Njerëzit e pasionuar pas astrologjisë besojnë se yjet kanë gjithmonë nga një gjë pozitive për çdokënd. POR duket se ekspertët e kësaj fushe nuk janë të këtij mendimi! Yjet e kanë nga një të mirë, por për 11 shenjat e zodiakut duke veçuar të lindur nga 21 qershori deri më 22 korrik të çdo viti ! “Të mallkuarit” e astrologjisë janë pikërisht gaforret. Sipas yjësisë kjo është shenja më e keqe !E pse ka marrë emrin “cancer” ?
Cancer vjen nga gjuha latine e do të thotë gaforre. Kushdoqoftë ai që emërtoi yjësitë dhe i studio ato, pa që të lindurit nën këtë shenjë kishin disa nga karakteristikat më të këqija Gaforrja priret të jetë një tip i mërzitshëm, pesimist, i pasigurt, emocional, por tepër dashamirës. Më e vogla ndodhi e pakëndshme mund ta fusë gaforren në depresion.
Të jesh në një lidhje me një gaforre është sikur të jesh një “i/e burgosur”. E themi këtë sepse kjo shenjë nuk të lë të marrësh frymë dhe gati gati e mbyt marrëdhënien me gjithë nevojën që ka për vëmendje e kujdes! Shpesh janë të pasigurtë dhe mund të pësojnë luhatje emocionale dhe sipas psikologëve kjo gjendje është ngjitëse.
Ndjesitë negative të partnerit mund t’ju përshkojnë dhe juve dhe ndonëse mund të jeni një njeri racional me këmbë në tokë, sërish mund të bini pre e emocioneve. Jo rrallë herë gaforret mblidhen në atë guaskën e tyre me pretendimin se nuk duan të lëndohen dhe mbyllen në botën e tyre të padepërtueshme.
Ndërtojnë barrierë dhe e kanë të vështirë të futen në marrëdhënie të reja. Megjithatë nuk duhet të harroni që akulli nuk shkrihet duke i kritikuar, pasi këto të fundit vetëm do të përkeqësonin situatën. Pavarsisht të gjithave, zemra e një gaforreje është shumë e brishtë dhe është shenja e vetme e zodiakut që nuk meriton të lëndohet.