Universiteti “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, me anë të një postimi të bërë publik pak momente më parë, është shprehur entuziast për realizimin e projektit Balkan’s Gate, për të pestin vit radhazi bëri bashkë të rinj të fushës së kinematografisë dhe medias nga mbarë Europa.
“UAMD është krenar që mbështeti këtë projekt duke vënë në dispozicon pajisje multimediale”, shkruan Universiteti “Aleksandër Moisiu”, në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Postimi i plotë:
Balkan’s Gate (@balkansgate) për të pestin vit radhazi bëri bashkë të rinj të fushës së kinematografisë dhe medias nga mbarë Europa.
Në qendër të këtij projekti qëndron dëshira për ndryshim, për të dhënë kontribut në ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike.
Padyshim kinemaja, me të gjitha format e shprehjes së saj, ështe në mënyrë e denjë dhe frymëzuese për krijimin urave të bashkëpunimit mes të rinjve në Rajon dhe Europë.
UAMD është krenar që mbështeti këtë projekt duke vënë në dispozicon pajisje multimediale.