Si të kujdeseni për lëkurën tuaj, bazuar në shenjen e horoskopit

Ne mund të mos e pranojmë, por shenja e horoskopit shumë shpesh zbulon shumë për ne. Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë shikuar yjet për frymëzim, udhëzim dhe ndikim mbi veprimet që duhen marrë në jetën tonë. Por a mund të zbulohet kujdesi për lëkurën përmes shenjës së horoskopit?

Gjithsesi më e mira është të përdorni sa më shumë produkte natyrale,prandaj Unik sot jep rekomandime mbi kujdesin e lëkurës për disa shenja të horoskopit.

Dashi

Kjo është një shenjë zodiake e fuqishme dhe e zjarrtë. Me këtë kombinim unik të karakteristikave të personalitetit, lëkura e personave që I përkasin kësaj shenj mund të jetë e prirur për skuqje, madje edhe çrregullime. Përdorimi i përbërësve të tillë si aloe vera, ujë trëndafilash, kamomil, livando dhe kastraveci do të sigurojnë që lëkura juaj të jetë e butë, e qetë dhe pa stress në çdo kohë.

Demi

Demi ndonjëherë ka një problem me ndryshimin e rutinave, por është thelbësore që ju të ndryshoni kohë pas kohë mënyrën e kujdesit për lëkurën tuaj. Përbërësit si vaji i ëmbël i bajames, susami, vaji i arganit dhe vaji i kokosit do t’I japin freksi lëkures tuaj.

Binjakët

Bëni kujdes më zgjidhjen e produkteve përlëkurën tuaj, dhe përdorni saktësisht sic e kanë përshkrimin për përdorim. Produktet që përmbajnë përbërës të tillë si uji i trëndafilit, aloe vera, vaji i bajames dhe jojoba do të qetësojnë dhe zbutin lëkurën tuaj .

Gaforrja

Lëkura juaj është temperamente aq sa jeni edhe ju, prandaj ju keni nevojë për produkte që ua mbajnë nën kontrollë lëkurën e qetë dhe të hidratuar. Macadamia, jojoba dhe vajrat e susamit sigurojnë një ekuilibër delikat të lagështisë dhe janë qetësues për lëkurën tuaj.

Luani

Mos bini pre e produkteve të ndryshme që kushtojnë shumë dhe nuk japin asnjë rezultat. Zgjidhni një linjë të caktuar produktet për mirëmbajte dhe mos e ndërroni vazhdimisht. Vaji Jojoba dhe uji janë aletatët më të mirë për bukurinë e lëkurës tuaj.

Virgjëresha

Virgjëresha është inteligjente, praktike dhe ka tendencë të jetë pak e përsosur. Këtë kujdes bëni edhe për lëkurën tuaj duke përdorur kamomil, livando, portokall të cilat ndikojnë në balancimin e lëkurës tuaj dhe lirimin e stresit.

Peshorja

Ju keni ekuilibër dhe jeni të drejtë. Kështu duhet të veproni edhe me lëkurën tuaj. Përbërësit si vaj arani, dardha, macademia dhe shega janë aleatet më të mirë për bukurinë dhe kujdesin e lëkurës tuaj.

Akrepi

Ju që I përkisni shenjës se Akrepit jeni njerëz plot pasion dhe keni shprehi të mira për kujdes ndaj vetës prandaj shtoni në përdorim edhe Livandon për te parë rezultate edhe më të mira në lëkurën tuaj.

Shigjetari

Shigjetari është një personalitet shumë i fortë . Të mësuarit për të ndjekur një rutinë të thjeshtë të kujdesit të lëkurës do të jetë një periudhë eksperimentale për ju. Vaji I Arganit, kokosit, ullinjëve, janë ndër vajrat që mund ti sjellin lëkurës tuaj shumë freski dhe hidratim.

Bricjapi

Bricjapi është shumë I përkushtuar për sukses dhe mund të jetë mjaft i suksesshëm. Përbërësit si livando, dhe produktet e tjera që lirojnë stresin mund ta përmirësojnë edhe më tej lëkurën tuaj.

Author: admin