Shën Valentini po afron/ Kjo është dhurata që duhet ti bëni partnerit, bazuar në shenjën e horoskopit

Shën Valentini po afron dhe nëse nuk e keni menduar ende se çfarë dhurate do merrni për të dashurin tuaj, është mirë ta planifikoni që tani.

Mos e lini për në momentin të fundit. Dhe kjo është arsyeja pse sot kemi përgatitur listë me dhuratat ideale për secilën shenjë të horoskopit, në mënyrë që të merrni një ide se çfarë mund t’i pëlqejë partnerit tuaj.

Dashi

Dashi pëlqen sportin dhe nuk do të ketë dhuratë më të mirë për të sesa bileta për të parë nga afër ekipin e tij të preferuar.

Demi

Demi pëlqen luksin dhe kështu do ta dojë dhe do ta vlerësojë shumë këmishën e shtrenjtë që do t’i bëni dhuratë.

Binjakët

Binjakët pëlqejnë të udhëtojnë, kështu që një udhëtim për fundjavë nuk do të ishte keq.

Gaforrja

Gaforreve u pëlqen të qendrojnë në shtëpi, do e vlerësojnë shumë nëse i gatuani diçka të veçantë.

Luani

Luanit i pëlqejnë udhëtimet dhe i mungon shumë! Rezervoni biletat, keni për ta parë sa shumë do të surprizohen.

Virgjëresha

Virgjëresha ka pikë të dobët jetesën e shëndetshme dhe do t’i pëlqente nëse do t’i jepnit një pajisje që do ta ndihmojë të qëndrojë i shëndetshëm.

Peshorja

Dhurojini një kafshë shtëpiake, do gëzohen jashtë mase.

Akrepi

Akrepët e dashurojnë teknologjinë, kështu që një pajisje elektronike do t’i gëzonte jashtë mase.

Shigjetari

Shigjetarët “vdesin” për pak aventurë, kështu që mendoni opsionin e një “ekskursioni” në mal.

Bricjapi

Një libër do ishte zgjidhja ideale për një bricjap.

Ujori

Ujori është një shenjë shoqërore dhe i pëlqen të jetë në ambiente me shumë njerëz.

Peshqit

Peshqit e duan muzikën. Kështu që ju mund t’i jepni atij bileta për një koncert.

Author: admin