Të apasionuarit pas makinave të vjetra, nis në Bari edicioni i gjashtë i ‘Volkswagen Bulli & Maggiolini’

Një “Maggiolino  Volkswagen” ngjyrë  portokalli. Një “Multivan ‘Volkswagen ”, i cili ka bërë epokën e makinave. Ato tashmë janë në ekspozitë duke pritur edicionin e gjashtë të Volkswagen “Bulli dhe Maggiolini”. Një iniciativë kushtuar disa prej modeleve më të vjetra të makinave në botë,  që kanë bërë histori në fushën e automobilave. Situata shëndetësore, për shkak të COVID-19,  ka detyruar organizatorët që të rishikojnë programin e këtij eventi, i cili do të mbahet përsëri këtë vit  në përputhje me të gjitha masat e sigurisë në hapësirën përballë qendrës së personifikuar për Volkswagen Zentrum në Bari.

 

“Këto makina, janë makina që quhen yjet e kinemasë.  Disa prej tyre na çojnë drejt plazheve kaliforiane. Pikërisht që atje erdhi dhe ideja, gjashtë vite më parë për ti sjellë në një ekspozitë këto makina, që kanë bërë historinë e makinave në botë. Nga ana tjetër maksimumi për dy vite do të sjellim një tjetër risi, autobuzin elektrik, që do të jetë nisja drejt një tjetër epoke. Presim të apasionuarit pas Volkswagen, vizitorët  që ndërsa shëtisin në qytetin tonë, të vijnë dhe të shohin stendën tonë.

Ne e kemi shndëruar tashmë në një traditë këtë event dhe do të ishte mëkat që këtë vit mos ta organizonim, ndaj do të jemi këtu në ditët në vijm, konform të gjitha masave anticovid, thotë Fabrizio Resta, përgjegjës marketingu pranë Volkswagen Zentrum, në Bari.

Eventi staroton për të Dielën 28 ​​Qershor, në Bari në selinë e Qendrës Volkswagen Used, në rrugën “La Rotella”, ku do të jeni në shoqërinë e minibusëve më ekstravagantë dhe Maggiolino  Volkswagen, të cilësisë së mirë. Hyrja është falas.

 

Author: admin