Një hyrje e shkurtër për vitin 2020 nga Susan Miller:
– një vështrim i përgjithshëm
– datat më të rëndësishme
– shenjat më me fat.
Një vit i ri është duke filluar dhe do të keni një kapitull të ri bosh ku mund të shkruani një tjetër histori të jetës suaj. Ne duam një vit më të mirë dhe më të ndritshëm. A do të jetë 2020-a kështu? Në një farë mënyre, përgjigjja është po.
Viti i kaluar u nda ekzaktësisht në dy pjesë: pjesa e parë ishte më produktive, ndërsa gjatë muajve në vijim progresi filloi të ngadalësohej. Por gjërat duken se do të ndryshojnë.
Mërkuri, Afërdita dhe Marsi janë tre planetet që ndihen më së shumti kur janë në prapavijë, sepse orbitojnë më afër Tokës. Për fat të mirë, të tre nuk do të shkojnë në prapavijë gjatë 2020-s.Kjo siguron një vit energjik dhe me shumë mundësi të reja.
Nga të tre, Marsi ka një rol të rëndësishëm për t’ju ndihmuar për të nisur projekte të tjera. Ai shton energji duke krijuar një tjetër atmosferë për diskutime, planifikime, projekte. Ritmi do të jetë i shpejtë.
Vitin e kaluar, Saturni, planeti që stabilizon çdo gjë që prek, punoi ngushtë me Uranin e paparashikueshëm, duke shtuar mbështetjen dhe guximin.
Këtë vit, Saturni do të punojë me Neptunin për të ndihmuar njerëzit që merren me arte të lulëzojnë gjithnjë e më tepër.
Në këto kushte, 3 do të jenë datat më të rëndësishme:
– 31 janar
– 18 qershor
– 8 nëntor.
Artistët mund t’i japin vlerë veprave të tyre dhe të bëjnë që t’u vlerësohet puna.
Një nga karakteristikat e tjera më të rëndësishme të vitit 2020, do të jetë hyrja e Uranit në Dem për herë të parë që nga viti 1934 deri më 1942. Demi është një shenjë e lidhur ngushtë me paratë dhe pasurinë. Urani do të mbetet në këtë shenjë për 7 vite, duke filluar na 6 marsi 2020 – 25 prill 2026.
Kështu, ndryshimet që do të ndikojnë në jetën tuaj as nuk kanë filluar ende.
Jupiteri i fatit të mirë do të jetë në Shigjetar, kështu 3 shenjat më me fat janë:
– Shigjetari;
– Dashi;
– Luani;
– Binjakët;
– Peshorja.
Peshqit dhe Virgjëreshat do t’i duan shumë ndryshimet që pritet të ndodhin.