{"id":30417,"date":"2017-09-07T08:26:39","date_gmt":"2017-09-07T08:26:39","guid":{"rendered":"https:\/\/adrianet.al\/?p=30417"},"modified":"2017-09-07T08:26:39","modified_gmt":"2017-09-07T08:26:39","slug":"si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/","title":{"rendered":"Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat."},"content":{"rendered":"<p>Mbi 750 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb duhet t\u00eb justifikojn\u00eb me dokumentacion ligjor, para organeve t\u00eb Vetingut dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasurive t\u00eb deklaruara nd\u00ebr vite.<br \/>\nProcesi i kontrollit t\u00eb trefisht\u00eb, referuar paralajm\u00ebrimit t\u00eb fundit t\u00eb ambasadores Romana Vlahutin, do t\u00eb startoj\u00eb brenda dy jav\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqiptarja.com, gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb muajit gusht, ka publikuar pasurit\u00eb e deklaruara pran\u00eb organit t\u00eb verifikimit, t\u00eb disa prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00eb vite t\u00eb ndryshme kalendarike, rreth 50 % e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, ndon\u00ebse vet\u00ebm me nj\u00eb ose dy paga t\u00eb deklaruara nd\u00ebr vite, rezultuan se kishin n\u00eb pron\u00ebsi pallate, hotele, karburante, komplekse sportive, dhjet\u00ebra apartamente brenda nj\u00eb viti, ferma, vreshta, lokale masive, makina t\u00eb shtrenjta, troje n\u00eb bregdet, troje n\u00eb Tiran\u00eb, kontrata p\u00ebr nd\u00ebrtim godinash, qindra mij\u00ebra euro llogari bankare, transaksione t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme etj., duke i dh\u00ebn\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb natyr\u00ebn e korporate.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, referuar disa verifikimeve dhe dosjeve t\u00eb ILDKP, disa gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb kan\u00eb deklaruar vet\u00ebm pjes\u00ebrisht pasurit\u00eb q\u00eb posedojn\u00eb. Gjithsesi, p\u00ebr \u00e7do pasuri t\u00eb deklaruar, secili prokuror apo gjyqtar, ka nj\u00eb shpjegim dhe justifikim konkret, p\u00ebr burimin e parave.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht dyshimeve t\u00eb forta, do t\u00eb jen\u00eb organet e Vetingut dhe ekspert\u00ebt e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, q\u00eb do t\u00eb konfirmojn\u00eb ose jo si t\u00eb v\u00ebrteta justifikimet e paraqitura nga njer\u00ebzit e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr pasurit\u00eb e deklaruara. Shqiptarja.com ka identifikuar justifikimet m\u00eb masive t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasurive t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p><strong>1. Kredit\u00eb bankare<\/strong><br \/>\nKredit\u00eb bankare, me afat deri n\u00eb 35 vjet, jan\u00eb forma m\u00eb masive e p\u00ebrdorur nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e pasurive t\u00eb paluajtshme, n\u00eb vite t\u00eb ndryshme kalendarike. Disa gjyqtar\u00eb, edhe pse nuk kishin deklaruar m\u00eb par\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, t\u00eb cilat mund t\u2019i linin si kolateral, befas, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, deklarojn\u00eb kredi me vlera mbi 300 mij\u00eb euro. An\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Mirela Fana dhe bashk\u00ebshorti i saj, Neshat Fana (ish-kreu i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs) kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi me vler\u00eb 335 mij\u00eb euro, t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb nisur q\u00eb ta shlyejn\u00eb q\u00eb nga viti 2012.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit Tiran\u00eb, Fatmira Hajdari, n\u00eb vitin 2007, ka marr\u00eb nj\u00eb kredi me vler\u00eb 19 000 000 lek\u00eb, p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb ambienti t\u00eb marr\u00eb me qira pran\u00eb Qytetit Studenti, me sip\u00ebrfaqe 280 m2. Zonja, n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb, thot\u00eb se kredin\u00eb po e shlyen djali i saj Kirjald Hajdari.<\/p>\n<p>Nuk dihet se n\u00eb \u00e7\u2019form\u00eb e ka marr\u00eb zonja nj\u00eb shum\u00eb kaq t\u00eb madhe. Fatmira Hajdari, s\u00eb bashkua me djalin e saj, Kirjald Hajdari, kan\u00eb lidhur edhe nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb 10-kat\u00ebshe, i nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 890 m2. An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Guxim Zenelaj, n\u00eb vitin 2014, ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 130 mij\u00eb euro. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, pra n\u00eb vitin 2016, Zenelaj, ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb 18 apartamente t\u00eb reja dhe tre nj\u00ebsi nd\u00ebrtimore n\u00eb Ishull Sh\u00ebngjin, Lezh\u00eb. Gjithashtu, edhe an\u00ebtari Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Artan Zeneli, ka marr\u00eb disa kredi bankare me vler\u00eb mbi 150 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Arjana Fullani, deklaron se bashk\u00ebshorti i saj, Ardian Fullani ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti. An\u00ebtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Majlinda Andrea, e d\u00ebnuar disa muaj m\u00eb par\u00eb p\u00ebr korrupsion, deklaron se ka marr\u00eb nj\u00eb kredi 130 mij\u00eb euro, me afat 20 vjet, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Adriatik Cama, Prokuroria e Tiran\u00ebs, rezulton me kat\u00ebr kredi, n\u00eb shumat 5 528 818 lek\u00eb, 750 000 lek\u00eb, 600 000 lek\u00eb dhe 840 000 lek\u00eb. Pothuajse 90 p\u00ebr qind e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, n\u00eb vite t\u00eb ndryshme kalendarike, kan\u00eb marr\u00eb kredi, kryesisht p\u00ebr blerje t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme. Prokurorja e Tiran\u00ebs Daniela Sulaj, deklaron tre kredi, 80 mij\u00eb euro kredi p\u00ebr sht\u00ebpi, s\u00ebrish kredi p\u00ebr sht\u00ebpi 11 mij\u00eb euro dhe kredi profesionale 1 000 000 lek\u00eb. Gjyqtarja Anila Capo deklaron nj\u00eb kredi personale n\u00eb Bank\u00ebn Credins 130 mij\u00eb euro, ku detyrimi i mbetur \u00ebsht\u00eb 125 962 lek\u00eb si dhe nj\u00eb hua 13 mij\u00eb euro, ku detyrimi i mbetur \u00ebsht\u00eb 6 500 euro.<\/p>\n<p><strong>2. Huaja pa interes<\/strong><br \/>\nDisa gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb, si burim p\u00ebr justifikimin e transaksioneve apo investimin n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, deklarojn\u00eb edhe hua n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme, pa interes. Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Majlinda Andrea, e d\u00ebnuar po nga Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr korrupsion, deklaron se bashk\u00ebshorti i saj, i akuzuar gjithashtu p\u00ebr korrupsion, i ka marr\u00eb dikujt 50 mij\u00eb euro hua, p\u00ebr kryerjen e investimeve n\u00eb biznes familjar.<\/p>\n<p>Zonja deklaron se kontrata \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb dat\u00eb 14.07.2016, nd\u00ebrsa afati i shlyerjes ishte n\u00eb 31.12.2016. Rast\u00ebsi apo jo, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin muaj, pra n\u00eb korrik t\u00eb 2016, bashk\u00ebshorti i zonj\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb u kap duke marr\u00eb nj\u00eb qese me 50 mij\u00eb euro n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor, n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs q\u00eb kishte paguar.<\/p>\n<p>Neritan Cena, gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, nj\u00ebher\u00ebsh edhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e disa pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Gjermani, n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin 2016, thot\u00eb se i ka marr\u00eb kunat\u00ebs hua 9 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa djalit t\u00eb xhaxhait i ka marr\u00eb 2 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po gjat\u00eb vitit 2016, gjyqtari deklaron se i ka marr\u00eb kunat\u00ebs 5 400 000 lek\u00eb hua, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Selit\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Adelajda Gjuzi, gjyqtare e Beratit, deklaron se ka marr\u00eb 1 680 000 lek\u00eb hua pa afat p\u00ebr blerje apartamenti. Gjyqtarja e Tiran\u00ebs Antoneta Prendi thot\u00eb se ka marr\u00eb nj\u00eb hua 28 mij\u00eb euro p\u00ebr pagimin e k\u00ebstit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Prokurori Petrit \u00c7ano rezulton se ka bler\u00eb nj\u00eb apartament banimi 102.6 m2, me vler\u00eb 7.5 milion\u00eb lek\u00eb. Ai thot\u00eb se parat\u00eb i ka marr\u00eb hua. Nuk mundojn\u00eb as raste kur gjyqtari apo prokurori, nuk merr hua, por jep, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i prokurorit Bledar Maksudi, i cili rezulton se i ka dh\u00ebn\u00eb borxh nj\u00eb shtetasi shum\u00ebn prej 4 500 000 lek\u00eb.<br \/>\n<strong><br \/>\n3. Parat\u00eb dhurat\u00eb <\/strong><br \/>\nDhuratat nga t\u00eb af\u00ebrmit jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr form\u00eb e p\u00ebrdorur masivisht nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e pasurive t\u00eb paluajtshme apo shlyerjen para afatit t\u00eb kredive bankare. Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Rezarta Mataj, ka deklaruar 35 mij\u00eb euro dhurat\u00eb nga gjyshja e bashk\u00ebshortit. Me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, gjyqtarja ka mbyllur n\u00eb 5 janar 2016 nj\u00eb kredi afatgjat\u00eb me vler\u00eb 30 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie. Nga kredia n\u00eb fjal\u00eb, zonj\u00ebs i kishin mbetur p\u00ebr t\u00eb shlyer 27 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i saj, Blendi Breshanaj, deklaron gjithashtu 2 mij\u00eb euro dhurat\u00eb nga gjyshja. Me k\u00ebto para ai ka bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb tip Benz. Gjyqtarja Mataj deklaron edhe 200 000 lek\u00eb dhurat\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm pas lindjes s\u00eb vajz\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb disa dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb, gjyqtarja tha se se gazetar\u00ebve nuk ka pse u vjen \u00e7udi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb, teksa sqaroi se n\u00ebn\u00eb Hyqmetja ka trash\u00ebguar nga babai tok\u00eb, ku nga shitja e nj\u00eb parcele trualli p\u00ebrfitoi disa mij\u00ebra euro.<\/p>\n<p>Sipas saj, media nuk duhet t\u2019i publikoj\u00eb pasurit\u00eb e gjyqtar\u00ebve dhe justifikimet p\u00ebrkat\u00ebse, pasi p\u00ebr \u00e7do deklarat\u00eb pasurie kan\u00eb paraqitur prova. An\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Neritan Cena, p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjet e dy pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Gjermani, thot\u00eb se motra e tij i ka b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb 16 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ai deklaron gjithashtu se babai i tij, Bajram Cena, i ka dh\u00ebn\u00eb dhurat\u00eb 22 mij\u00eb euro. Cena shton se ka p\u00ebrfituar nga babai edhe nj\u00eb shum\u00eb tjet\u00ebr 550 000 lek\u00eb. Prokurorja Mariola M\u00ebrtiri ka deklaruar se i ka dhuruar vjehrri 1 260 000 lek\u00eb p\u00ebr blerje apartamenti, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortit t\u00eb saj i ka dhuruar v\u00ebllai 1 000 000 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>4. Trash\u00ebgimia<\/strong><br \/>\nSht\u00ebpit\u00eb, parat\u00eb dhe pronat t\u00eb l\u00ebna trash\u00ebgim nga prind\u00ebrit, z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve. P\u00ebr shembull, gjat\u00eb vitit 2016, Prokurori i Tiran\u00ebs, Arian P\u00ebrmeti, thot\u00eb se ka trash\u00ebguar nga babait 10 apartamente, tre 100 p\u00ebr qind t\u00eb pjes\u00ebs dhe shtat\u00eb me 50 p\u00ebr qind t\u00eb pjes\u00ebs.<\/p>\n<p>Apartamentet e deklaruara nga prokurori kan\u00eb sip\u00ebrfaqe 119 m2, 40 m2, 40 m2, 96 m2, 56 m2, 52 m2, 52 m2, 51 m2, 70 m2 dhe 53 m2. Prokurori P\u00ebrmeti ka trash\u00ebguar edhe 10 qyqane, n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb ndryshme, me sip\u00ebrfaqe 177 m2, 97 m2, 18 m2, 42 m2, 48 m2, 97 m2 etj. Ai ka trash\u00ebguar po nga babai edhe 8 troje, kryesisht 1\/6 pjes\u00ebs, me sip\u00ebrfaqe t\u00eb ndryshe nga 3 000 m2 deri n\u00eb 70 m2. Gjat\u00eb vitit 2016, gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Artan Gjermeni, deklaron kat\u00ebr pasuri t\u00eb reja t\u00eb paluajtshme, konkretisht terren sportiv, lokal, tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe sht\u00ebpi banimi, t\u00eb l\u00ebna trash\u00ebgim.<\/p>\n<p>Gjyqtari deklaron nj\u00eb sht\u00ebpi banimi n\u00eb Lushnje, me sip\u00ebrfaqe 74 m2, me d\u00ebshmi trash\u00ebgimie, 66.6 % t\u00eb pjes\u00ebs. Gjermeni \u00ebsht\u00eb gjithashtu pronar n\u00eb mas\u00ebn 100 % i nj\u00eb toke bujq\u00ebsore, me sip\u00ebrfaqe 1 856 m2, n\u00eb fshatin Kutje t\u00eb Lushnjes, p\u00ebrfituar me d\u00ebshmi trash\u00ebgimie.<\/p>\n<p>Ai deklaron se posedon 20 % t\u00eb nj\u00eb terreni sportiv, me sip\u00ebrfaqe 1 092 m2, i mbuluar dhe me dhoma zhveshje. Po gjat\u00eb vitit 2016, gjyqtari \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpronar n\u00eb mas\u00ebn 20 % i nj\u00eb tjet\u00ebr pasurie t\u00eb paluajtshme, ku p\u00ebrfshihen truall me sip\u00ebrfaqe 450 m2 dhe nd\u00ebrtes\u00eb, bar kafe, 1 kat me sip\u00ebrfaqe 90 m2, fituar me trash\u00ebgimi. Prokurori i Sarand\u00ebs, Arben Pasha, deklaron se ka p\u00ebrfituar me testament banes\u00eb private me sip\u00ebrfaqe 93 m2 dhe truall.<\/p>\n<p><strong>5. Bashk\u00ebshortet dhe bashk\u00ebjetueset<\/strong><br \/>\nBurimi i pasurive t\u00eb disa gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve jan\u00eb bashk\u00ebshortet. Shembulli m\u00eb klasik \u00ebsht\u00eb ai i gjyqtarit dhe an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Gjin Gjoni, i cili ka sqaruar pran\u00eb ILDKP se pasurit\u00eb e tij, kryesisht vijn\u00eb nga bashk\u00ebshortja, e cila \u00ebsht\u00eb pronare e disa kompanive.<\/p>\n<p>Gjin Gjoni, n\u00eb deklaratat e para t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00eb vitet 2004-2005-2006, deklaron vet\u00ebm pag\u00ebn si gjyqtar dhe t\u00eb ardhura si ekspert i KE p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit. N\u00eb vitin 2011, pasuria e Gjin Gjonit, shtohet. Pasurit\u00eb e reja, Gjin Gjoni i shpjegon me pozitat e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Elona \u00c7aushi. N\u00eb 2011, \u00e7ifti deklaron shitje apartamenti 180 000 USD, blerje apartamenti 53 200 000 lek\u00eb, zgjidhje kontrate porosie p\u00ebr apartament 140 000 euro, qira dyqani 9 000 euro, t\u00ebrheqje borxhi 56 100 euro, Elona \u00c7aushi pag\u00eb 3 816 000 lek\u00eb, divident pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ADFD 17 299 390 lek\u00eb dhe disa llogari bankare n\u00eb vlerat 95 807 lek\u00eb, 1 040 USD, 31 euro, 4 773 euro, 248 683 lek\u00eb, 187 paund, 4 980 franga zvicerane, 2 000 euro, 0.83 euro, 558 franga zvicerane dhe 2 600 euro. N\u00eb 2014, ata deklarojn\u00eb gjendje cash 10 000 euro, t\u00eb ardhura nga qiraja e nj\u00eb lokali 24 000 euro, nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje 79 000 euro, depozit\u00eb t\u00eb shtuar me 270 495 euro, t\u00ebrheqja e dividendit n\u00eb ADFD, 13 000 000 lek\u00eb dhe 36 000 000 lek\u00eb, paga nga ADFD 8 751 000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 2015, deklarojn\u00eb t\u00eb ardhura nga qiraja 16 mij\u00eb euro, depozit\u00eb bankare 155 mij\u00eb dollar\u00eb, llogari bankare, 47 mij\u00eb euro, dh\u00ebnie n\u00eb form\u00ebn e obligacioneve 165 mij\u00eb euro, dh\u00ebnie borxhi kompanis\u00eb \u201cAlbania Duty Free Distribution\u201d 130 mij\u00eb euro, llogari bankare 12 mij\u00eb euro, gjendje cash 10 mij\u00eb euro, t\u00ebrheqje dividenti 23,525,412 lek\u00eb dhe pag\u00ebn e zonj\u00ebs \u00c7aushi 10,678,000 lek\u00eb. Prokurori Sokol Malaj, sipas deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb, rezulton se ka bler\u00eb dy apartamente dhe tre garazhe, kryesisht me par\u00eb q\u00eb ka fituar bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>Konkretisht, Sokol Malaj deklaron se ka bler\u00eb nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 96 m2 dhe 51 m2, si dhe garazh, me vler\u00eb 78 775 euro. Si burim p\u00ebr vler\u00ebn e parave, prokurori deklaron t\u00eb ardhura t\u00eb realizuara nga biznesi \u2018klinik\u00eb dentare\u2019, e bashk\u00ebshortes, Ana Malaj.<\/p>\n<p>Po gjat\u00eb vitit 2016, Malaj deklaron blerjen e nj\u00eb apartamenti banimi me sip\u00ebrfaqe 176 m2, si dhe dy garazhe, me vler\u00eb 15 990 500 lek\u00eb. Si burim, ai referon nj\u00eb kredi bankare 6 000 000 lek\u00eb si dhe t\u00eb ardhura t\u00eb realizuara nga biznesi \u2018klinik\u00eb dentare\u2019 e bashk\u00ebshortes. Bledar Abdallai, gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, deklaron n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetueses apartament n\u00eb Tiran\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 118 m2, 7 758 900 lek\u00eb. Bashk\u00ebjetuesja e tij, Alma Osmanaj, thot\u00eb se ka b\u00ebr\u00eb 7 pun\u00ebs nj\u00ebher\u00ebsh, si notere n\u00eb Tiran\u00eb 13 049 443 lek\u00eb, n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb 3 047 836 lek\u00eb, si juriste pran\u00eb QSUT 94 237 lek\u00eb, si pedagoge pran\u00eb \u2018Albanian University\u201d 17 100 lek\u00eb, t\u00eb ardhura nga pun\u00ebsimi jasht\u00eb vendit 73 845 USD, t\u00eb ardhura nga pun\u00ebsimi pran\u00eb Projektit t\u00eb Grupit t\u00eb Krizave Nd\u00ebrkomb\u00ebtare 1 350 euro, t\u00eb ardhura nga sh\u00ebrbimi lidhur me ReSPA, financim nga BE, 3 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>6. Shet shtrenjt\u00eb dhe blen lir\u00eb<\/strong><br \/>\nBlerja e pasurive me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb dhe shitja me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb hark t\u00eb shkurt\u00ebr kohor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr praktik\u00eb e p\u00ebrdorur nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt. Kryeprokurori Adriatik Llalla, rezulton se, m\u00eb 24.06.2016 ka shitur nj\u00eb ullishte me sip\u00ebrfaqe 3000 m2 n\u00eb Mjull-Bathore, Tiran\u00eb, me vler\u00eb 249 000 euro.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb von\u00eb, konkretisht m\u00eb 05.12.2016, ka bler\u00eb tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 4500 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me vler\u00eb 4 500 000 lek\u00eb. Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Mirela Fana, thot\u00eb se bashk\u00ebshorti i saj, Neshat Fana, i njohur si avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryetar i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2015, nj\u00eb livadh n\u00eb Himar\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 2000 m2, 600 mij\u00eb lek\u00eb. Po gjat\u00eb k\u00ebtij viti, Neshat Fan ka t\u00ebrhequr nga nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare 10 115 000 lek\u00eb, ku nuk deklarohet arsyeja e t\u00ebrheqjes.<\/p>\n<p>\u00c7ifti thot\u00eb e ka bler\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 127 m2, me vler\u00eb 170 000 euro si dhe mbi 60 mij\u00eb euro makina. Vet\u00ebm brenda nj\u00eb viti kalendarik, ata deklarojn\u00eb 30 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb parlamenti me sip\u00ebrfaqe 143 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 2013, Fana ka deklaruar 80 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura nga 2F-Grup shpk.<\/p>\n<p><strong>7. Qirat\u00eb nga lokalet, zyrat dhe pronat<\/strong><br \/>\nQirat\u00eb e lokaleve, zyrave dhe ambienteve t\u00eb ndryshme, z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb t\u00eb ardhurave vjetore t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. P\u00ebr vitin 2016, prokurori Arian P\u00ebrmeti, deklaron t\u00eb ardhura nga qirat\u00eb n\u00eb shumat 408 000 lek\u00eb, 4 mij\u00eb euro, 360 000 lek\u00eb, 190 000 lek\u00eb dhe 3 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjyqtari Tritan Hamitaj ka deklaruar 200 000 lek\u00eb t\u00eb ardhura brenda nj\u00eb viti nga toka bujq\u00ebsore n\u00eb Hekal, Mallakast\u00ebr. Gjyqtarja pran\u00eb Gjykat\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Shp\u00ebtime Pitaku, posedon pes\u00eb lokale dhe klinik\u00eb, biznese t\u00eb cilat i ka dh\u00ebn\u00eb me qira. Vet\u00ebm nga nj\u00ebri lokal ka deklaruar mbi 9 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura vjetore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Evelina Qirjako, an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ka pronat dhe ambientet e l\u00ebshuara me qira, deklaron t\u00eb ardhura vjetore 40 mij\u00eb euro dhe 2 958 000. Artan Zeneli, nj\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, t\u00eb ardhura nga qirat\u00eb deklaron 20 400 euro. An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Guxim Zenelaj, deklaron 30 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura vjetore nga dh\u00ebnia me qira t\u00eb lokaleve dhe ambienteve t\u00eb banimit n\u00eb Sh\u00ebngjin.<\/p>\n<p><strong>8. Bizneset e \u00e7uditshme<\/strong><br \/>\nDisa gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb deklarojn\u00eb t\u00eb ardhura nga biznese t\u00eb \u00e7uditshme. P\u00ebr shembull, gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, Qani Hasa, i d\u00ebnuar n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr fshehje pasurie, ka deklaruar se ka fituar 400 000 lek\u00eb t\u00eb ardhura vjetore si an\u00ebtar i familjes bujq\u00ebsoren nga prona n\u00eb Librazhd, me 60 dele, 27 dhi dhe dy lop\u00eb. An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi, posedon nj\u00eb karburant n\u00eb Vlor\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar n\u00eb \u00bd pjes\u00eb me bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>Ai deklaron nga 50 mij\u00eb euro n\u00eb vit t\u00eb ardhura nga qira e karburantit. Prokurori Sokol Malaj deklaron biznes \u2018klinik\u00eb dentare\u2019 i bashk\u00ebshortes. Nd\u00ebrsa, disa gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb deklarojn\u00eb t\u00eb ardhura nga agjencit\u00eb e udh\u00ebtimit, nd\u00ebrsa prokurori Ardian Ylli deklaron biznes parukeri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p><strong>9. Kursimet nga paga<\/strong><br \/>\nDisa prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb deklarojn\u00eb blerjen e apartamenteve me kursime nga paga. Arben Pasha, Prokuror n\u00eb Sarand\u00eb, thot\u00eb se ka bler\u00eb nj\u00eb apartament banimi 100 m2, me kursime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa prokurori Urim Buci deklaron prona, nj\u00eb sht\u00ebpi trekat\u00ebshe dhe nj\u00eb benz, t\u00eb blera me para nga emigracioni. Prokurori i Tiran\u00ebs, Ylli Pjet\u00ebrnikaj deklaron blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 112 m2, me vler\u00eb 40 mij\u00eb euro, bler\u00eb me nga t\u00eb ardhurat e grumbulluara nd\u00ebr vite dhe nga pun\u00ebsimi i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Prokurori ka bler\u00eb edhe nj\u00eb garazh, 5 mij\u00eb euro, para t\u00eb cilat ia thot\u00eb se ka dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebjetuesja. Nd\u00ebrsa prokurori Ndini Tavani thot\u00eb se ka bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me vler\u00eb 900 000 lek\u00eb me kursime nga paga e bashk\u00ebshortes. Prokurorja Miranda Bushi deklaron se ka bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me vler\u00eb 38 mij\u00eb euro, me kursime dhe para dhurat\u00eb d\u00ebrguar nga vajza.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi 750 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb duhet t\u00eb justifikojn\u00eb me dokumentacion ligjor, para organeve t\u00eb Vetingut dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasurive&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":11,"featured_media":30423,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[634,643,644],"class_list":["post-30417","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-drejtesi","tag-gjykates","tag-pasuri","wpcat-5-id"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.8 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat. - Horoskopi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat. - Horoskopi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mbi 750 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb duhet t\u00eb justifikojn\u00eb me dokumentacion ligjor, para organeve t\u00eb Vetingut dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasurive...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Horoskopi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-09-07T08:26:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/images-1-1.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"318\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"159\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413\"},\"headline\":\"Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat.\",\"datePublished\":\"2017-09-07T08:26:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/\"},\"wordCount\":2826,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/images-1-1.jpeg\",\"keywords\":[\"drejt\u00ebsi\",\"Gjykat\u00ebs\",\"Pasuri\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/\",\"name\":\"Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat. - Horoskopi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/images-1-1.jpeg\",\"datePublished\":\"2017-09-07T08:26:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/images-1-1.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/images-1-1.jpeg\",\"width\":318,\"height\":159},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\",\"name\":\"Horoskopi\",\"description\":\"Portali i Te gjithe Shqiptareve\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\",\"name\":\"Horoskopi\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png\",\"width\":230,\"height\":55,\"caption\":\"Horoskopi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/author\/admin-3\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat. - Horoskopi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat. - Horoskopi","og_description":"Mbi 750 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb duhet t\u00eb justifikojn\u00eb me dokumentacion ligjor, para organeve t\u00eb Vetingut dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasurive...","og_url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/","og_site_name":"Horoskopi","article_published_time":"2017-09-07T08:26:39+00:00","og_image":[{"width":318,"height":159,"url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/images-1-1.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413"},"headline":"Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat.","datePublished":"2017-09-07T08:26:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/"},"wordCount":2826,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/images-1-1.jpeg","keywords":["drejt\u00ebsi","Gjykat\u00ebs","Pasuri"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/","name":"Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat. - Horoskopi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/images-1-1.jpeg","datePublished":"2017-09-07T08:26:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#primaryimage","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/images-1-1.jpeg","contentUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/images-1-1.jpeg","width":318,"height":159},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-i-kane-fshehur-pasurite-gjykatesit-keto-jane-skemat\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si i kan\u00eb fshehur pasurit\u00eb gjykat\u00ebsit. K\u00ebto jan\u00eb skemat."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/","name":"Horoskopi","description":"Portali i Te gjithe Shqiptareve","publisher":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization","name":"Horoskopi","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png","contentUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png","width":230,"height":55,"caption":"Horoskopi"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g","caption":"admin"},"url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/author\/admin-3\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/users\/11"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30417"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30417\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30422,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30417\/revisions\/30422"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}