Klasifikimi i shenjave nga ato më të kujdesshme me ushqimin tek ato me më shumë oreks që nuk ndalen asnjë moment.
1. Perfeksioniste dhe sedentare në shpirt, virgjëreshat janë shumë të kujdesshme me ushqimin dhe nuk e teprojnë asnjëherë. Ato ecin me lista dhe me plan edhe në sektorin ushqimor.
2. Peshoret edhe pse e kanë qejf ushqimin e kontrollojnë veten dhe nuk e teprojnë. Ndonjëherë ndihen edhe të dobëta dhe nuk gjejnë ekuilibrin e duhur, megjithatë bëjnë pjesë tek shenjat jo me oreks të madh.
3. Të arsyeshëm dhe racionalë, bricjapët e kontrollojnë sasinë e ushqimit, por konsumojnë vetëm ato që pëlqejnë. Shumëllojshmëria e ushqimeve nuk është pjesë e të përditshmes së tyre.
4. Ujorët ngjasojnë disi me virgjëreshat. Ata hanë sepse ndiejnë nevojë dhe jo dëshirë të madhe. Ritmi i tyre i të ushqyerit nuk është i rregullt dhe madje ndonjëherë edhe harrojnë të hanë.
5. Të ndjeshëm dhe shpesh të stresuar, binjakët hanë sipas gjendjes së tyre shpirtërore. Herë fiksohen e herë harrojnë të hanë, por në tërësi nuk janë shumë të fiksuar pas ushqimit.
6. Akrepat ngjasojnë me binjakët, vetëm se shpesh kanë marrëdhënie edhe më komplekse me ushqimin. Në rini, personat e kësaj shenje mund të kalojnë edhe në bulimi.
7. Gaforret kanë gjithashtu një marrëdhënie të dyzuar me ushqimin. Ata hanë në mënyrë të ekuilibruar nëse ndihen mirë, por nuk e kontrollojnë veten kur janë nervozë, të dëshpëruar apo të shqetësuar për diçka.
8. Peshqit ngjasojnë disi me gaforret. Edhe pse kanë oreks, natyra emotive kushtëzon marrëdhënien e tyre me ushqimin. Herë pas here ata mbajnë edhe dieta.
9. Mjaft të gjallë nga natyra, luanët e pëlqejnë ushqimin, por hanë gjithmonë me maturi në mënyrë që të ruajnë linjat.
10. Nga natyra tejet të paduruar, dashët hanë në këmbë dhe nuk shtrohen si duhet për të ngrënë. Gjithsesi shpesh skërmitin nga pak dhe nuk e kontrollojnë veten.
11. Demat, kanë shumë oreks dhe nuk lënë vakt pa konsumuar. Gjithçka e shijojnë, hanë me ngadalë dhe nuk e dallojnë dot fiksimin e të ngrënit nga oreksi i vërtetë.
12. Së fundmi, shigjetarët janë ata më të fiksuarit pas ushqimit dhe shijojnë çdo kafshatë. Janë ata që marrin palmën e artë te shenjës që e ka më tepër qejf të ngrënin.