Vera është periudha ideale për të udhëtuar dhe për të shijuar diellin, por një ndër gjërat e para që shumica prej nesh bëjnë përpara se të nisen me pushime është ndryshimi i garderobës. Por pse të mos zgjidhni një destinacion që është kombinimi i këtyre të dyjave? Më poshtë do të gjeni renditjen e disa prej qyteteve më të vizituara të Europës, të cilat kanë edhe disa prej dyqaneve ku ju mund të bëni shopping me çmimet më të lira të mundshme.
Lisbonë, Portugali
Një nga destinacionet më të frekuentuara dhe më të pëlqyera të momentit dhe një prej vendeve ku një numër i madh amerikanësh janë shumë të interesuar për të bërë blerje të shumta duke qenë se ato janë autentike dhe shumë të veçanta është Portugalia. Lisbona është një pikënisje shumë e mirë dhe më pas mund të vazhdoni është me qytete të tjera.
Mançester, Bristol dhe Edinburg, Angli…
Kjo është një prej periudhave ideale për të shkuar dhe për të bërë shopping në një prej qyteteve angeleze, sidomos për amarikanët të cilët mund të përfirojnë shumë nga dobësimi i paundit kundrej dollarit amerikan. Londra nuk këshillohet, por në vend të saj mund të shkoni të vizitoni dhe të bëni shoping në qytete të tilla si Mançester dhe në Edinburg.
Stokholm, Suedi…
Edhe pse nuk mbahet si një prej vendeve ku ju mund të bëni shopping me çmime të favorshme, Stokholmin mund ta zgjidhni momentalisht për të ndryshuar garderoben tuaj me një stil të ri shik, sidomos tani nga lëvizjet e shumta të bursës.
Riga, Letoni
Kryeqyteti i Letonisë është një prej vendeve ideale për të gjithë ata që duan të kursejnë nga blerjet e tyre. Miera iela, është një prej destinacioneve më të frekuentuara ku mund të gjeni dyqane me veshje shumë të veçanta dhe të markave shumë të mira, ku mund të përmendim “Uzvalks un Kleita”. Ndërsa të gjithë ata që duan marka pak më të shtrenja, por që edhe këtu do të kurseni me siguri, është butiku “Skala” në qendër të qytetit, transmeton Monotir.
Varshava, Poloni
Nëse jeni duke kërkuar parfumin tuaj të preferuar apo veshje të krijuara nga disa prej dizenjuesve më të mirë të Polonisë, vendi ideal për të shkuar, për të shijuar bukuritë e tij dhe për të kursyer nga blerjet që do bëni është padyshim kryeqyteti i saj, Varshava. Edhe sipas të dhënave të fundit, ky ka rezultuar si një prej destinacioneve më të preferuara për shopping nga një numër shumë i lartë anglezësh, kjo kryesisht si pasojë e lëvizjeve të kursit të këmbimit. Këtu mund të vizitoni dyqane me veshje unike të tilla si “Safripsti” apo “Likus Concept Store”.
Dubrovnik, Kroaci
Një prej zgjedhjeve numër një në listën e shumë turistave për të kaluar pushimet e tyre, Dubrovniku është edhe vendi ideal për të bërë shopping me çmime të lira.
Parisi, Franca
Euroja është më i lirë sesa paundi, prandaj nëse jeni duke fluturar nga Kina, një ndalesë në Paris nuk mund të humbet kurrësesi. Këtu ju mund të zgjidhni disa nga markat më të mira ndërkombëtare si Dior, Channel, Fendi apo Louis Vuitton…
Talin, Estoni
Kryeqyteti i Estonisë është një prej vendeve ideale për të shkuar dhe për të kaluar pushimet tuaja gjatë kësaj vere. Ndërkohë që pushoni ju keni edhe mundësinë për të bërë shopping në disa prej dyqaneve më të famshme të Talinit, si në Kaubamaja. Edhe Shtëpia estoneze e dizajnit (Estonian Design House) nuk duhet lënë pa vizituar.