Në këtë artikull do të zbulojmë se cilat janë shenjat e Zodiakut që kanë besim të madh në vetvete dhe në aftësitë e tyre. Mendoni se shenja juaj është në këtë listë? Le ta shohim… Shenjat zodiakale me besimin më të madh tek vetja janë: Dashi, Shigjetari, Luani dhe Akrepi. Në vend të katërt të këtij klasifikimi renditet shenja e Akrepit. Akrepi është një ndër shenjat me besimin më të madh në vetvete edhe pse ndoshta nuk e shfaq. Pra, ka shumë besim në vetvete dhe pak tek të tjerët!
Medalja e bronzit në këtë klasifikim i përket shenjës së Luanit. E dimë të gjithë që po flasim për një shenjë lider të lindur dhe të kesh besim në aftësitë e tua, është një kusht për të qenë i tillë. Ashtu si kafsha e tyre simbol, të lindurit e kësaj shenje janë bujarë dhe të drejtë, gjithmonë gati për të sakrifikuar në mënyrë që të marrin atë që duan. Gjithçka kushtëzohet nga një lloj tendence për të qenë në qendër të vëmendjes.
Në vend të dytë kemi një surprizë për të gjithë ju, një shenjë që askush nuk do ta priste se do ta gjente në këtë klasifikim. Po flasim për shenjën e Shigjetarit, që dukshëm nuk është një shenjë që e shfaq vetëbesimin. Në fakt meriton medaljen e argjendtë, sepse po flasim për optimistë të lindur që vështirë se e humbasin pozitivitetin e tyre. Kurse në vend të parë të këtij klasifikimi nuk gjejmë tjetër veçse Dashin. Dashi dhe vetëvlerësimi shkojnë krah për krah, madje në disa raste ekzagjerohet.