Partia Demokratike është e vendosur për të rikthyer çështjen e referendumit për importin e mbetjeve.
Inisiativa e nisur nga legjislatura e kaluar u zvarrit qëllimisht për një vit, tha Edmond Spaho.
Por kërkesa për ta futur në senacën e nesërme është rrëzuar nga PS, pasi duhet ribërë kërkesa nga e para për shkak se shumë prej firmëtarëve nuk janë më deputetë.
Spaho: Çështja e tretë që ngrita ka të bëjë me referendumin për importin e mbetjeve, ka një kërkesë të legjislaturës së shkuar nga ana e PD për t’iu drejtuar qytetarëve me pyetjen: A jeni dakord që në Shqipëri të importohen mbetje? Kërkesa është zvarritur me qëllim nga mazhoranca, prej një viti nuk u shqyrtua as në komisione dhe as në seancë plenare.Insistojmë që kërkesa të futet në rendin e ditës të punës së Kuvendit, kërkuam të futej në seancën e nesërme. Mazhoranca rrëzoi kërkesën tonë duke u kapur pas elementëve tekniko-administrativ.
Disa nga deputetët që kanë firmosur kërkesën e parë nuk janë më pjesë e Kuvendit. Do plotësojmë këto mangësi të karakterit teknik, do të riparaqesim kërkesën dhe do të ushtrojmë të gjithë presionin e mundshëm mbi mazhorancën që këtë referendum ta kryejmë pasi është e drejtë që buron nga Kushtetuta që forca jonë politike të kërkojë mbajtjen e këtij referendumi por në rradhë të parë është e drejtë e qytetarëve shqiptarë që të shrehen mbi një çështje kaq të rëndësishme që ka të bëjë me të ardhmen e vendit, me të ardhmen e qytetarëve dhe brezave të rinj.