Pas gati 3 muajësh, ky 1 Qershor shënon një hapje të Shqipërisë, pas masave drastike të ndërmara nga qeveria, si pasojë e COVID-19. Në fund të muajit Maj, ministria e Shëndetsisë dhe Mirëqënies Sociale, Manastirliu, bëri me dije masat e reja lehtësuese. Nga sot hapen në vendin tonë kufijtë tokësorë, plazhet vetëm për strukturat akomoduese, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kamponati i futbollit si dhe kurset profesionale apo dhe argëtuese.
Të mbyllura do të vazhdojnë që të jenë: aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat, dëgjesat publike dhe tubimet. Nga ana tjetët ende nuk ka informacion se kur do të rifillojë transporti urban dhe ai ndërqytetas.