Sipas horoskopit kinez, të lindurit në shenjën e Tigrit dinë si t’i tërheqin të tjerët dhe t’i bëjnë të dashurohen me ta. Është e vështirë në fakt t’i rezistosh joshjes dhe karizmës së tyre. Këto karakteristika i bëjnë vërtet interesantë. Por mes defekteve që kanë, spikasin disa: janë shumë indiferentë, krenarë dhe të ftohtë.
Në punë janë shumë të aftë për të arritur objektivat e tyre sepse janë shumë ambiciozë. Mos provoni t’i ndryshoni mendjen një Tigri sepse do të jetë thjesht një humbje kohe. Besojnë vetëm në atë që mendojnë ata dhe nuk lëvizion. Kjo ambicie e tyre zbulohet edhe në sferën sentimentale e jo gjithmonë është pozitive.
Gratë në veçanti mund të jenë shumë agresive. Sipas horoskopit kinez, kush lind nën shenjën e Tigrit, janë shumë të frikësuar nga të tjerët. Për shkak të vendosmërisë së tyre tepruar, ndonjëherë, nuk janë aq empatikë, por nëse i kuptoni plotësisht, do të mund të zbuloni një anë vërtet të ëmbël të karakterit të tyre.
Pra, kush ka lindur në datat që do të rendisim më poshtë, i përket shenjës së Tigrit:
nga 8 shkurt 1902 deri më 28 janar 1903
nga 26 janari 1914 deri më 13 shkurt 1915
nga 13 shkurt 1926 deri më 1 shkurt 1927
nga 31 janari 1938 deri më 18 shkurt 1939
nga 17 shkurt 1950 deri më 5 shkurt 1951
nga 5 shkurt 1962 deri më 24 janar 1963
nga 23 janari 1974 deri më 10 shkurt 1975
nga 9 shkurt 1986 deri më 28 janar 1987
nga 28 janari 1998 deri më 15 shkurt 1999
nga 14 shkurt 2010 deri më 2 shkurt 2011