Zbardhet telegrami i plotë i Ministrit të Brendëshëm të asaj kohe, Gramoz Ruçi i cili i kërkon strukturave të mbajnë qëndrim të fortë ndaj protestuesve në demostratën e 1991-it në Shkodër.
Në një përplasje me komentuesit në rrjetin social “facebook”, kreu për departamentin e mjedisit në Partinë Demokratike Jamarber Malltezi ka publikuar faksimilen e plotë:
NGA MUINISTRIA – DËGËVE TË PUNËVE TË BRENDËSHMË
Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Tiranës, Shkodrës dhe Kavajës janë grumbulluar turma njerëzish në mënyrë të paligjshmë duke hedhur parrulla politike dhe fyer personalitetet e Kombit. Forcat e policisë kanë hyrë më agjitacion ose nuk kanë ndërhyrë fare. Qëndrime të tilla pas ditës së 31 marsit janë shumë të gabuara. Policia të ndërhyjë me ashpërsinë e ligjes dhe kurdoherë ushtrimin e forcës ta shoqërojë me ndalimin e fajtorëve që kap. Për të vepruar me forcën e shkopit nuk ka askush arsye të pyes përgjegjësin.
Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të goditin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat toona që përleshen me turmat mos shkojnë të armatosura.
Gramoz Ruçaj.