Vetëbesim maksimal; Shenjat zodiakale që s’ndryshojnë për asgjë dhe për askënd

Nga të gjitha cilësitë që mund të kemi, vetëdija dhe pranimi i vetvetes janë më domethënëset. Nëse mund të vlerësoni objektivisht pikat e dobëta dhe të forta, atëherë mund të pranoni dhe dashuoni pa kushte vetveten. Por jo të gjithë mund ta bëjnë. Kur njihni dhe respektoni veten tuaj, është shumë e lehtë për të bashkëvepruar me njerëz të tjerë, ndërkohë që nuk keni nevojë për miratimin e askujt. Më poshtë do të flasim për shenjat zodiakale të cilat e kanë të lindur këtë cilësi dhe nuk ndryshojnë për asgjë dhe për askënd.

Demi

Për Demin është shumë e rëndësishme të duash dhe të pranosh veten ashtu siç është. Demi e kupton që njohja e avantazheve dhe disavantazheve i zgjeron ndjeshëm mundësitë. Duke pasur një thelb të brendshëm kaq të fortë, Demi është këmbëngulës, i motivuar dhe i suksesshëm. E di që askush nuk është perfekt dhe çdo papërsosmëri e sheh si gjë joshëse dhe të veçantë tek vetja. Kjo shenjë nuk i tregon asnjëherë pikat e forta dhe përpiqet të punojë me të metat.

Binjakët

Edhe pse brenda Binjakëve, dy personalitete të ndryshme bashkëjetojnë në mënyrë të përkryer me njëri-tjetrin, kjo shenjë e di mirë se si t’i përballojë të dyja. Binjakët pranojnë me përulësi çdo të keqe dhe të gjitha të mirat tek vetja. Janë të vetëdijshëm se nëse i lejojnë dështimet dhe kufizimet t’i frikësojnë, do të humbasin mundësitë dhe rrjedhimish edhe suksesin. Binjakët janë të vetëdijshëm se kanë shumë avantazhe (intelektin, të qenët social, sensin e humorit dhe dashurinë për jetën) që i bëjnë unikë, të bukur dhe vetëndërgjegjësimi  i lejon t’i falin gabimet vetes.

Luani

Luani ndihet rehat dhe i qetë me veten e tij. Zakonisht rrethohet nga njerëz që mendojnë njëlloj dhe krijon një  sistem shumë pozitiv me njerëz që besojnë në të. Një nga mënyrat me të cilat Luani mëson të dojë vetveten është përmes veprimeve të këndshme. Kur u prezantohet të tjerëve, është i mbushur me krenari dhe i kupton vlerat e tij.

Akrepi

Akrepi është shenja më e siqnertë me veten. Ai e di shumë mirë se kush është, i njeh pikat e forta dhe të dobëta, si dhe talentin e aftësitë e tij. Të gjithë Akrepët dallohen për entuziazmin, përqëndrimin, vendosmërinë dhe ambiciet e mëdha. Ata mbështeten vetëm në karakterin dhe tiparet e forta të tyre për të marrë atë që duan. Dhe personat e kësaj shenje janë shumë të ndjeshëm e nuk u pëlqen hiç kur zëvendësohen nga ata që i konsideronin aleatët e tyre.

Bricjapi

Bricjapët mund të sillen çuditshëm, por në të vërtetë janë gjeni në vetëdijën e tyre dhe janë mirënjohës ndaj vetes, edhe nëse nuk dinë ndonjë gjë. Pse janë mirënjohës? Sepse është një mundësi për të mësuar gjëra të reja dhe për të përmirësuar vetveten. Kjo shenjë e kupton se vendosmëria dhe puna e palodhur i japin frytet e tyre dhe i pëlqen kjo gjë.  Dhe injorancën e vet në disa fusha nuk e konsideron si pengesë, por si një mundësi.

Ujori

Ujorët si rregull janë të hapur dhe i pranojnë njerëzit rreth tyre pa paragjykime, kështu që janë në gjendje të kuptojnë dhe pranojnë edhe veten e tyre. Ujorët nuk ndiejnë nevojën të përputhen me dikë ose të përshtaten me diçka. Ata krijojnë rrethin e tyre të komunikimit dhe e rrethojnë veten me njerëz të këndshëm. Ujori gjihashtu di si ta lërë të shkuarën pas për të qenë plotësisht present në të tashmen. Ujori e di se kush është dhe çfarë mund të bëjë për të krijuar ndryshime pozitive jo vetëm për veten, por edhe botën përreth.

Author: admin