Vetëhidhet nga taraca 50 vjeçari në gjendje të dehur, përfundon në spital

Një 50 vjeçar ka përfunduar në spital, pasi në gjendje të dehur është hedhur nga taraca e pallatit të tij. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë sipas policisë, materialet I kanë kaluar organit të akuzës.

 

Më datë 20.01.2021, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Author: admin