Karabinierët në Modugno, gjatë kontrolleve që synojnë përputhjen me legjislacionin mjedisor, denoncuan një 37 vjeçar nga Binetto, pronar i një servisi makinash. I riu,sipas policisë, përpara aktivitetit të tij, kishte krijuar një fushë të vërtetë me mbetje të makinave. Ndër të tjera, automjete të shumta jashtë funksionit ndodheshin në zonë, për tju shitur pjesët. Policia tha se gjeti një makinë tip Fiat Ducato, brenda së cilës u gjetën gjashtë motorë që i përkisnin makinave të ndryshme, të cilat tregtari nuk ishte në gjendje të justifikonte zotërimin e ligjshëm. Gjithashtu u konstatua prania e sistemeve të mbikëqyrjes video të paautorizuar. Kështu, për pranimin e mallrave të vjedhura, menaxhimin e paligjshëm dhe depozitimin e pakontrolluar të mbeturinave dhe instalimin e paautorizuar të sistemeve audiovizive, 37 vjeçari u proçedua penalisht. Ai gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej rreth 1,550 euro. Zona e prekur nga depozitimi i pakontrolluar i mbeturinave iu nënshtrua sekuestrimit parandalues, si dhe furgonit dhe 6 motorëve që gjendeshin aty. //Telebari