Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Në seancën e sotme, vetë Izet Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë, por nëpërmjet një deklarate, ai kërkonte pafajësinë nga trupa gjykuese, kërkesë që iu rrëzua.TIRANË– Mbyllet dosja “Hajdari”! Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia është dënuar me 21 vite heqje lirie pasi u shpall fajtor si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Në seancën e sotme, vetë Izet Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë, por nëpërmjet një deklarate, ai kërkonte pafajësinë nga trupa gjykuese, kërkesë që iu rrëzua.E gjithashtu nuk do të përfitojë as “favoret” e gjykimit të shkurtuar për t’i mundësuar vetes uljen e 1/3 të dënimit, pasi gjatë gjithë procesit gjyqësor nuk ka bërë asnjë kërkesë të tillë. Ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa kohën e vuajtjes së dënimit do ta përllogarisin duke përfshirë edhe periudhën që është mbajtur në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Vendosi: 1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm. 2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse. 3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin. U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022,”-thuhet në njoftim.

Dosja e vrasjes së Hajdarit u kthye për t’u rigjykuar nga e para në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës. E gjitha pas ekstradimit të Haxhisë dhe kërkesës së tij në vitin 2018 për t’u përballur edhe njëherë me të gjithë dëshmitarët e ngjarjes, përfshirë edhe liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Izet Haxhia ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998 jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.

Dosja AL
Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia
Në seancën e sotme, vetë Izet Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë, por nëpërmjet një deklarate, ai kërkonte pafajësinë nga trupa gjykuese, kërkesë që iu rrëzua.
12:27 – 11/02/22 Koha: 3 minuta lexim
A A
“Jam po aq burrë sa të tjerët”, Mark Bryan që çuditi botën me fustane rrëfehet në ekranin shqiptar
Izet Haxhia

TIRANË– Mbyllet dosja “Hajdari”! Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia është dënuar me 21 vite heqje lirie pasi u shpall fajtor si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Në seancën e sotme, vetë Izet Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë, por nëpërmjet një deklarate, ai kërkonte pafajësinë nga trupa gjykuese, kërkesë që iu rrëzua.

JuSugjerojmë
DINAMIKA: “Vrasja e shekullit”, si u vra Azem Hajdari, sot iu vu kapaku dosjes!
VD-Aksident në Tiranë-Elbasan/ Furgoni bie në kantierën e ndërtimit, dy të plagosur rëndë
E gjithashtu nuk do të përfitojë as “favoret” e gjykimit të shkurtuar për t’i mundësuar vetes uljen e 1/3 të dënimit, pasi gjatë gjithë procesit gjyqësor nuk ka bërë asnjë kërkesë të tillë. Ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa kohën e vuajtjes së dënimit do ta përllogarisin duke përfshirë edhe periudhën që është mbajtur në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Vendosi: 1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm. 2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse. 3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin. U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022,”-thuhet në njoftim.

Dosja e vrasjes së Hajdarit u kthye për t’u rigjykuar nga e para në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës. E gjitha pas ekstradimit të Haxhisë dhe kërkesës së tij në vitin 2018 për t’u përballur edhe njëherë me të gjithë dëshmitarët e ngjarjes, përfshirë edhe liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Izet Haxhia ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998 jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Ndërsa në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke nisur kështu edhe betejën me drejtësinë shqiptare për Haxhinë, i cili kërkoi edhe dëshminë e Sali Berishës dhe të ish-truprojës së Azem Hajdarit, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga gjyqtarët e çështjes. Për vrasjen u dënua dhe vëllai i Izetit, Ismet Haxhia me 20 vite heqje lirie, por tani e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër Jaho Salihi (Mulosmani) është dënuar me burg përjetë.

Izet Haxhia ka qenë truproja i parë Sali Berishës kur ai u zgjodh President në vitin 1992. I ardhur nga Tropoja për të studiuar mjekësi në fillim të viteve ‘90, Haxhia, pjesëtar i një familje të madhe, simpatizoi bashkëpatriotin e tij pedagog dhe mjek i njohur, Sali Berisha duke pranuar ta mbronte 24 orë në ditë. Lë studimet në mes dhe i shërben si truprojë Sali Berishës pa u ndarë për mbi 8 vjet, që nga viti 1990 deri në vitin 1998.

Author: sirod