Policia Vendore e Durrësit, bëri me dije se po vijon kontrollet e vazhdueshme me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe ndërshkimin e drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Kështu, gjatë këtyre aksioneve mësohet se është arrestuar një 48 vjeçar, drejtues mjeti, i cili udhëtonte me mjetin e tij në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B.H., 48 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.