO MË SHUMË→
Qëndra dhe Lindja e Kontinetit do të paraqiten me kthjellime. NDERSA masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë Rajonin e mesdheut, do të diktojnë vranësira, reshje shiu në pjesën më të madhe POR reshje dëbore do ketë pjesërisht në vendet e Ballkanit. Po ashtu me reshje shiu e dëbore mbetet Europa Veriore./korrieri.al