Si Parashikohet te jete Fundjava Per Shenjat e Horoskopit

Dashi

Dikush që e keni cilësuar si mik të mirë do t’ju zhgënjejë. Një sekret që e kishit mbajtur deri tani, do të dalë në dritë. prej këtij miku. Pavarësisht faljes së tyre, jo do ta shikoni me sy tjetër. Ai që gabon njëherë, mund ta bëjë gjithmonë.

Demi

Ky muaj do t`ju bëjë shumë social. Në të njëjtën kohë keni plane dhe nuk do t`i lini pas dore. Për shkak të kësaj do të keni nevojë për të balancuar kënaqësinë me shqetësimet tuaja më të rëndësishme. Planifikimi i mirë do të thotë që të mos humbisni asnjërën.

Binjakët

Në përgjithësi, ju jeni duke mbajtur shumicën e përgjegjësive. Theksi është te puna dhe shqetësimet financiare por kjo së shpejti do të ndryshojë. Mund të jetë një ide e mirë të kontrolloni dy herë gjithçka.

Gaforrja

Pasi duhet të përballeni me një çështje marrëdhënieje, mund t’i ktheheni çështjeve më praktike në jetë. Në përgjithësi, nuk do të ketë asgjë shqetësuese. Gjurmët e punëve të papërfunduara mbeten aty.

Luani

Kujdesuni për interesat tuaja dhe lërini të tjerët të mbajnë në përgjegjësitë e tyre. Ju jeni të gjithë njësoj të zënë, kështu që nuk ka asnjë arsye pse dikush duhet të presë që ju të merrni një pjesë të ngarkesës. Nëse merrni më shumë seç duhet do të përfundoni të konsumuar. Mund të jetë koha për të hequr dorë nga disa angazhime.

Virgjëresha

Një mik apo koleg mund të mos zbulojë menjëherë atë që do, por së shpejti do të bëhet e qartë se ata po shpresojnë për një informacion që mund të mos jetë diçka që vërtet dëshironi të ndani. Kur ndjeni se dikush ju ka thirrur në takim për këtë arsye, tregojini vendin duke ia bërë të qartë që nga ju s`do mësojnë asgjë.

Peshorja

Keni dyshime për një lëvizje apo shpenzim të fundit parash. Nëse ekziston një klauzolë që ju lejon të anuloni këtë marrëveshje sigurohuni që të veproni sa më shpejt të mundeni. Mos u mërzitni shumë me veten që keni marrë një vendim të gabuar. Pasi ta keni korrigjuar çështjen, synoni për aktivitete që ju mbajnë larg shqetësimeve tuaja financiare.

Akrepi

Një mik është ngatërruar me dikë që po e mërzit. Mund të jetë në dorën tuaj që ta ndihmoni për ta zbritur me këmbë në tokë. Me takt dhe diplomaci vërini në dukje se është shumë herët për të bërë plane për të ardhmen kur bëhet fjalë për këtë person. Mund të mos ju falenderojë sot, por nesër do ta bëjë patjetër.

Shigjetari

Pavarësisht përpjekjeve tuaja për të shmangur keqkuptimet në vendin e punës, mund ta gjeni veten që duhet të përgjigjeni për diçka që nuk ishte faji juaj. Shpjegimi i plotë i situatës mund të nënkuptojë zbulimin e gabimeve të fundit të një kolegu, por kjo mund të jetë më e preferueshme sesa ta lini shefin të mendojë më të keqen për ju.

Bricjapi

Qëndrimi i durueshëm dhe tolerant që keni shfaqur kohët e fundit ndaj një klienti ka lënë një përshtypje të madhe te shefi juaj. Mos të mos jua thotë, por e admiron aftësinë tuaj në këtë çështje.

Ujori

Lajmet që po përhapen në zonën tuaj duket se i kanë bërë të gjithë të flasin. Do të ndjeni se është koha që vendi të gjallërohet pak. Ndihma për të organizuar një ngjarje festive do të jetë argëtuese edhe nëse ka disa që nuk e kanë njësoj si ju ndjenjën e komunitetit.

Peshqit

Jeni gati të bëni gjithçka për të pastruar ajrin mes jush dhe një kolegu me të cilin nuk jeni përballur kohët e fundit. Në fund të fundit, është mjaft afër fundi i vitit dhe dëshironi të punoni në harmoni.

Author: admin