Të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje uji, e dinë se sa të ndjeshëm janë. Më mirë akoma, le të themi se jeni disa qaramanë gjigandë, pavarësisht se guackën e keni shumë të fortë.
Gjithsesi, nuk jeni shenja e vetme që ndjeni kaq shumë. Të gjithë jemi kështu. Por Gaforret me ndryshimin e tyre të humorit ndjejnë kaq shumë sa kanë tendencën të ndryshojnë menjëherë destinacion sapo e ndjejnë veten në ‘krizë’.
Përshembull, një Gaforre nuk do të ndalojë kurrë së treguari sa të lënë pas dore ndihen, edhe pse ndarja ka ndodhur kohë më parë.
Ata që kanë dalë me dikë që i përket kësaj shenje, mund t’ua thonë fare mirë sa shpejt ndryshon humori i tyre. Por kur dikush afër tyre po kalon një ditë të keqe, reagimi i tyre është maksimal.
Sekreti për të shkuar mirë me një Gaforre është t’i thoni se besoni 100% tek ata dhe se janë të mrekullueshëm, të talentuar dhe të destinuar për sukses. Ata do të bëhen kaq të ndjeshëm, por do t’ua shpërblejn kaq bukur!
Përsa i përket intimitetit dhe punës, një Gaforre lufton me kritikën. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore dhe bëjmë gabime. Kritikat e partnerit kur e ke dreqosur punën, janë shumë normale kur je në një lidhje. Po aq normale është që shefat tanë të na vënë në dukje, nëse s’po e bëjmë punën siç duhet. Të gjitha këto, Gaforret i marin shumë personale dhe i keqkuptojnë duke menduar se njerëzit kanë inate apo urrejtje kundër tyre. Njerëzit e kësaj shenje japin shumë nga vetja, por nuk pranojnë të marrin dhe pastaj habiten që të tjerët ndahen me ta, apo shkëputen nga ana profesionale.
Ata i përjetojnë emocionet njësoj si të ndodhnin përmbytje të mëdha. Nga njëra anë, Gaforret janë të afta të zbehin dhimbjen e të tjerëve dhe t’i mbushin ata me optimizëm, edhe nëse vetë janë të rënë moralisht.
Princeshë Diana është rasti më interesant për të diskutuar shenjën e Gaforres. Siç e dimë të gjithë, princi Charles kishte një lidhje sekrete shumë të gjatë e Camilla-n. Kur u përball me Diana-n ai ia tregoi në mënyrë direkte duke i thënë se nuk ishte mbretërori i vetëm që kishte pasur një histori të tillë. Tani, nëse Diana do të ishte Binjakët do të mendonte se gjithsesi ai nuk ja vlente dhe do të vazhdonte jetën e saj me burra të tjerë shumë herë më të pashëm. Do të kujdesej për pamjen e saj, do të vishte Versace dhe do të jetonte në pallatin e princeshave. Diçka e tillë nuk ndodhi kurrë!
Kjo, sepse Diana i përkiste shenjës së Gaforres dhe s’mund kurrsesi ta kalonte aq lehtë tradhtinë e të shoqit, prandaj vendosi t’i thotë të gjithëve për mënyrën se si e trajtonin në atë familje.
Gjithsesi, kjo pati dhe anën e saj pozitive. Gjatë kësaj kohe, princesha përdori statusin e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kalonte shumë kohë me fëmijët e saj, me të sëmurët dhe në kuzhinë e familjes. Ajo theu tabunë duke folur për problemet me buliminë, depresionin dhe gjithë pasojat e lidhjes me Charles-in. Ashtu si shumica e Gaforreve të tjera, edhe Diana i bëri njerëzit të rikujtojnë se janë qënie të ndjeshme dhe mund të qajnë!
Këshilla e vetme që i jepet kësaj shenje është që të mos këmbëngulë kur sheh se uji është i ndotur, të pranojë se jeta nuk është gjithnjë siç ata do të donin, të shijojë lulet që dalin gjatë rrugës dhe më pas të mësojë t’i lërë të shkojnë.