Ujësjellës Kanalizime Durrës ka proçeduar për ndjekje penale një tjetër debitor në lagjen 13. Abonenti me iniciale S.H është kapur duke lidhur në mënyrë të paligjshme ujin e pijshëm, në një kohë kur inspektorët e UKD-së e kishin shkëputur atë për shkak të debisë. Bëhet fjalë për një shumë prej 73 500 lekë e papaguar nga abonenti në fjalë. Për rastin në fjalë inspektorati i UKD ka mbajtur procesverbalin përkatës, ndërkohë që ka bërë edhe kallëzimin përkatës në prokurori i marrë në dorëzim nga oficeri i policisë gjyqësore. UKD i bën thirrje qytetarëve që të paguajnë rregullisht faturat dhe të mos ndërhyjnë në rrjetin e furnizimit me ujë, pasi do të ketë penalitete si ndërprerja e furnizimit dhe kallëzim në prokurori.