Kompania Ladbrokes ka kryer hulumtim për të gjetur se cili është populli më dembel në botë. Sipas statistikave të kryera rezulton se populli më dembel janë bullgarët. Rreth 78% e tyre nuk punojnë asnjëherë, nga ana tjetër, më aktivët janë suedezët. Pas Bullgarisë në listë renditen Malta me 75%, Portugalia 64%, Rumania 60%, Italia 60%, Greqia 59%, Qipro 54%, Polonia 52%, Lituania 46%, Spanja 44%, Hungaria 44%, Franca 42%, Sllovakia 41%, Letonia 39%, Estonia 36%, Britania e Madhe 35%, Çekia 35%, Shqipëria dhe Irlanda 34%, Belgjika 31%, Kroacia 29%, Holanda 29%, Gjermania 29%, Luksemburgu 29%, Austria 27%, Sllovenia 22%, Finlanda 15%, Danimarka 14% dhe Suedia 9%. Bullgarët janë njëri nga popujt më të trashë dhe më përtacë në Evropë, ndoshta nuk çudit fakti se ata janë pak të turpshëm sa i përket aktiviteteve fizike”, ka thënë Jessica Bridge përfaqësuese e kompanisë Ladbrokes.