Me vaksinën, “lufta” kundër pandemisë mund të fitohet me të vërtetë. Kjo tregohet nga këto foto që mbërrijnë nga Izraeli në ditën kur shumica e aktiviteteve ekonomike, përfshirë restorantet, kafenetë, shkollat (në disa zona me norma të ulëta infeksioni), ngjarjet kulturore, atraksionet turistike, kanë rifilluar funksionimin.
E gjitha kjo falë vaksinimit masiv të kryer në kohë rekord. “Ne jemi duke dalë nga kjo”, njoftoi kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu.
Pothuajse 5 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Izrael, 3 milionë e 800 mijë janë thirrur. Mbi 40% e popullsisë është e “mbrojtur” nga Covid-19. Dhe rezultatet janë të dukshme: shkalla e pozitivitetit ra në 4.3% krahasuar me 10% që ishte në janar./korrieri.al