S’ka azil për shqiptarët në BE! Mesazhi vjen i prerë nga Franca, Gjermania dhe Holanda

Shtohet frika për rikthimin e vizave për shqiptarët. Hollanda, Gjermani dhe Franca , tre vende të hapsirës Shengen, u kanë bërë thirrje shqiptarëve se kërkimi i azilit në këto vende nuk është zgjidhje, pasi asnjë kërkesë nuk pranohet.

Franca ka deklaruar se qendrat që t’i strehojë refugjatë janë tashmë të mbingarkuara.Në muajin e ardhshëm, ministri i Punëve të Brendëshme të Francës Gérard Collomb do të vizitojë Shqipërinë për të biseduar me qeverinë lidhur me mundësitë për të frenuar largimin e shqiptarëve drejt Francës.

Ambasadorja gjermane Suzanne Schutz, një ditë më parë, në një intervistë, theksoi se 100 për qind e kërkesave për azil të shqiptarëve në Gjermani refuzohen pasi Shqipëria klasifikohet si vend i sigurtë origjine – në Shqipëri jeta e qytetarëve nuk rrezikohet nga lufta apo gjendje të tjera emergjence.

Gjermania, njësoj si Franca, e konsideron Shqipërinë vend të sigurtë origjine, ndaj kërkesat e shqiptarëve për azil nuk pranohen.

Holanda, është një tjetër vend evropian i cili ka ngritur shqetësimin e rritjes së numrit të azil kërkuesve shqipatrë. Holanda është deri më tani shteti që ka marrë masa më konkrete për të ndalur azilkërkuesit shqiptarë. Pak ditë më parë, nisur nga rritja e numrit të azilkërkuesve dhe kriminalitetit nga shtetasit shqiptarë në Hollandë, policia dhe prokuroria holandeze i dërguan një memorandum Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë ku argumentuan se rivendosja e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë mund ta parandalojë këtë fenomen.

 

Author: admin