Në fillim mund t’ju duket sikur shihni vetëm një kafshë, por në të vërtetë janë tre elemente. Cili jua tërhoqi vëmendjen në fillim? Përgjigja mund të zbulojë shumë për ju dhe personalitetin tuaj:
Nëse vutë re në fillim siluhetën e një qeni
Jeni një person i thjeshtë dhe i qetë. I evitoni dramat, doni të jetoni të relaksuar dhe dini të përshtateni me çdo situatë. Disa ju shohin si një person fleksibël, të urtë e të mençur dhe disa të tjerë ju shohin si të dobët. Në fakt, jeni në gjendje t’i zgjidhni problemet tuaja. Familja dhe miqtë shpesh ju drejtohen ju për këshilla dhe opinione pasi i vlerësojnë ato.
Nëse vutë re siluhetën e një lepuri
Jeni një person impulsiv dhe ekstrovers. Shqetësoheni shumë për atë që mendojnë të tjerët dhe ndonjëherë mendoheni shumë se çfarë të tjerët mendojnë për ju. Jeni të rezevuar, kështu që të tjerët nuk mund ta zbulojnë çfar mendoni në situata të caktuara. Jeni të zotët t’i fshihni emocionet tuaja, ndaj edhe pse keni shumë ‘miq’ rreth vetes, vetëm pak ju konsiderojnë një mik të vërtetë dhe të ndershëm.
Mund të dukeni të sjellshëm nga jashtë, por ndiheni shumë të fortë nga brenda dhe dini si të merrni atë që dëshironi. Nuk do të humbisni asnjë mundësi për të arritur objektivat e paracaktuara.
Nëse vutë re siluhetën e një maceje
Nëse vutë re siluhetën e një maceje do të thotë që jeni një person i qetë, i tërhequr dhe nuk doni ta keni vëmendjen të gjithën mbi veten. Jeni shumë të zotët të pranoni kritikat konstruktive dhe të punoni fort për të qenë një person më i mirë, që mund të frymëzojë ata që e rrethojnë.
Edhe pse jeni një person i pavarur, i përqëndruar dhe i përgjegjshëm, në të njëjtën kohë jeni shumë të disiplinuar rreth asaj që bëni. Kur dikush ju takon për herë të parë, në fillim mendon që ju jeni një person normal, mesatar par ndonjë talent ose cilësi të veçantë. Megjithatë mendimi ndryshon sapo ju njohin më mirë dhe kuptojnë që jeni një person special dhe shumë i aftë.