“Vënia në shërbim e Spitalit Covid në Fiera del Levante, në Bari Itali, nuk mund të injorojë pjesëmarrjen aktive të organizatave sindikale në proceset e vendimmarrjes që duhet të kryhen. Ne presim hapjen e menjëhershme të një tryeze diskutimi “. Kështu ka deklaruar është sekretari i përgjithshëm rajonal shëndetsor, Massimo Mincuzzi i cili, i është drejtuar këshilltarit për shëndetin Pier Luigi Lopalco dhe për informacion institucioneve të tjera të rëndësishme shëndetsore. Ai ka kërkuar të përcaktojnë planin e personelit sa më shpejt të jetë e mundur për spitalin covid. Numri i përgjithshëm i stafit, që do të caktohet është ende i paqartë, ndërkohë që pritet përcaktimi i shërbimeve në përputhje me nevojat specifike të diktuara nga rreziku i infektimit. “Ata që e njohin kujdes shëndetësor dinë që mirë në grup – shpjegoi Mincuzzi në Telebari – Të gjitha departamentet e kujdesit shëndetësor caktojnë ndarrjen e detyrave para fundit të çdo muaji. Për ta bërë këtë duhet të dimë se kush është stafi i caktuar në strukturë. Deri më tani nuk kemi informacion se cili staf do të punojë dhe kujt do t’i referohet kjo strukturë. Në përgjithësi, ne i referohemi “Policlinico di Bari”. Prandaj është e nevojshme të kuptohet nëse spitali është një njësi operacionale e ndërmarrjes “Policlinico”.
“Ne prisnim të thirreshim, kohë më parë, duke pasur parasysh situatën, nuk mund të përjashtohet mundësia që hapja spitalit, e shpallur me tone triumfale për fillimin e shkurtit, të shtyhet për një datë të mëvonshme”, shtoi ai.//Telabari