Policia e Durrësit tha se ngjarja e rëndë që i mori jetën dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në Krujë, dyshohet të ketë ndoshur për shkak të një konflikti të vjetër. Ditën e djeshme më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, u plagosë më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët u dërguan për në spital, por rrugës kanë ndërruar jetë. Policia disa orë pas ngjarjes, bëri me dije se identifikoi në kohë rekord autorin e dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës. Sipas policisë autori i dyshuar është shtetasi R.P, 32 vjeç, po nga Kruja. Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë janë bashkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës, ku mësohet se po vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre u nisën dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia tha se dy dron kanë filmuar dhe gjatë natës në erresirë, duke kontrolluar gjithë zonën. Policia deklaroi se gjeti makina e autorit të dyshuar të vrasjes. Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës, ndërkohë që forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea vazhdojnë të jenë në ndjekje të autorit .