Romantikë, argëtues ose bindës, disa burra janë në gjendje “të vjedhin” zemrën e çdo gruaje. Ja cilat janë shenjat e Horoskopit që joshin më shumë:GAFORRJA – E udhëhequr nga Hëna, kjo shenjë ka si element ujin. Ky i fundit i bën të lindurit në shenjën e Gaforres meshkuj sentimentalë dhe romantikë. Burri i Gaforres është i aftë t’i përkushtohet tërësisht të dashurës, duke krijuar një lidhje shumë të ngushtë. Empatia, mirësjellja dhe aftësia për të dëgjuar e bëjnë një të dashur të shkëlqyer, i gatshëm të japë këshilla dhe të dëgjojë. Megjithatë tendenca e tij për të krijuar një fluskë mbrojtëse dhe shkëputur tërësisht nga bota, ndonjëherë shkakton ndjesinë e mbytjes. Veç kësaj, burrat e Gaforres janë posesivë. Kështu që është thelbësore të vendosësh limite kur je në një marrëdhënie me ta.
Luani
E udhëhequr nga Dielli, kjo shenjë ka zjarrin si element. Burri luan ka një pasion dhe zemërgjerësi që i pëlqejnë gjinisë femërore. Me vetëbesim dhe lehtësi të papërballueshme, burri Luan shkëlqen vazhdimisht.
Të lindurit e kësaj shenje nuk ngurrojnë t’i marrin gjërat në dorë. Në një diskutim ose në një çift, Luani mbizotëron gjithmonë. Një dominim që nuk është i palegjitimuar, sepse Luani është jashtëzakonisht i kërkuar për veten dhe të tjerët. Ai ka një ego që e shtyn të jetë gjithmonë më i miri. Dhe Luani nuk heq dorë nga përpjekjet për t’u bërë i tillë. Dhe kur arrin një gjendje të kënaqshme, nuk heziton t’ua bëjë të ditur të gjithëve. Një sjellje absolutisht e admirueshme që josh më shumë se një grua.
Binjakët
E udhëhequr nga Mërkuri, kjo shenjë ka Ajrin si element. Të lindurve të kësaj shenje u pëlqen të flasin. Inteligjenca dhe kurioziteti i japin Binjakëve një shpirt të gjallëruar. Kjo i lejon të jenë gjithnjë interesante gjatë një bisede. Burri Binjak josh duke folur dhe duke i bërë njerëzit të qeshin. Një proces në të cilin ai ndjen kënaqësi të madhe, e cila shton dimension tjetër në sharmin e tij. Sidoqoftë, duhet të dini që liria ka vlerë të madhe në sytë e tij. Kështu që burri i Binjakëve e ka të vështirë të angazhohet në një lidhje. Aq më tepër, tendenca e tij për të qenë sipërfaqësor e inkurajon të ikë sa më shpejt kur fillon të ketë ndjenja të thella ndaj dikujt.
Akrepi
Kjo shenjë ka ujin si element. Burri i shenjës së Akrepit është padyshim një nga shenjat më tërheqëse të zodiakut. Ka një intensitet të vështirë për t’u përshkruar. E rrethon një aurë misterioze, që intrigon gjininë femërore. Pasioni i tij, të cilin ai nuk heziton ta shprehë, e bën të parezistueshëm. Burri Akrep gjithashtu ka një instinkt që nuk e gënjen kurrë. Nëse një grua i pëlqen, do ta vërejë atë dhe nuk do të hezitojë të afrohet.
Duhet të dini gjithashtu që edhe nëse përpiqet ta fshehë, është shumë romantik në jetën private. Të gjitha këto tipare e bëjnë burrin e shenjës së Akrepit, një njeri shumë të angazhuar në marrëdhëniet e tij. Kjo është shenja me të cilën do të keni lidhjen më intensive. / meb.al