Akrepëve u ka dalë nami si hakmarrës, posesiv dhe shumë sensualë. Ngjajnë si njerëz të vështirë për t’u menaxhuar apo jo?
Sidoqoftë, një Akrep do të tregohet gjithmonë i sinqertë me ju, sepse i vlerësojnë shumë lidhjet e thella shpirtërore. Nuk është aq e vështirë të jetosh me një Akrep, për sa kohë ndiqni këshillate mëposhtme.
Shmangni lojërat
“E admiroj miqësinë dhe dashurinë e sinqertë të Akrepëve, por kini parasysh se janë të pamëshirshëm dhe të shkatërrojnë jetën nëse i prek aty ku s’duhet,” thotë Bri Luna, themeluese dhe drejtoreshë kreative e The Hoodëitch. Për të mbajtur një Akrep pranë, mjafton të tregoheni të sinqertë. “Nuk kanë kohë për marrëdhënie të shtirura,” thotë astrologia Lisa Stardust.
Jini të cënueshëm
“Akrepët falin, besojnë dhe u qëndrojnë pranë vetëm atyre që janë të gatshëm të bëjnë para krah tyre,” thotë Stardust. “Mos i nxitoni. Janë të ndjeshëm dhe do t’ju trajtojnë me dhembshuri për sa kohë u hapni zemrën.”
Mos ekzagjeroni
Akrepët do t’ju japin duart nëse bëheni dramatikë. “Nëse ju shqetëson diçka, shprehuni dhe përmblidhini ndjenjat në një fjali,” thotë Stardust.
Ndërtoni besim
Akrepët do të jenë gjithmonë aty për ju, për sa kohë kjo ndjenjë është reciproke. “Edhe pse s’do të bien gjithmonë dakord me ju, do t’ju mbrojnë deri në vdekje nëse i keni bërë për vete,” shpjegon Stardust.
Eleminoni fjalët e kota
Siç e thamë, kjo shenjë është e dhënë pas bisedave të thella. Mos u habisni nëse i tregoni sekretin tuaj më të madh një Akrepi, pak orë pasi e keni njohur. “Thjesht do të rrisë pëlqimin për ju,” thotë Sarah Potter, lexuese e letrave tarot.
Mos i nxisni të shprehen
“Nga natyra, Akrepët janë sekretivë,” shpjegon Renee Ëatt, telepatike. “Nëse i nxisni të shprehen, do të duket sikur po fusni hundët aty ku s’ju takon. Nëse iu krijohet ideja se duhet të vetëmbrohen, do t’ju pickojnë.”
Burimi: Cosmopolitan