Qeveria spanjolle ka shpallur 10 ditë zie kombëtare për 27 mijë viktimat nga COVID-19. Zëdhënësi i qeverisë Spanjolle, María Jesús Montero, njofton se Këshilli i Ministrave i Spanjës ka aprovuar një “deklaratë zyrtare mbarëkombëtare të zisë” për mijëra njerëz që kanë humbur jetën në COVID-19. Ky është bilanci më tragjik i vdekjeve në Spanjë në demokracinë e saj 40- vjeçare. Në fakt partitë opozitare kanë kritikuar ashpër qeverinë se pse nuk nderonte vikimat nga koronavirusi.