{"id":33244,"date":"2020-06-30T11:18:40","date_gmt":"2020-06-30T11:18:40","guid":{"rendered":"https:\/\/adrianet.al\/?p=33244"},"modified":"2020-06-30T11:18:40","modified_gmt":"2020-06-30T11:18:40","slug":"rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-33245\" src=\"https:\/\/adrianet.al\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322-300x200.jpg 300w, https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>DASHNOR KALO\u00c7I\/ Kjo \u00ebsht\u00eb historia e panjohur e familjes s\u00eb ish-Kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, q\u00eb nga periudha e Monarkis\u00eb s\u00eb Zogut dhe gjat\u00eb viteve t\u00eb pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas kthimit t\u00eb tij nga internimi n\u00eb Franc\u00eb, ai dhe e gjith\u00eb familja e tij u lidh\u00ebn me L\u00ebvizjen Antifashiste, duke q\u00ebndruar maleve deri n\u00eb mbarimin e luft\u00ebs. Ngjarja e llahtarshme e vitit 1944, kur v\u00ebllai i Mehmetit, Arshiu, p\u00ebr t\u00eb mos u zbuluar nga forcat gjermane q\u00eb po kalonin aty af\u00ebr me nj\u00eb autokolon\u00eb, hodhi n\u00eb gremin\u00eb vajz\u00ebn e tij gjasht\u00ebmuajshe, q\u00eb qante pa pushim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto dhe ngjarje t\u00eb tjera, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Kujtim Shehun, djalin e v\u00ebllait t\u00eb ish-Kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, i cili tregon disa nga historit\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura t\u00eb familjes s\u00eb tyre, si: vrasja e oficerit italian q\u00eb Mehmeti e kishte pasur shok shkolle n\u00eb Modena dhe kishte q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe trajtimi i gabuar q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb i biri, Bashkim Shehu, asaj ngjarjeje n\u00eb librin e tij, \u201cVjeshta e ankthit\u201d, raportet e Mehmetit me Ko\u00e7i Xoxen dhe tentativat p\u00ebr ta arrestuar n\u00eb vitin 1947, kur ai u detyrua t\u00eb fshihej n\u00eb fshatin e tij, \u00c7orush; marr\u00ebdh\u00ebniet e acaruara me Enverin, fejesa e Sk\u00ebnderit me Silva Turdiun dhe si u prit ajo nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij?!mehmet_shehu-780&#215;439<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si e m\u00ebsuan ata n\u00eb Fier lajmin e vdekjes s\u00eb Mehmetit, ardhja e tyre n\u00eb Tiran\u00eb dhe q\u00ebndrimi pran\u00eb xhenazes n\u00eb vil\u00ebn e xhaxhait n\u00eb Bllok, q\u00eb ishte rrethuar me roje me mitraloza; varrimi i Kryeministrit Shehu t\u00eb nes\u00ebrmen vet\u00ebm me njer\u00ebzit e familjes, n\u00ebn survejimin e rrept\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, si dhe trajtimi \u00e7njer\u00ebzor q\u00eb u b\u00eb m\u00eb pas ndaj familjes s\u00eb tyre, q\u00eb \u00e7uan n\u00eb vet\u00ebvrasjen e kunatit q\u00eb u hodh nga kati i pest\u00eb n\u00eb Fier dhe deri tek eliminimi fizik i v\u00ebllait t\u00eb Mehmetit, Arshiut, babait t\u00eb Kujtimit, q\u00eb u gjet i vdekur n\u00eb Ur\u00ebn e Mbrostarit n\u00eb Fier etj. Lidhur me k\u00ebto mistere e shum\u00eb fakte e ngjarje t\u00eb tjera t\u00eb panjohura deri m\u00eb sot nga historia e familjes Shehu, na njeh intervista me Kujtim Shehun p\u00ebr \u201cMemorie.al\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Zoti Kujtim, si fillim na thoni di\u00e7ka shkurtimisht p\u00ebr veten tuaj dhe lidhjet me familjen e Mehmet Shehut?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb kam lindur m\u00eb 6 qershor t\u00eb vitit 1954 n\u00eb qytetin e Fierit dhe jam djali i vet\u00ebm i Arshi Shehut, v\u00ebllai i dyt\u00eb i Mehmet Shehut.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sa v\u00ebllez\u00ebr ka pasur Mehmet Shehu dhe nga sa vet\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej familja e tyre?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Babai i Mehmetit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht gjyshi im, quhej Ismail dhe ai gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Monarkis\u00eb s\u00eb Zogut ka sh\u00ebrbyer si sheh i teqes\u00eb s\u00eb fshatit \u00c7orrush t\u00eb Mallakastr\u00ebs, prej nga \u00ebsht\u00eb dhe origjina e familjes son\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00ebna e Mehmetit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht gjyshja ime, \u00ebsht\u00eb quajtur Sulltana dhe ajo ka qen\u00eb me origjin\u00eb nga familja Alikaj e fshatit Shkoz\u00eb t\u00eb Sevasterit t\u00eb Vlor\u00ebs, fshat i cili ndodhet jo shum\u00eb larg \u00c7orrushit. Sheh Ismaili dhe Sulltana kan\u00eb pasur kat\u00ebr djem, ku m\u00eb i madhi i tyre ishte Mehmeti, i cili ka lindur n\u00eb vitin 1913, pas tij ka qen\u00eb babai im, Arshiu, (1918) i treti \u00ebsht\u00eb Duro dhe i kat\u00ebrti, Nexhipi. Deri n\u00eb vitin 1942 q\u00eb u kthye Mehmeti nga Franca, familja e sheh Ismailit ka banuar n\u00eb fshatin \u00c7orrush, duke qen\u00eb nj\u00eb familje e madhe patriarkale q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej prej m\u00eb shum\u00eb se 30 e sa frym\u00ebsh. Si\u00e7 m\u00eb ka pas treguar babai, p\u00ebrve\u00e7 sheh Ismailit, edhe Sulltana ka pasur nj\u00eb ndikim shum\u00eb t\u00eb madh te kat\u00ebr djemt\u00eb e saj. Ajo ka qen\u00eb nj\u00eb grua shum\u00eb e men\u00e7ur, q\u00eb lexonte shum\u00eb dhe n\u00eb koh\u00ebn e Turqis\u00eb, teqeja e \u00c7orrushit \u00ebsht\u00eb bastisur dy her\u00eb nga autoritetet turke, se ajo mbante aty libra dhe abetare shqipe.1579273413_enverhoxha<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Me se merrej ajo familje dhe si e siguronin jetes\u00ebn gjith\u00eb ato frym\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Familja e sheh Ismailit, q\u00eb ishte nj\u00eb familje me prejardhje shehler\u00ebsh, ishte n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb pronave dhe pasurive q\u00eb kishte t\u00eb trash\u00ebguara nga t\u00eb par\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Deri n\u00eb \u00e7\u2019periudh\u00eb kohe ka jetuar familja Shehu n\u00eb fshatin \u00c7orrush?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Aty nga vjeshta e vitit 1942, kur Mehmeti u angazhua t\u00ebr\u00ebsisht me L\u00ebvizjen Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare, familja Shehu u detyrua q\u00eb t\u00eb l\u00ebvizte q\u00eb andej, pasi ishte vazhdimisht n\u00eb ndjekje nga forcat e Xhandarm\u00ebris\u00eb dhe autoritetet pushtuese italiane. K\u00ebshtu q\u00eb, nga ajo koh\u00eb e deri n\u00eb mbarimin e luft\u00ebs, familja e sheh Ismailit ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00ebp\u00ebr male, duke l\u00ebvizur n\u00eb Zon\u00ebn e Par\u00eb Operative: Vlor\u00eb-Gjirokast\u00ebr-P\u00ebrmet-Tepelen\u00eb e Mallakast\u00ebr. N\u00eb t\u00eb gjitha ato l\u00ebvizje, p\u00ebr t\u00eb siguruar familjen ka qen\u00eb i ngarkuar babai im, Arshiu, pasi Mehmeti ishte i angazhuar me luft\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Mehmetit na ka d\u00ebshmuar se gjat\u00eb luft\u00ebs, nj\u00ebri nga v\u00ebllez\u00ebrit e Mehmetit ka hedhur f\u00ebmij\u00ebn e tij t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb gremin\u00eb\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Po, kjo gj\u00eb fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e v\u00ebrtet\u00eb dhe ai ka qen\u00eb babai im, Arshiu. Ajo gj\u00eb ka ndodhur diku aty nga vera e vitit 1944, kur gjerman\u00ebt kishin nd\u00ebrmarr\u00eb Operacionin e Qershorit ndaj forcave partizane. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e gjith\u00eb familja Shehu ndodhej e strehuar n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb n\u00eb malin e Golikut, ku ishte dhe nj\u00eb spital partizan. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, babai im Arshiu dhe n\u00ebna Semini kishin me vete vajz\u00ebn e tyre gjasht\u00ebmuajshe (motr\u00ebn time), e cila e kishte emrin Liri. Ajo qante pa pushim dhe nga t\u00eb qarat e saj ishte n\u00eb rrezik q\u00eb t\u00eb diktohej shpella ku ishte spitali partizan, pasi posht\u00eb e sip\u00ebr saj ishte duke kaluar nj\u00eb autokolon\u00eb gjermane, q\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb forcave partizane. Arshiu kishte porosi t\u00eb prer\u00eb nga Mehmeti, q\u00eb: familja e tyre nuk duhej t\u00eb binte kurr\u00eb e gjall\u00eb n\u00eb duart e armikut dhe n\u00eb \u00e7astet e fundit, ai duhet t\u2019i vriste t\u00eb gjith\u00eb me dor\u00ebn e vet dhe n\u00eb fund, edhe veten. P\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb gjith\u00eb partizan\u00ebt e plagosur dhe gjithashtu familjen Shehu, babai im, Arshiu, e hodhi n\u00eb gremin\u00eb motr\u00ebn time gjasht\u00ebmuajshe, q\u00eb ishte dhe f\u00ebmija e par\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si e p\u00ebrjetoi at\u00eb moment, \u00e7\u2019dini ju m\u00eb tep\u00ebr rreth k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb pad\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>V\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb ngjarje e tmerrshme, por ja q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb realiteti q\u00eb ka ndodhur at\u00ebher\u00eb n\u00eb familjen ton\u00eb. N\u00eb ato momente, baban\u00eb e zuri koka dhe menj\u00ebher\u00eb rr\u00ebmbeu nj\u00eb automatik dhe tentoi t\u00eb vriste veten, por n\u00eb \u00e7astin e fundit, at\u00eb ia hoqi nga dora sheh Ismaili.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Bashkim Shehu, djali i xhaxhait tuaj, n\u00eb librin e tij \u201cVjeshta e ankthit\u201d ka trajtuar nj\u00eb nga ngjarjet e periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, ku i ati, Mehmeti, ekzekutoi nj\u00eb rob italian, t\u00eb cilin e kishte pasur shok dhe kishte q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Itali, kur t\u00eb dy vazhdonin shkoll\u00ebn ushtarake. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb dua ta lidh me ngjarjen e humbjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb motr\u00ebs suaj t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb sapo na treguat. Pra, a mos ka qen\u00eb n\u00eb gen ashp\u00ebrsia te v\u00ebllez\u00ebrit e familjes Shehu?!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ajo ngjarje nuk \u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 e ka p\u00ebrshkruar Bashkimi n\u00eb librin e tij dhe p\u00ebr at\u00eb gj\u00eb, un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb debat me t\u00eb.mehmet-shehu-me-familjen-<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Po si q\u00ebndron e v\u00ebrteta rreth asaj ngjarjeje\u2026?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mehmeti, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka urdh\u00ebruar p\u00ebr ekzekutimin e oficerit italian q\u00eb e kishte pasur shok shkolle n\u00eb Itali, por p\u00ebrkundrazi, ai ia la amanet babait t\u00eb tij, sheh Ismailit, duke i th\u00ebn\u00eb prer\u00eb se: \u201cPo i ndodhi gj\u00eb italianit, ai (sheh Ismaili) do p\u00ebrgjigjej me kok\u00eb\u201d. Mir\u00ebpo, kur erdhi Mehmeti dhe e gjeti italianin t\u00eb vrar\u00eb, nga urdhri q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr njeri, ai, ngaq\u00eb nuk vinte dot dor\u00eb mbi t\u00eb atin, nga nervat i ra murit me kok\u00eb dhe ajo plag\u00eb i pati mbetur p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb e hapur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga e dini ju k\u00ebt\u00eb ngjarje?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb un\u00eb e di nga babai im, Arshiu, por p\u00ebr at\u00eb mund t\u2019ju d\u00ebshmojn\u00eb fare mir\u00eb edhe dy xhaxhallar\u00ebt e mi, Duro dhe Nexhipi, pasi ata kan\u00eb qen\u00eb prezent kur ka ndodhur ajo ngjarje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mehmet Shehu \u00ebsht\u00eb akuzuar edhe p\u00ebr ngjarjen e pushkatimit t\u00eb 67 rob\u00ebrve ballist\u00eb n\u00eb vitin 1943, n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Myzeqes\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edhe ajo akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Enver Hoxha vet\u00ebm pas eliminimit fizik t\u00eb Mehmetit. Ekzekutimi i rob\u00ebrve ballist\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb Dushan Mugosh\u00ebs dhe Mehmeti ka b\u00ebr\u00eb debat t\u00eb ashp\u00ebr me t\u00eb deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs. Prezent n\u00eb at\u00eb debat ka qen\u00eb dhe nj\u00eb nga ish-kuadrot drejtues t\u00eb Brigad\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Sulmuese, q\u00eb m\u00eb pas u b\u00eb gjeneral-major dhe ka jetuar deri von\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ai duhet t\u00eb kishte pasur kuraj\u00ebn civile dhe ta b\u00ebnte publike at\u00eb ngjarje, ashtu si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb realitet dhe jo t\u00eb heshtte, ashtu si\u00e7 b\u00ebri pas viteve \u201990, duke mbyllur goj\u00ebn. Mehmeti, v\u00ebrtet mund t\u00eb kishte qen\u00eb i ashp\u00ebr si natyr\u00eb, por ai s\u2019mund ta b\u00ebnte kurr\u00eb at\u00eb gj\u00eb q\u00eb ndodhi, pra ekzekutimin e 67 rob\u00ebrve ballist\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb fakt se vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ai kapi rob nj\u00eb \u00e7et\u00eb tjet\u00ebr balliste dhe i la ata t\u00eb lir\u00eb t\u00eb iknin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre pasi i \u00e7armatosi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb po ju them ka akoma d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb gjall\u00eb dhe dokumente arkivore gjithashtu.enver-hoxha-mehmet-shehu-gj-e1545481814205-433&#215;300-Copy<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ku e gjeti familjen Shehu mbarimi i luft\u00ebs?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, e gjith\u00eb familja Shehu u vendos n\u00eb Tiran\u00eb, duke banuar m\u00eb duket n\u00eb vil\u00ebn e ish-Kryeministrit, Ko\u00e7o Kota. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Mehmeti i mori t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tij aty, nd\u00ebrsa Duron me Nexhipin i rregulloi dhe i nisi me studime n\u00eb Bashkimin Sovjetik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb dini rreth goditjes q\u00eb p\u00ebsoi Mehmeti n\u00eb vitin 1947, kur ai u shkarkua nga posti i shefit t\u00eb Shtatmadhoris\u00eb s\u00eb Ushtris\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb m\u00eb ka treguar babai im, Arshiu, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Mehmeti e thirri at\u00eb dhe i tha q\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb \u00c7orrush dhe t\u00eb hapte sht\u00ebpin\u00eb, pasi ai rrezikonte t\u00eb eliminohej fizikisht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga kush rrezikohej Mehmeti?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kuptohet, nga Enver Hoxha, askush tjet\u00ebr n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe m\u00eb pas nuk mund t\u00eb urdh\u00ebronte eliminimin e Mehmetit. Kjo gj\u00eb dihet mir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga Ko\u00e7i Xoxe n\u00eb procesin e tij gjyq\u00ebsor, q\u00eb ai, pra Ko\u00e7i, \u00e7do gj\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb me urdhrin e komandantit, si\u00e7 th\u00ebrritej Enveri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7\u2019ndodhi me Mehmetin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, a shkoi ai n\u00eb \u00c7orrush?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, edhe Mehmeti iku nga Tirana dhe shkoi n\u00eb \u00c7orrush ku q\u00ebndroi afro dy muaj aty i mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi. Gjat\u00eb asaj kohe, babai im, Arshiu, i q\u00ebndronte pran\u00eb, duke e ruajtur me automatik n\u00eb dor\u00eb, se mos vinte njeri p\u00ebr ta arrestuar. Pasi nga sinjalizimet q\u00eb kishte nga njer\u00ebzit e tij besnik\u00eb, aty rrotull p\u00ebrgjonin disa oficer\u00eb t\u00eb Sigurimit q\u00eb ishin d\u00ebrguar nga Tirana p\u00ebr ta mbik\u00ebqyrur Mehmetin dhe gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij se kush hynte dhe kush dilte nga aty. Po k\u00ebshtu, edhe Mehmeti kishte dhe disa njer\u00ebz besnik\u00eb t\u00eb tij, q\u00eb ruanin rreth e rreth sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb nj\u00eb perimet\u00ebr t\u00eb larg\u00ebt, duke e sinjalizuar p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb mund t\u2019i afrohej sht\u00ebpis\u00eb. Si\u00e7 m\u00eb ka treguar babai, nj\u00ebher\u00eb ata oficer\u00ebt e Sigurimit u afruan aq af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb, sa kur i treguan Mehmetit, atij i hipi gjaku n\u00eb kok\u00eb dhe doli jasht\u00eb duke i k\u00ebrc\u00ebnuar ata q\u00eb, n\u00ebse nuk largoheshin menj\u00ebher\u00eb q\u00eb aty, do t\u2019ua hidhte trut\u00eb n\u00eb er\u00eb. Pas atij rasti ata u larguan, por pa e hequr survejimin nga sht\u00ebpia, vet\u00ebm se u larguan disi m\u00eb larg.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7\u2019ndodhi m\u00eb pas?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dy muaj pas asaj ngjarjeje, baban\u00eb tim, Arshiun, e mobilizuan ushtar n\u00eb Gjirokast\u00ebr, gj\u00eb e cila b\u00ebhej me q\u00ebllim q\u00eb ai t\u00eb mos ishte pran\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, pasi ligj\u00ebrisht, babait nuk i takonte t\u00eb shkonte ushtar, sepse ishte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe dhe ai kishte qen\u00eb edhe n\u00eb radh\u00ebt partizane. Ato dit\u00eb q\u00eb ai ishte ushtar n\u00eb Gjirokast\u00ebr, pran\u00eb komand\u00ebs s\u00eb asaj nj\u00ebsie ushtarake mb\u00ebrriti nj\u00eb radiogram nga Tirana, ku k\u00ebrkohej ekzekutimi i tij, por radisti e njoftoi at\u00eb q\u00eb t\u00eb largohej urgjent para se ai ta dor\u00ebzonte radiogramin epror\u00ebve t\u00eb tij. K\u00ebshtu babai iku nga Gjirokastra, duke udh\u00ebtuar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb maleve, deri sa mb\u00ebrriti n\u00eb fshatin \u00c7orrush.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sa vazhduan ato konflikte t\u00eb Mehmetit me udh\u00ebheqjen e lart\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, pra me Enver Hoxh\u00ebn?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ato konflikte vazhduan disa koh\u00eb, ku Enveri me Mehmetin u p\u00ebrplas\u00ebn disa her\u00eb n\u00eb mbledhjet e Byros\u00eb Politike, aq sa nd\u00ebrhyri ambasadori sovjetik p\u00ebr t\u2019i sheshuar ato mosmarr\u00ebveshje, gj\u00ebra t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura edhe nga mjaft dokumente arkivore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kur u kthye Mehmeti p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb q\u00ebndrimi prej dy-tre muajsh n\u00eb fshatin \u00c7orrush, ku ai ishte vazhdimisht n\u00ebn survejimin e rrept\u00eb t\u00eb Sigurimit, Mehmeti u largua q\u00eb andej dhe erdhi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb, ku m\u00eb pas edhe u rehabilitua politikisht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Po babai juaj me familjen, a erdhi n\u00eb Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas ardhjes s\u00eb Mehmetit n\u00eb Tiran\u00eb, babai im, Arshiu, vazhdoi t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb fshatin \u00c7orrush, bashk\u00eb m\u00eb n\u00ebn\u00ebn dhe motrat e mia q\u00eb lind\u00ebn m\u00eb pas. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, ai u vendos familjarisht n\u00eb Ferm\u00ebn \u201c\u00c7lirim\u201d n\u00eb periferi t\u00eb Fierit, ku punoi si mekanik, pasi mbaroi nj\u00eb kurs p\u00ebr traktorist. N\u00eb vitin 1951, babai u shp\u00ebrngul q\u00eb andej dhe erdhi n\u00eb Fier, duke u vendosur si qiraxhi n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi private, ku q\u00ebndruam familjarisht deri n\u00eb vitin 1968 dhe vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kemi hyr\u00eb n\u00eb pallat. Edhe n\u00eb qytetin e Fierit, babai punoi si mekanik deri aty nga viti 1965 dhe duke qen\u00eb se ishte i s\u00ebmur\u00eb me migren\u00eb, pas atij viti punoi si magazinier n\u00eb Nd\u00ebrmarrjen Komunale t\u00eb Fierit, deri sa doli n\u00eb pension n\u00eb vitin 1978.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A vinte shpesh Mehmeti te familja juaj n\u00eb Fier?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se ai ishte shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb, vinte shum\u00eb rrall\u00eb, mund t\u00eb them nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre-kat\u00ebr vjet. Por sa her\u00eb q\u00eb ai kishte raste festash apo p\u00ebrvjetor\u00ebt e dit\u00eblindjes, d\u00ebrgonte makin\u00ebn e tij n\u00eb Fier p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Arshiun.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Po dy v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb t\u00eb Mehmetit, Durua dhe Nexhipi, me \u00e7far\u00eb pun\u00ebsh u mor\u00ebn?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Durua, pasi studioi n\u00eb shkoll\u00ebn ushtarake n\u00eb Bashkimin Sovjetik, u kthye n\u00eb vitin 1959 dhe sh\u00ebrbeu si oficer n\u00eb Shkoll\u00ebn e Bashkuar dhe m\u00eb pas n\u00eb Komand\u00ebn e Aviacionit Luftarak, ku dhe u arrestua n\u00eb vitin 1982. Edhe Nexhipi, pasi mbaroi nj\u00eb shkoll\u00eb ushtarake n\u00eb Bashkimin Sovjetik, sh\u00ebrbeu disa koh\u00eb n\u00eb baz\u00ebn e Pashalimanit e Ku\u00e7ov\u00eb e pasi u lirua nga Ushtria, punoi n\u00eb Elbasan si n\u00ebndrejtor n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje tregtare. M\u00eb pas punoi n\u00eb Deg\u00ebn e Shfryt\u00ebzimit t\u00eb Automjeteve n\u00eb Durr\u00ebs dhe n\u00eb vitin 1981, pas ngjarjes s\u00eb Mehmetit, at\u00eb e d\u00ebrguan n\u00eb Kavaj\u00eb ku dhe doli n\u00eb pension.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Po mallakastriot\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb nuk kishin lidhje gjaku apo miq\u00ebsie me Mehmetin, a shkonin tek ai p\u00ebr problemet q\u00eb kishin?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Mehmeti ishte tep\u00ebr i z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb, mallakastriot\u00ebt apo edhe njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb fisit ton\u00eb, p\u00ebr ndonj\u00eb problem q\u00eb kishin shkonin te gjyshja jon\u00eb, Sulltana. Ajo ishte nj\u00eb grua me karakter t\u00eb fort\u00eb dhe e vetmja q\u00eb kishte nj\u00eb ndikim absolut tek i biri i saj, Mehmeti. Kur vdiq ajo n\u00eb vitin 1972, Mehmeti dha porosi q\u00eb t\u00eb hapeshin dyert p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb vinte p\u00ebr ngush\u00ebllim dhe t\u00eb mos pengohej asnj\u00eb njeri, kushdo q\u00eb t\u00eb ishte. Me at\u00eb rast erdh\u00ebn shum\u00eb vet\u00eb p\u00ebr ngush\u00ebllim, deri dhe njer\u00ebz q\u00eb sapo kishin dal\u00eb nga burgu politik. N\u00eb varrimin e saj mori pjes\u00eb edhe Enver Hoxha dhe e gjith\u00eb Byroja Politike. Pas vdekjes s\u00eb Sulltan\u00ebs, vendin e saj si n\u00ebn\u00ebmadhe e zuri Fiqretja, s\u00eb cil\u00ebs ne i drejtoheshim sa her\u00eb q\u00eb kishim halle dhe probleme. Ajo e mori vet\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr at\u00eb gj\u00eb dhe b\u00ebnte shum\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr fisin ton\u00eb, por dhe p\u00ebr mallakastriot\u00ebt e tjer\u00eb. Ne vazhdimisht t\u00eb gjitha shpresat i kishim te Fiqretja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kur u b\u00eb fejesa e Sk\u00ebnderit n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1981, a shkuat ju si familje p\u00ebr ta uruar?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fejes\u00ebn e Sk\u00ebnderit ne e mor\u00ebm vesh nga Mehmeti, q\u00eb i telefonoi babait, Arshiut, dhe ai e uroi po n\u00eb telefon, por edhe nga motra jon\u00eb, Shqiponja, e cila ishte rritur dhe kishte dal\u00eb nuse nga sht\u00ebpia e Mehmetit n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Arshiu ishte i s\u00ebmur\u00eb me migren\u00eb dhe nuk mund t\u00eb vinte dot n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr urim, por erdha un\u00eb me t\u00eb fejuar\u00ebn time, pasi un\u00eb isha fejuar pak koh\u00eb para Nelit e sipas zakonit, \u00e7ova nusen p\u00ebr ta prezantuar me familjen e xhaxhait dhe gjithashtu urova fejes\u00ebn e Nelit. Kur shkuam ne aty, si Mehmeti ashtu dhe Fiqretja ishin shum\u00eb t\u00eb lumtur e t\u00eb g\u00ebzuar p\u00ebr at\u00eb fejes\u00eb, sepse ata e kishin pik\u00eb t\u00eb dob\u00ebt Nelin. Mehmeti at\u00eb dit\u00eb m\u2019u duk sikur ishte i rinuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kur shkuat ju p\u00ebr urim, a gjet\u00ebt ndonj\u00eb nga udh\u00ebheqja e lart\u00eb aty?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kur shkuam ne dhe sa koh\u00eb q\u00ebndruam aty nuk erdhi njeri, por kur ishim duke dal\u00eb bashk\u00eb me Fiqretin q\u00eb po na p\u00ebrcillte, u takuam me Ramiz Alin\u00eb dhe bashk\u00ebshorten e tij, q\u00eb po vinin aty p\u00ebr urim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si e m\u00ebsuat ju prishjen e fejes\u00ebs dhe a dinit gj\u00eb rreth kontradiktave apo ftohjes q\u00eb kishte filluar n\u00eb mes Enverit dhe Mehmetit?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prishjen e fejes\u00ebs ne e m\u00ebsuam n\u00ebp\u00ebrmjet informacioneve q\u00eb kishim nga njer\u00ebzit tan\u00eb t\u00eb af\u00ebrt q\u00eb kishim n\u00eb Tiran\u00eb, por gjithashtu edhe nga fjal\u00ebt q\u00eb filluan t\u00eb p\u00ebrhapeshin kudo.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk i tha gj\u00eb Mehmeti babait tuaj, Arshiut?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Jo, nuk i tha gj\u00eb, nuk mund t\u00eb b\u00ebheshin ato muhabete n\u00eb telefon. Por megjithat\u00eb, babai e ndjente se di\u00e7ka e madhe po ndodhte me v\u00ebllan\u00eb e tij dhe ai vazhdimisht ishte n\u00eb tension e stres t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Nj\u00eb jav\u00eb para vdekjes s\u00eb Mehmetit, aty nga data 11 dhjetor 1981, ai u ngrit nat\u00ebn nga gjumi dhe erdhi n\u00eb dhom\u00ebn time, ku pasi hapi drit\u00ebn, m\u00eb prekte nga trupi se mos kisha gj\u00eb. At\u00eb moment un\u00eb e qet\u00ebsova dhe ai ra e fjeti p\u00ebrs\u00ebri, por t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb tregoi se kishte par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur mua m\u00eb kishin masakruar me thika dhe i tmerruar erdhi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00ebse kisha gjak n\u00eb trup. Ajo gj\u00eb i vinte pasi ai vazhdimisht e kishte mendjen te Mehmeti, sepse i kishte marr\u00eb vesh konfliktet q\u00eb ishin hapur me Enverin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si e m\u00ebsuat vdekjen e Mehmetit dhe kush ju njoftoi p\u00ebr at\u00eb gj\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb paraditen e 18 dhjetorit t\u00eb vitit 1981, si \u00e7do dit\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb zakonshme, un\u00eb ndodhesha n\u00eb pun\u00eb pran\u00eb Parkut t\u00eb Automjeteve t\u00eb Naft\u00ebs n\u00eb Fier, ku punoja si inxhinier mekanik dhe nuk dija asnj\u00eb gj\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Tiran\u00eb me xhaxhan\u00eb ton\u00eb, Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb. Aty nga pasdrekja e asaj dite, xhaxhai tjet\u00ebr, Durua, kishte telefonuar nga Tirana n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb dhe i kishte th\u00ebn\u00eb babait tim, Arshiut, q\u00eb t\u00eb nisej urgjent p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb te sht\u00ebpia e v\u00ebllait, Mehmetit. Gjat\u00eb asaj bisede t\u00eb shkurt\u00ebr telefonike, Durua nuk i kishte treguar fare babait se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me v\u00ebllan\u00eb e tyre, por e kishte mbyllur fjal\u00ebn e tij, duke i th\u00ebn\u00eb se at\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shkuar urgjent n\u00eb Tiran\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb Enver Hoxha. Pas k\u00ebsaj, babai m\u00eb mori mua n\u00eb telefon dhe t\u00eb dy dol\u00ebm e shkuam te Kryetari i Komitetit, Ligor \u00c7ifligu, i cili u tregua shum\u00eb i gatsh\u00ebm duke na dh\u00ebn\u00eb autovetur\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kur erdh\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb dhe ku shkuat fillimisht?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb erdh\u00ebm aty nga ora gjasht\u00eb e mbr\u00ebmjes dhe shkuam direkt te sht\u00ebpia e motr\u00ebs son\u00eb, Shqiponj\u00ebs. Aty ne m\u00ebsuam rreth asaj q\u00eb kishte ngjar\u00eb, pasi kunati yn\u00eb, Pirro Stefani, q\u00eb punonte si drejtor drejtorie n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme, na tha se i kishin mbledhur urgjent n\u00eb ministri dhe ua kishin komunikuar lajmin, duke u th\u00ebn\u00eb se Mehmet Shehu kishte vrar\u00eb veten dhe me at\u00eb gjest, ai ishte nj\u00eb armik i partis\u00eb. Pak minuta m\u00eb von\u00eb, ne d\u00ebgjuam edhe njoftimin zyrtar t\u00eb Komitetit Qendror, q\u00eb u transmetua nga Radio-Televizioni Shqiptar n\u00eb edicionin e lajmeve t\u00eb or\u00ebs 20, pas s\u00eb cil\u00ebs u dha nj\u00eb emision muzikor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A shkuat at\u00eb nat\u00eb te vila e Mehmetit?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas asaj q\u00eb na tha kunati yn\u00eb dhe lajmit zyrtar, un\u00eb me baban\u00eb, Arshiun, dol\u00ebm menj\u00ebher\u00eb jasht\u00eb dhe u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb drejtim t\u00eb vil\u00ebs s\u00eb Mehmetit n\u00eb Bllok. Ato momente binte nj\u00eb shi i rr\u00ebmbyer dhe gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs, q\u00eb nga \u201c21 Dhjetori\u201d e deri te postblloku n\u00eb hyrje t\u00eb Komitetit Qendror, na ndiqnin nga pas disa oficer\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb veshur civil\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb i njihja mir\u00eb si fytyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb vut\u00eb re kur shkuat aty, si ishte situata rreth Bllokut?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Aty te Blloku ishin shtuar masat e siguris\u00eb si rrall\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr dhe p\u00ebrve\u00e7 oficer\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb shiheshin kudo, ishin dubluar dhe ushtar\u00ebt q\u00eb mbanin n\u00eb krah\u00eb mitraloza t\u00eb leht\u00eb. Te postblloku, pa na vonuar shum\u00eb, na lan\u00eb t\u00eb hynim pasi un\u00eb i thash\u00eb oficerit se isha i nipi i Mehmetit dhe babai im ishte i v\u00ebllai i tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DASHNOR KALO\u00c7I\/ Kjo \u00ebsht\u00eb historia e panjohur e familjes s\u00eb ish-Kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, q\u00eb nga periudha e Monarkis\u00eb s\u00eb Zogut dhe gjat\u00eb viteve t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":11,"featured_media":33245,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[35,5],"tags":[1900],"class_list":["post-33244","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-dossier","category-lajme","tag-rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut","wpcat-35-id","wpcat-5-id"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.8 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut - Horoskopi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut - Horoskopi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"DASHNOR KALO\u00c7I\/ Kjo \u00ebsht\u00eb historia e panjohur e familjes s\u00eb ish-Kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, q\u00eb nga periudha e Monarkis\u00eb s\u00eb Zogut dhe gjat\u00eb viteve t\u00eb...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Horoskopi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-06-30T11:18:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413\"},\"headline\":\"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut\",\"datePublished\":\"2020-06-30T11:18:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/\"},\"wordCount\":3886,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg\",\"keywords\":[\"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut\"],\"articleSection\":[\"DOSSIER\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/\",\"name\":\"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut - Horoskopi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg\",\"datePublished\":\"2020-06-30T11:18:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg\",\"width\":600,\"height\":400},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\",\"name\":\"Horoskopi\",\"description\":\"Portali i Te gjithe Shqiptareve\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\",\"name\":\"Horoskopi\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png\",\"width\":230,\"height\":55,\"caption\":\"Horoskopi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/author\/admin-3\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut - Horoskopi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut - Horoskopi","og_description":"DASHNOR KALO\u00c7I\/ Kjo \u00ebsht\u00eb historia e panjohur e familjes s\u00eb ish-Kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, q\u00eb nga periudha e Monarkis\u00eb s\u00eb Zogut dhe gjat\u00eb viteve t\u00eb...","og_url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/","og_site_name":"Horoskopi","article_published_time":"2020-06-30T11:18:40+00:00","og_image":[{"width":600,"height":400,"url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413"},"headline":"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut","datePublished":"2020-06-30T11:18:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/"},"wordCount":3886,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg","keywords":["Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut"],"articleSection":["DOSSIER","Lajme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/","name":"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut - Horoskopi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg","datePublished":"2020-06-30T11:18:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#primaryimage","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg","contentUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/pjimage-322.jpg","width":600,"height":400},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/rrefimi-i-nipit-te-ish-kryeministrit-si-e-hodhi-babai-foshnjen-e-tij-nga-shkembi-me-urdher-te-mehmet-shehut\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rr\u00ebfimi i nipit t\u00eb ish-Kryeministrit: Si e hodhi babai foshnj\u00ebn e tij nga shk\u00ebmbi me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/","name":"Horoskopi","description":"Portali i Te gjithe Shqiptareve","publisher":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization","name":"Horoskopi","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png","contentUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png","width":230,"height":55,"caption":"Horoskopi"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g","caption":"admin"},"url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/author\/admin-3\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/users\/11"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33244"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33244\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33246,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33244\/revisions\/33246"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}