Ukraina po “dorëzohet”/ Rusët marrin kontrollin e një tjetër qyteti

Rusët kanë marrë kontrollin e një qyteti në Ukrainë. Guvernatori i rajonit Sumy ka thënë se Trostyanets është pushtuar, shkruan Sky News.

Dmytro Zhyvytskyy tha se forcat ruse janë në kontroll të stacionit të ambulancës dhe nuk po lejojnë mjekët të ndihmojnë civilët, me përjashtim të fëmijëve.

Mjekët u paralajmëruan se do të pushkatoheshin nëse largoheshin vetë, tha guvernatori.

Ai shtoi se të gjitha dyqanet janë plaçkitur, qyteti po kontrollohet vazhdimisht. Askush nuk është në gjendje të blejë ushqim dhe forcat ukrainase nuk janë në gjendje të marrin ndihmë në qytet, tha ai.

Author: publialb