

Moti i keq ka vështirësuar lundrimin në det të hapur, duke bërë që trageti i linjës Brindisi -Vlorë të vonohet me disa orë.
Era e fortë ka sjellë dallgëzimin e detit i cili arrin deri në 6 ballë në det të hapur. Trageti është nisur nga Brindisi rreth mesnatës së kaluar dhe pritej që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure të mbërrinte në Portin e Vlorës. Për shkak të vonesave të shkaktuara nga moti, trageti pritet të ankorohet në Port rreth orës 12:00