Test logjiko-psikologjik: Mundohuni të merrni me mend se me cilën vajzë është i dashuruar djali në foto

Ky test i thjeshtë dhe interesant do t’ju mësojë se si të lexoni gjuhën e trupit

Hidhni një sy fotos dhe zbuloni se për cilën nga tri vajzat ka simpati djali që është në shoqërinë e tyre.

Shikoni me kujdes foton. Këtu keni një ndihmë të vogël – përgjigjja është në detaje, transmeton Telegrafi.

Siç shprehet Allan Pease në librin e tij “Body Language”, ka shumë shenja që zbulojnë tërheqjen e fshehur të një burri ndaj një gruaje. Dhe ndërsa disa nga këto gjeste, të tilla si bebëzat e zgjeruara ose krahët në bel, dallohen lehtësisht kur komunikoni ballë për ballë, njohja e interesit për një vajzë në shoqërinë e më shumë se njërës është pak më e vështirë.

Përgjigja është më e thjeshtë nga sa mund ta imagjinoni.

Zgjidhja e enigmës qëndron te gjuha e trupit dhe gishtat e këmbëve të djalit, të cilët janë të kthyer vetëm drejt njërës prej vajzave. Sipas Pease, pozicioni i kësaj pjese të trupit, këmbëve apo këpucëve të një burri zakonisht tregon gruan që është më e interesuar për të në atë moment.

Rezulton se kur një mashkull pëlqen një femër, ai kthen trupin në drejtim të saj ose e hedh këmbën përpara në drejtim të gruas. Në këtë rast është vajza ajo që është shënuar në foton numër tre.

Pavarësisht se sa e vështirë mund t’ju duket në një moment, zgjidhja është në të vërtetë mjaft e lehtë.

Shpresojmë të jeni argëtuar dhe të keni mësuar me këtë test të lexoni gjuhën e trupit dhe në të ardhmen të dalloni gjithmonë se cilin kalorës ta tërhiqni kur jeni në shoqërinë e djemve dhe më shumë vajzave. /Telegrafi/

 

Author: admin