Rritja e shifrave të COVID-19, LSI: Mungesë kontrolli total nga qeveria

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim qeveria ka humbur totalisht kontrollin ndaj COVID-19. Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili u shpreh sot ne një deklaratë për mediat se qeveria  në vend që ti përgjigjen me analizë shumë të imët situatës, nxjerrjes së çdo shkaku, të çdo elementi që nuk funksionon dhe rindërtimit totalisht të punës në terren, ju e keni parë dhe vazhdoni ta shihni se si gënjen Kryeministri nga mëngjesi deri në darkë.

Pjesë nga deklarata:

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,
Në këto muaj tepër të vështirë të dimrit, ku dihej dhe pritej që situata me COVID-in do të rëndohej, pra pandemia do të merrte një rrugë edhe më të vështirë, konstatohet për fat të keq, e njëjta situatë kaosi dhe mungese kontrolli total nga ana e qeverisë, e cila ka zgjedhur që në ditët e para të kësaj pandemie, e deri më sot kur shkojmë afërsisht drejt 1 viti të përpalljes me të, që të bëjë propagandë në mënyrë të përditshme e të mos përballet seriozisht me problemin.
Shifrat janë kokëforta, vetëm dje ka pasur rreth 900 të infektuar, për saktësi 879. Kësaj situate, në vend që ti përgjigjen me analizë shumë të imët të saj, nxjerrjes së çdo shkaku, të çdo elementi që nuk funksionon dhe rindërtimit totalisht të punës në terren, ju e keni parë dhe vazhdoni ta shihni se si gënjen Kryeministri nga mëngjesi deri në darkë, se si shkojnë te muri i qendrës shëndetësore, që ka ekzistuar dhe ekziston prej kohësh, por këta i fusin një bojë dhe rrinë me shtatë kamerat e ERTV-së se si do ta shesin në publik dhe si do gënjejnë dynjanë.
Shifrat janë të vërteta, janë reale. Situata është shumë e vështirë në ekonomi. Procesi i ashtuquajtur i vaksinimit nuk ekziston. Pra, vaksinimi në Shqipëri nuk ekziston, nuk bëhet, ky është fakt. Trasta e vaksinave, me 900 e ca të tilla, e cila ka mbi dy javë që vjen vërdallë, siç e dini ka degraduar tërësisht si proces, pasi as nuk ka doza vaksinash të reja. Priteshin që sipas premtimeve zhurmëmëdha të Kryeministrit shqiptar se do të vinin në fillimin e javës së tretë, pra që më 15 janar, dhe asnjë lajm dhe asgjë tjetër nuk ka.

 

Author: admin