Ditën e djeshme i vogli i familjes Hoxha, Itan Hoxha, ka festuar ditëlindjen e tij të 13 dhe tashmë është zyrtarisht një adoleshent.
Ka qenë pikërisht ky motivi i festës së organizuar nga familja për të, teksa Lori ka shpërndarë në Instagram foto ngë ditëlindja,ku në posterat e ndryshëm lexohet: “Jam zyrtarisht një adoleshent.”
Po ashtu, blogerja e njohur ka shkruar edhe disa fjalë shumë të ëmbëla për të vëllain: Ne festuam për të voglin tonë dje. Nuk mund ta besoj që ai tashmë është një adoleshent. Jam e sigurtë që ai do përballojë çdo gjë me të cilën do e përballë jeta siç ishte edhte fakti që u rrit me 4 gra, për shembull. Të dua më së shumti, Itan! Do jem gjithnjë mirënjohëse që ke lindur!