Deputetja e partisë franceze në pushtet, e cila shpenzonte mbi 2 mijë euro në muaj për rroba dhe të brendshme prej mëndafshi nga xhepi i taksapaguesve francezë ka dhënë dorëheqje.
Bëhet fjalë për Coralie Dubost, deputeten dhe nënkryetaren e partisë në pushtet “LREM” të presidentit Emanuel Macron.
Pas kontrollit të shpenzimeve të saj, rezultoi se Coralie Dubost shpenzonte më shumë se 2 mijë euro në muaj për të brendshme dhe rroba, para këto nga taksapaguesit francezë.
39-vjeçarja Coralie Dubost, e cila ishte zgjedhja personale e presidentit francez, u zgjodh deputete në Montpellier në vitin 2017.
Një vit më parë, emri i saj pushtoi shtypin francez pasi u bë e ditur se lidhja e saj romantike me ministrin e Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran përfundoi.
Sipas një analize të shpenzimeve të saj të publikuar nga faqja kërkimore Mediapart, Corali bënte blerjet e të brendshmeve deri në 2000 euro, veshje dhe udhëtime me shpenzimet që shkonin deri në 5374 euro në muaj, të cilat i ka marrë si deputete dhe të cilat kanë të bëjnë me detyrat zyrtare të delegatëve në Asamblenë Kombëtare Franceze.
Paga vjetore e eurodeputetëve francezë është rreth 86,000 euro , rreth 7,200 euro në muaj .
I njëjti raport zbuloi se, në vitin 2019, ish-deputetja e partisë në pushtet (LREM) filloi të merrte kredi për të financuar stilin e saj luksoz të jetesës.