Sekuestrohet 3 kg cannabis, arrestohet 21-vjeçari

Policia Vendore në Durrës bëri me dije se po vijon puna për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Kështu, si rezultat i kësaj pune mësohet se është sekuestruar rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe ka rënë pranga poseduesi i lëndës narkotike, 21-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal.

 

Njoftimi i policisë:

Manzë/Durrës

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në Sukth, Durrës, kanë ndaluar për verifikim mjetin me drejtues shtetasin I. D., të cilit i kanë kërkuar lejen e lëvizjes dhe më pas kanë ushtruar kontroll fizik në mjet për sende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 21 vjeç, i dënuar në vitin 2018, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

 

Author: admin