{"id":41403,"date":"2020-12-04T13:06:12","date_gmt":"2020-12-04T13:06:12","guid":{"rendered":"https:\/\/adrianet.al\/?p=41403"},"modified":"2020-12-04T13:06:12","modified_gmt":"2020-12-04T13:06:12","slug":"keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/","title":{"rendered":"Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat"},"content":{"rendered":"<p>Dashi<\/p>\n<p>Bilanci i vitit 2020 nuk ka qen\u00eb fort pozitiv n\u00eb pjes\u00ebs e par\u00eb t\u00eb tij, por tani nis p\u00ebrmir\u00ebsime. Gjat\u00eb muajit dhjetor, disa planet\u00eb kan\u00eb ndikim pozitiv n\u00eb shenj\u00ebn tuaj. Dielli dhe M\u00ebrkuri prej dat\u00ebs 12, nd\u00ebrsa Jupiteri gjat\u00eb gjith\u00eb muajit. Keni p\u00ebrjetuar ndryshime drastike, mbase keni ndryshuar vendin e pun\u00ebs dhe nuk ju ka ecur s\u00eb mir\u00eb sa prisnit, ose mbase lodhja nuk ju \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer sa duhej, por duhet t\u00eb ecni p\u00ebrpara, duke shtuar doz\u00ebn e p\u00ebrqendrimit dhe kritik\u00ebs ndaj vetes. Prej dat\u00ebs 12, mund t\u00eb paraqisni ndonj\u00eb projekt t\u00eb ri e frytdh\u00ebn\u00ebs. Planet\u00ebt kan\u00eb ndikim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn profesionale, ndaj ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoni m\u00eb tep\u00ebr. Megjithat\u00eb, mund t\u00eb hasni ende disa v\u00ebshtir\u00ebsi rreth dat\u00ebs 17 dhjetor. \u00cbsht\u00eb periudh\u00eb e favorshme p\u00ebr ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshimin, por duhet t\u2019i keni idet\u00eb e qarta.<br \/>\nEdhe pse planet\u00ebt jan\u00eb n\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm se n\u00eb muajin n\u00ebntor, dashuria mbetet disi n\u00ebn trysni. N\u00ebse keni p\u00ebrjetuar ndonj\u00eb ndarje dramatike, nuk ju interesojn\u00eb m\u00eb lidhjet afatgjata, por do t\u00eb nisni ndonj\u00eb flirt aty-k\u00ebtu. N\u00ebse keni dal\u00eb nga ndonj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ku nj\u00ebri nga partner\u00ebt ka tradhtuar, do t\u00eb ndiheni mjaft konfuz\u00eb dhe do t\u00eb jeni n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb besuesh\u00ebm. Gjysma e dyt\u00eb e dhjetorit k\u00ebrkon kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi mbledhjet familjare, si n\u00eb rastet e festave t\u00eb fundvitit, mund t\u00eb sjellin disa situata t\u00eb papritura e t\u00eb pap\u00ebrballueshme. T\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn e dashit, sidomos meshkujt e shenj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb martuar prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb, rrezikojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb tradhti bashk\u00ebshortore, edhe n\u00ebse martesa e tyre shkon mir\u00eb. Kujdes! Dy kunguj n\u00ebn nj\u00eb sqetull nuk mbahen dot!<br \/>\nT\u00eb vetmet dit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb ndiheni t\u00eb tensionuar jan\u00eb m\u00eb dat\u00eb 21 dhe 31 dhjetor. Festat k\u00ebt\u00eb vit do t\u2019i kaloni me njer\u00ebz t\u00eb dashur dhe n\u00eb qet\u00ebsi. N\u00ebse keni mund\u00ebsi, udh\u00ebtoni apo b\u00ebni ndonj\u00eb aktivitet t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangni stresin e tep\u00ebrt. M\u00ebrkuri ju ndihmon t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbeni n\u00eb aspektin fizik e mendor q\u00eb prej dat\u00ebs 12 dhjetor. Viti 2021 pritet t\u00eb nis\u00eb plot energji.<\/p>\n<p>Demi<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit dhjetor, projektet e mbetura n\u00eb vendnum\u00ebro do t\u00eb zhbllokohen dhe do t\u00eb vihen n\u00eb zbatim. Edhe disa \u00e7\u00ebshtje ligjore t\u00eb mbetura pezull mund t\u00eb zgjidhen p\u00ebrmes nd\u00ebrmjet\u00ebsimit, pasi ju vjen n\u00eb ndihm\u00eb planeti Mars. Marr\u00ebdh\u00ebniet me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e hersh\u00ebm mbeten ende t\u00eb tensionuara. N\u00ebse keni ndryshuar vend pune apo administrator jeni t\u00eb shqet\u00ebsuar, sepse nuk e dini cili do t\u00eb jet\u00eb rezultati i k\u00ebtij vendimi. N\u00ebse jeni i pun\u00ebsuar diku, do t\u00eb hasni disa v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike, por situata pritet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet. Nj\u00eb bashk\u00ebpunim i mbetur pezull nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet s\u00ebrish aktiv. Venusi n\u00eb pozicion jo t\u00eb favorsh\u00ebm do t\u00eb nxis\u00eb zili apo fjal\u00eb negative te njer\u00ebzit rreth jush. Tregohuni disi oportunist\u00eb dhe jet\u00ebn do ta keni m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Tek e fundit, idet\u00eb tuaja do t\u00eb dalin fitimtare.<br \/>\nT\u00eb rinjt\u00eb, pas nj\u00eb periudhe eksperimentesh, mund t\u00eb gjejn\u00eb s\u00ebrish ngroht\u00ebsin\u00eb e familjes dhe t\u00eb prind\u00ebrve. Do t\u00eb jeni m\u00eb t\u00eb qet\u00eb, tani q\u00eb Jupiteri nuk ka m\u00eb ndikim negativ. Tregohuni mir\u00ebkuptues dhe d\u00ebgjojini me v\u00ebmendje t\u00eb tjer\u00ebt, pasi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Pozicioni jo i favorsh\u00ebm i Venusit n\u00eb shenj\u00eb, q\u00eb na nisur prej shtatorit, mund t\u00eb ket\u00eb krijuar krisje n\u00eb \u00e7ift, madje edhe ndarje n\u00eb disa raste, por gjith\u00e7ka mund t\u00eb zgjidhet me dashamir\u00ebsi e vullnet. Viti 2021 do t\u00eb zgjoj\u00eb te ju d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb lindur f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr t\u2019u martuar apo bashk\u00ebjetuar. Urani n\u00eb shenj\u00eb k\u00ebrkon ndryshime dhe transformime. Tani do t\u00eb ndieni forc\u00ebn revolucionare t\u00eb k\u00ebtij planeti dhe dashurin do ta p\u00ebrjetoni si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Edhe pozicioni i Saturnit pritet t\u00eb jet\u00eb me ndikim pozitiv n\u00eb shenj\u00ebn tuaj p\u00ebr vitin e ri, ndaj, n\u00ebse nuk keni mundur t\u00eb martoheni k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr arsye ekonomike, kjo do t\u00eb ndodh\u00eb shum\u00eb shpejt dhe do ta shihni t\u00eb ardhmen plot shpres\u00eb.<br \/>\nEdhe n\u00eb aspektin fizik, planet\u00ebt ju vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb. Marsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozicion t\u00eb shk\u00eblqyer dhe, prej dat\u00ebs 21, Dielli do t\u2019ju fal\u00eb forc\u00eb. Dit\u00eb disi problematike paraqiten ato rreth dat\u00ebs 19, kur do t\u00eb ndieni shqet\u00ebsime t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshe. Kujdesuni m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr l\u00ebkur\u00ebn.<\/p>\n<p>Binjak\u00ebt<\/p>\n<p>Jeni n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb plot me dilema q\u00eb prej tetorit. Vet\u00ebm n\u00ebse keni ashendent n\u00eb Peshore apo Bricjap dhe jeni p\u00ebr pasoj\u00eb me diplomatik\u00eb se Binjak\u00ebt e zakonsh\u00ebm, mund ta shihni gjendjen si t\u00eb ekuilibruar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jeni mjaft t\u00eb zhg\u00ebnjyer, pasi projektet po shtyhen, takimet po vonohen dhe personat q\u00eb kan\u00eb detyrime ndaj jush ju shmangin. Tensioni n\u00eb rritje do t\u00eb b\u00ebhet i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbajtur n\u00eb kontroll rreth dat\u00ebs 14, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb muajit. Nuk jeni fort t\u00eb bindur p\u00ebr t\u00eb ardhmen tuaj profesionale. B\u00ebni shum\u00eb kujdes n\u00eb menaxhimin e \u00e7\u00ebshtjeve ligjore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me parat\u00eb apo pasurit\u00eb e patundshme. K\u00ebrkoni ndihm\u00ebn e ndonj\u00eb eksperti t\u00eb fush\u00ebs. Mbani dor\u00ebn edhe me shpenzimet.<br \/>\nDhjetori nuk \u00ebsht\u00eb muaji ideal p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb projekte t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb dashuri, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00ebse jeni n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me dik\u00eb q\u00eb ndodhet larg. N\u00ebse nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dashurie ka lindur n\u00eb korrik, nuk po them se k\u00ebt\u00eb muaj do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb makth, por do t\u00eb viheni n\u00eb pozit\u00eb dhe do t\u00eb zbuloni sa r\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ju keni besim tek aft\u00ebsit\u00eb tuaja. Por a kan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt? A ju mbron m\u00eb ndokush? Q\u00eb kur Jupiteri ka nisur ndikimin negativ, nuk dini m\u00eb se kujt duhet t\u2019i zini bes\u00eb. Kjo dilem\u00eb hap telashe t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb dashuri. N\u00ebse ktheheni n\u00eb sht\u00ebpi me ankth, partneri\/ja mund t\u00eb mendoj\u00eb se shkaku \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ai\/ajo. Edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e q\u00ebndrueshme mund t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb kriza, p\u00ebr shkak t\u00eb monotonis\u00eb. Megjithat\u00eb, tradhtia do t\u00eb ishte zgjidhja m\u00eb e keqe n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ruani qet\u00ebsin\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb vit kalojini festat me personat e duhur. Gjendja paraqitet m\u00eb pozitive p\u00ebr personat pa angazhime.<br \/>\nTensioni vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm. Duhet t\u00eb shmangni sa m\u00eb tep\u00ebr situatat q\u00eb shkaktojn\u00eb ankth apo v\u00ebshtir\u00ebsi. Ndonj\u00eb dhimbje koke apo shqet\u00ebsim t\u00eb vog\u00ebl do ta ndieni rreth datave 14-15, por pas dat\u00ebs 21 nis rikuperimi fizik. Festat do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb sprov\u00eb p\u00ebr \u00e7iftet, por edhe p\u00ebr personat e angazhuar me pun\u00eb. Reduktoni sa m\u00eb par\u00eb stresin dhe flini disa or\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Gaforrja<\/p>\n<p>Iniciativa nuk do t\u2019ju mungoj\u00eb, as vullneti p\u00ebr t\u00eb vepruar. Planet\u00ebt do t\u2019ju vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb kap\u00ebrceni mjaft v\u00ebshtir\u00ebsi, si edhe t\u00eb p\u00ebrballeni me rival\u00ebt. N\u00ebse prisni ndonj\u00eb aprovim, yjet jan\u00eb t\u00eb an\u00ebn tuaj. Megjithat\u00eb, edhe n\u00eb rast fitoresh, konfliktet do t\u00eb vijojn\u00eb, sepse Saturni ka ndikim negativ. Planet\u00ebt e tjer\u00eb ju ndihmojn\u00eb t\u2019i kap\u00ebrceni v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb gjat\u00eb dhjetorit dhe, q\u00eb prej dat\u00ebs 14, vijn\u00eb lajme t\u00eb mira. N\u00eb vigjiljen e Krishtlindjes mund t\u00eb merrni nj\u00eb surpriz\u00eb t\u00eb bukur, pasi H\u00ebna kalon n\u00eb shenj\u00eb. \u00c7do e keqe e ka nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga pas! N\u00ebse keni hasur ndonj\u00eb penges\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit, tani do t\u2019ia nisni nga e para me vullnet m\u00eb t\u00eb madh.<br \/>\nViti 2020 ishte nj\u00eb vit konfliktuar dhe plot ulje-ngritje n\u00eb aspektin e ndjenjave. N\u00ebse \u00e7ifti juaj i ka kap\u00ebrcyer sprovat e pranver\u00eb-ver\u00ebs, tashm\u00eb ndiheni m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb motivuar. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb lindurve n\u00eb shenj\u00ebn tuaj kan\u00eb gjetur streh\u00eb te dashuria, sa her\u00eb keni pasur probleme fizike apo profesionale. N\u00ebse keni zgjedhur personin e gabuar, tanim\u00eb e keni konstatuar dhe po p\u00ebrballeni me realitetin. Historia jaj e dashuris\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballet me sprovat dhe nervozizmin q\u00eb shkakton Saturni. Megjithat\u00eb, po ky planet ju ka ndihmuar t\u00eb ktheni faqe, n\u00eb rastet e konflikteve t\u00eb gjata t\u00eb dy viteve t\u00eb fundit. N\u00ebse ndonj\u00ebri prej jush do t\u00eb martohet p\u00ebr s\u00eb dyti, mund t\u00eb has\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 p\u00ebr shkak t\u00eb ndonj\u00eb dokumenti. N\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ju, do t\u00eb doni ta keni sa m\u00eb pran\u00eb, por kujdes me debatet dhe z\u00ebnkat m\u00eb dat\u00eb 29 dhe 30. Dita e fundit t\u00eb vitit dhe festa e Vitit t\u00eb Ri paraqitet e qet\u00eb dhe me takime interesante.<br \/>\nIshte nj\u00eb vit i ngarkuar dhe i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb aspektin fizik e mendor, por, tani q\u00eb keni kap\u00ebrcyer v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, situata po p\u00ebrmir\u00ebsohet. Prej mesit t\u00eb dhjetorit, mund t\u00eb takoni njer\u00ebz q\u00eb do t\u2019ju japin k\u00ebshilla t\u00eb vyera p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Datat 4, 5, 14 dhe 15 paraqiten dit\u00eb me fat. M\u00eb dat\u00eb 31 mund t\u2019i lejoni vetes ndonj\u00eb marr\u00ebzi t\u00eb vog\u00ebl, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb nata e Vitit t\u00eb Ri.<\/p>\n<p>Luani<\/p>\n<p>Jupiteri ka ende ndikim pozitiv, por do t\u2019ju duhet t\u00eb kaloni nj\u00eb situat\u00eb kaotike rreth dat\u00ebs 4 dhjetor. Megjithat\u00eb, e ardhmja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qart\u00eb dhe me doza t\u00eb larta krijimtarie. N\u00ebse n\u00eb fillim t\u00eb vitit ju k\u00ebshillova q\u00eb t\u00eb vepronit me maturi, tanim\u00eb ka ardhur koha q\u00eb t\u2019ju nxis t\u00eb nd\u00ebrmerrni nisma dhe projekte t\u00eb reja. Do ta keni m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019i konkretizoni ato, si edhe t\u00eb shfryt\u00ebzoni raste q\u00eb do t\u2019ju hapin rrug\u00eb t\u00eb reja. Edhe sfera ekonomike paraqitet m\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe me t\u00eb ardhurat do t\u00eb arrini t\u00eb mbuloni shum\u00eb shpenzime e detyrime. Do t\u00eb gjeni zgjidhje edhe p\u00ebr ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore t\u00eb mbetur pezull. N\u00ebse keni nj\u00eb aktivitet privat, jeni gati t\u2019ia nisni nga e para, tashme me mund\u00ebsi t\u00eb shumta. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe pengesat e fillimit t\u00eb vitit, tashm\u00eb do t\u00eb zhduken dhe do t\u00eb gjeni ekuilibrin profesional dhe financiar.<br \/>\nShum\u00eb debate n\u00eb sfer\u00ebn e ndjenjave. Duhet t\u00eb analizoni me veten n\u00ebse nj\u00eb histori e s\u00eb shkuar\u00ebs po ju hap telashe, apo n\u00ebse keni probleme p\u00ebr t\u00eb zgjidhur n\u00eb raportin aktual. N\u00ebse e mbani ende mendjen tek e shkuara, raporti b\u00ebhet i v\u00ebshtir\u00eb dhe z\u00ebnkat jan\u00eb t\u00eb shpeshta. Ktheni faqe! \u00c7iftet e konsoliduara, q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb lindin f\u00ebmij\u00eb, i presin lajme t\u00eb mira n\u00eb vitin 2021.<br \/>\nT\u00eb rinjt\u00eb i k\u00ebshilloj q\u00eb t\u2019i marrin leht\u00eb aventurat dashurore, pasi nuk premtojn\u00eb p\u00ebr mir\u00eb. Megjithat\u00eb, dhjetori \u00ebsht\u00eb muaji kur do t\u00eb zgjidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shum\u00eb situata. Pas dat\u00ebs 12, me ndih\u00ebn e M\u00ebrkurit do t\u00eb dukeni edhe m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs.<br \/>\nDatat 17, 25 dhe 26 paraqiten mjaft interesante. Madje, Krishtlindja mund t\u00eb jet\u00eb pasionale p\u00ebr ndok\u00ebnd prej jush.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb muaji i duhur p\u00ebr t\u00eb planifikuar disa dit\u00eb pushimi, q\u00eb do t\u00eb kulmojn\u00eb p\u00ebr Krishtlindje. Edhe pse keni qen\u00eb t\u00eb tensionuar s\u00eb fundmi, pritet nj\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje fizike dhe mendore. B\u00ebni nj\u00eb kontroll t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs n\u00eb dhjet\u00ebdit\u00ebshin e par\u00eb t\u00eb muajit. Duhet t\u00eb ushqeheni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Virgj\u00ebresha<\/p>\n<p>Ndikimi negativ i Marsit do t\u2019ju shtyj\u00eb t\u00eb bini pre e provokimeve. T\u00eb enjten, m\u00eb dat\u00eb 6 dhjetor, mund t\u00eb ndiheni aq t\u00eb lodhur, sa do t\u2019ju lind\u00eb d\u00ebshira t\u00eb hiqni dor\u00eb nga gjith\u00e7ka. Duhet t\u00eb shmangni \u00e7do lloj stresi t\u00eb tep\u00ebrt, pasi kur mendja dhe fiziku juaj nuk jan\u00eb n\u00eb sintoni t\u00eb plot\u00eb, ulet ndjesh\u00ebm edhe rendimenti n\u00eb pun\u00eb. Do t\u00eb ishte shum\u00eb keq t\u00eb \u00e7oni d\u00ebm gjith\u00e7ka q\u00eb keni arritur deri tani. N\u00ebse nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pune nuk varet prej jush, kini kujdes se mund t\u00eb tensionoheni dhe t\u00eb b\u00ebheni pjes\u00eb e debateve me tone t\u00eb larta. Konkurrenca \u00ebsht\u00eb e pam\u00ebshirshme dhe nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb dikush t\u2019ju ngul\u00eb thik\u00ebn pas shpine. Lini m\u00ebnjan\u00eb pasigurin\u00eb dhe p\u00ebrqendrohuni te profesionalizmi! P\u00ebrkushtimi do t\u2019ju shp\u00ebrblehet, por p\u00ebrgatituni p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb fort\u00eb llogarie nga nj\u00eb epror.<br \/>\nDashuria k\u00ebrkon koh\u00eb dhe liri, q\u00eb t\u00eb forcohet m\u00eb tep\u00ebr. Tashm\u00eb jeni n\u00eb faz\u00eb meditimi dhe mund t\u00eb sprapseni, n\u00ebse dikush nuk ju kupton. Vitin e shkuar kaluat nj\u00eb ndryshim drastik n\u00eb dashuri dhe tani ka ardhur koha t\u00eb b\u00ebni bilancin me rezultatet e atij ndryshimi. P\u00ebr shembull, mund t\u2019i riktheheni nj\u00eb lidhjeje t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb. Apo n\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb re dashurie dhe ish-partneri\/ja nuk ju l\u00eb t\u00eb qet\u00eb, priten z\u00ebnka t\u00eb m\u00ebtejshme, k\u00ebt\u00eb her\u00eb jo vet\u00ebm me fjal\u00eb. Do t\u2019ju duhet t\u2019i drejtoheni avokatit. Dashuria ka mbetur n\u00eb vendnum\u00ebro. \u00c7iftet e forta nuk i druhen asgj\u00ebje, por ato n\u00eb kriz\u00eb p\u00ebsojn\u00eb l\u00ebkundje dhe duhet t\u2019u b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb disa sprovave.<br \/>\nQ\u00eb prej muajit t\u00eb kaluar, po mundoheni t\u00eb gjeni pak\u00ebz qet\u00ebsi, por nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjeni harmonin\u00eb mes zemr\u00ebs dhe arsyes. Ushqim i sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe pushim u rekomandohet atyre q\u00eb i pret nj\u00eb pun\u00eb e lodhshme dhe stresuese, apo grave q\u00eb presin n\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Rreth dat\u00ebs 21, p\u00ebrpiquni t\u00eb shmangni \u00e7do lloj stresi, madje, reduktoni edhe fluksin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Peshorja<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor nuk do t\u00eb zgjidhen t\u00eb gjitha problemet e jet\u00ebs, por do ta shihni t\u00eb ardhmen me optimiz\u00ebm. Me ndikimin pozitiv t\u00eb M\u00ebrkurit dhe Diellit mund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb e papritur. Fati do t\u00eb prij\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb provime apo q\u00eb do t\u00eb v\u00ebn\u00eb veten e tyre n\u00eb prov\u00eb brenda pranver\u00ebs s\u00eb vitit 2021. T\u00eb ardhurat do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, edhe pse do t\u00eb shkojn\u00eb thuajse t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimet e shumta, si kredit\u00eb apo faturat e grumbulluara gjat\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit. N\u00ebse keni nd\u00ebrprer\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me ndonj\u00eb ish-ortak, do t\u00eb merrni nj\u00eb lajm shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, gjithmon\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb situatave. Do t\u2019ju lindin ide t\u00eb reja, t\u00eb cilat do t\u2019i vini n\u00eb zbatim me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb dhe ortak\u00eb. Dit\u00ebt m\u00eb me fat jan\u00eb ato n\u00eb harkun kohor mes datave 21 dhe 29. P\u00ebrpiquni t\u00eb mos i kaloni festat n\u00eb pun\u00eb, sidomos Krishtlindjen!<br \/>\nKa qen\u00eb nj\u00eb vit i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb vitin e kaluar. Keni mundur t\u00eb gjeni pak\u00ebz qet\u00ebsi vet\u00ebm muajt e fundit. Pozicionimi i planet\u00ebve do t\u2019ju ndihmoj\u00eb t\u00eb zgjidhni problemet familjare dhe t\u00eb sheshoni mosmarr\u00ebveshjet e s\u00eb shkuar\u00ebs. Prej dat\u00ebs 12, marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb \u00e7ift do t\u00eb ecin m\u00eb mir\u00eb. Do t\u00eb ndieni nj\u00eb p\u00eblqim t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shigjetar apo Akrep. T\u00eb dish t\u00eb jetosh me dhimbjen q\u00eb t\u00eb kan\u00eb shkaktuar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme. Jehona e nj\u00eb puthjeje oshtin m\u00eb shum\u00eb se ajo e nj\u00eb vet\u00ebtime dhe ju do t\u00eb keni mund\u00ebsi t\u00eb puthni nj\u00eb person mjaft t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb harkun kohor 29-31 dhjetor. Do t\u00eb gjeni s\u00ebrish d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dashuruar, sepse situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qart\u00eb dhe disa t\u00eb v\u00ebrteta nuk fshihen m\u00eb.<br \/>\nEnergjia e madhe e dhjetorit duhet shfryt\u00ebzuar m\u00eb s\u00eb miri. Dit\u00ebt m\u00eb interesante jan\u00eb datat 11, 12 dhe 21. M\u00ebrkuri ju ndihmon n\u00eb momente nervozizmi dhe shton d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb m\u00eb tep\u00ebr me aspektin fizik.<\/p>\n<p>Akrepi<\/p>\n<p>Dhjetori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muaj q\u00eb do t\u2019ju fal\u00eb mjaft k\u00ebnaq\u00ebsi dhe do t\u2019ju sjell\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shumta. Ndikimi pozitiv i Marsit do t\u00eb zhbllokoj\u00eb disa situata t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs dhe prej dat\u00eb 14 dhjetor priten lajme t\u00eb mira. N\u00ebse keni nisur rishtas nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka mjaft pozitive, sepse do t\u2019ju shtoj\u00eb frym\u00ebzimin. K\u00ebtu vlen t\u00eb theksojm\u00eb se personat q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kontakt me publikun do t\u00eb jen\u00eb mjaft t\u00eb zhd\u00ebrvjell\u00ebt dhe me ide brilante, q\u00eb do t\u2019u sigurojn\u00eb nj\u00eb sukses t\u00eb madh personal. Njohjet jan\u00eb t\u00eb volitshme, pasi dikush mund t\u2019ju b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb propozim t\u00eb frytsh\u00ebm, apo mund t\u2019i riktheheni nj\u00eb nisme t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2020 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb beft\u00eb.<br \/>\nMuaji i fundit i vitit \u00ebsht\u00eb mjaft i favorsh\u00ebm p\u00ebr ju. Venusi \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shenj\u00ebn tuaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Jupiteri ju ndihmon q\u00eb t\u00eb rifitoni para, n\u00ebse keni pasur shpenzime t\u00eb shumta s\u00eb fundmi. Neptuni, planeti i \u00ebnd\u00ebrrimtar\u00ebve, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Venusin, do t\u00eb stimulojn\u00eb rikthimin e nj\u00eb historie dashurie. Yjet favorizojn\u00eb konkretizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb \u00e7ift, martesat, fejesat, bashk\u00ebjetesat, por edhe ndarjet pa dhimbje. N\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb konsoliduar, mund t\u00eb merrni nj\u00eb lajm shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb jav\u00ebn para dat\u00ebs 25 dhjetor. Krishtlindja karakterizohet nga ndikimi pozitiv i H\u00ebn\u00ebs, kurse Viti i Ri nga H\u00ebna n\u00eb shenj\u00eb. Ndaj, ju presin risi!<br \/>\nViti mbyllet me shum\u00eb n\u00eb pak shqet\u00ebsim. Marsi i bezdissh\u00ebm, q\u00eb ju ka shkaktuar probleme sh\u00ebndet\u00ebsore apo stres gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit dhe ju ka detyruar t\u00eb b\u00ebni kontrolle mjek\u00ebsore, tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb favorin tuaj. Terapit\u00eb q\u00eb nisin m\u00eb dat\u00eb 12 do t\u00eb ken\u00eb ecuri t\u00eb shk\u00eblqyer. B\u00ebni pak pushim gjat\u00eb festave!<\/p>\n<p>Shigjetari<\/p>\n<p>Tanim\u00eb nuk ju ndal dot askush! Jupiteri do t\u00eb ket\u00eb ndikim pozitiv, nd\u00ebrsa M\u00ebrkuri do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pozicion t\u00eb favorsh\u00ebm prej dat\u00ebs 12 dhjetor. Dhe ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb ndryshimi p\u00ebr mir\u00eb n\u00eb profesionin tuaj. Edhe 2021 do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb projekte dhe propozime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Shitblerjet do t\u00eb jen\u00eb mjaft t\u00eb volitshme. N\u00ebse keni pasur v\u00ebshtir\u00ebsi financiare, prej dhjetorit do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb me p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm. Edhe pse planet\u00ebt ju vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebnaqeni me ndonj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mesme, t\u00eb shisni di\u00e7ka q\u00eb nuk ju duhet, edhe sikur t\u00eb humbni disa t\u00eb holla. Ka nisur nj\u00eb periudh\u00eb kur mund ta ndryshoni kryek\u00ebput jet\u00ebn tuaj, po t\u00eb doni. N\u00ebse keni p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb paketa aksionare, prisni deri n\u00eb janar t\u00eb 2021-shit.<br \/>\nDashuria \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb. Do t\u00eb tregoheni m\u00eb mir\u00ebkuptues dhe t\u00eb duruar, derisa ta \u00e7oni n\u00eb vendin e duhur marr\u00ebdh\u00ebnien n\u00eb \u00e7ift. Nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshiheni n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me persona t\u00eb martuar apo shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm prej jush. Periudha \u00ebsht\u00eb mjaft interesante, do t\u2019ju paraqiten raste t\u00eb shumta dhe do t\u00eb keni mund\u00ebsi zgjedhjeje. Planet\u00ebt favorizojn\u00eb shum\u00eb projektet p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kap\u00ebrceni problematikat e s\u00eb shkuar\u00ebs. Takimet e reja jan\u00eb mjaft premtuese dhe t\u00eb k\u00ebndshme. Pozicionimi i planet\u00ebve p\u00ebr Krishtlindje \u00ebsht\u00eb mjaft interesant dhe mund t\u2019ju b\u00ebj\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb bukur, nj\u00eb puthje, nj\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelje, apo vet\u00eb dashurin\u00eb!<br \/>\nE dim\u00eb q\u00eb jeni shpirtra t\u00eb lir\u00eb dhe q\u00eb nuk njihni caqe, por duhet t\u2019i kushtoni pak m\u00eb tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi mir\u00ebqenies suaj. N\u00eb aspektin psikofizik, rrezikoni t\u00eb b\u00ebni shum\u00eb gj\u00ebra nj\u00ebher\u00ebsh dhe t\u00eb ndieni lodhje t\u00eb skajshme. Shmangni \u00e7do stres t\u00eb mundsh\u00ebm rreth dat\u00ebs 14. Harku kohor mes Krishtlindjes dhe Vitit t\u00eb Ri do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje fizike dhe mendore. Do ta nisni vitin plot energji dhe vrull.<\/p>\n<p>Bricjapi<\/p>\n<p>Fundi i vitit sjell nj\u00eb sukses t\u00eb madh personal p\u00ebr t\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn tuaj. N\u00ebse jeni n\u00eb pozicion drejtues, ka gjasa q\u00eb autoriteti juaj t\u00eb shtohet edhe m\u00eb tep\u00ebr. N\u00ebse jeni t\u00eb pun\u00ebsuar diku dhe kompania \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb kriz\u00eb, do t\u00eb arrini t\u2019ia hidhni paq me ndihm\u00ebn e dikujt. Marsi n\u00eb pozicion t\u00eb favorsh\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb muajit ju sugjeron t\u00eb ndryshoni strategji e taktika, pasi do ta keni m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb arrini pik\u00ebsynimet.<br \/>\nN\u00ebse nuk e gjeni veten n\u00eb ambientin ku punoni, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb aft\u00ebsive dhe p\u00ebrgatitjes q\u00eb keni, hidhni nj\u00eb sy diku gjetk\u00eb.<br \/>\nN\u00ebnshkrimi i kontratave apo marr\u00ebveshjeve favorizohet ndjesh\u00ebm n\u00eb datat 4, 5 dhe 14. Keni shum\u00eb pun\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe nuk do t\u00eb ishte \u00e7udi po t\u00eb punonit edhe gjat\u00eb festave. P\u00ebrpiquni t\u00eb lini pak vend edhe p\u00ebr jet\u00ebn tuaj private.<br \/>\nPlanet\u00ebt jan\u00eb pro dashuris\u00eb dhe ju i keni idet\u00eb e qarta. Ju vet\u00eb nuk do t\u00eb stisni debate, por mund t\u2019ju duhet t\u00eb zgjidhni ndonj\u00eb mosmarr\u00ebveshje apo keqkuptim me dik\u00eb q\u00eb po kalon nj\u00eb kriz\u00eb personale. Megjithat\u00eb, situat\u00ebn do ta keni ju n\u00eb dor\u00eb dhe vendimet do t\u2019i merrni po vet\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb favorizuara edhe vendimet q\u00eb kan\u00eb lidhje me shitblerjet e pasurive t\u00eb patundshme, apo nismat p\u00ebr t\u00eb shtuar pasurin\u00eb e familjes. Ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballeni me krizat n\u00eb \u00e7ift, t\u00eb cilat i keni anashkaluar deri tani prej krenaris\u00eb s\u00eb tepruar. Lidhjet e reja q\u00eb do t\u00eb lindin n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb do t\u00eb jen\u00eb premtuese dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Ajo shk\u00ebndija fatale mund t\u00eb ndizet kudo, gjat\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi, gjat\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitjeje, apo pasi t\u00eb ndryshoni vendin e pun\u00ebs. P\u00ebr Vit t\u00eb Ri priten takime dhe nisma fatsjell\u00ebse.<br \/>\nViti mbyllet mir\u00eb, me energji t\u00eb shumta. Me Diellin n\u00eb shenj\u00eb, mund t\u00eb kap\u00ebrceni disa shqet\u00ebsime fizike dhe t\u00eb ndiheni n\u00eb form\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. N\u00ebse ndokush prej jush do t\u00eb nis\u00eb ndonj\u00eb terapi me rekomandimin e nj\u00eb mjeku specialist, do t\u00eb gjej\u00eb qet\u00ebsi shpirt\u00ebrore. Kujdes me t\u00eb ftohtin n\u00eb datat 16, 17 dhe 21!<\/p>\n<p>Ujori<\/p>\n<p>Dhjetori \u00ebsht\u00eb muaj q\u00eb nis n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb interesante. Do t\u00eb k\u00ebrkoni q\u00eb tani konfirmime p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm. Periudha kritike, q\u00eb kulmoi n\u00eb harkun kohor korrik-gusht, duket se ka p\u00ebrfunduar. Edhe ata q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ndryshim drastik, tanim\u00eb ndihen m\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Sfera financiare mbetet ende disi e trazuar, por mund t\u00eb gjeni ndonj\u00eb zgjidhje p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb. Po ashtu, vazhdojn\u00eb ende debatet n\u00eb familje apo me ish-partnerin\/en, p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive financiare. Megjithat\u00eb, situata do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb p\u00ebr mir\u00eb prej dat\u00ebs 12, fal\u00eb ndikimit pozitiv t\u00eb M\u00ebrkurit. Ndonj\u00ebher\u00eb, jeta juaj vijon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cikleve, disa mbyllen p\u00ebrfundimisht, p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb rrug\u00eb t\u00eb lir\u00eb disa t\u00eb tjer\u00ebve. Pas jav\u00ebsh t\u00eb t\u00ebra lodhje, po nis nj\u00eb periudh\u00eb me ide t\u00eb qarta dhe pa t\u00ebrmete t\u00eb forta emocionale.<br \/>\nN\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien n\u00eb \u00e7ift, mund t\u00eb lindin debate t\u00eb forta n\u00eb harkun kohor 1-12 dhjetor, qoft\u00eb edhe p\u00ebr motive banale. N\u00ebse keni nj\u00eb aktivitet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me partnerin, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb merreni vesh p\u00ebr investimin e parave. Historit\u00eb e dashuris\u00eb t\u00eb lindura rishtas do t\u00eb kalojn\u00eb disa situata t\u00eb sikletshme dhe ju nuk do t\u00eb ndiheni rehat me veten tuaj dhe imazhin p\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrcillni te tjetri. Gjendja do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet ndjesh\u00ebm pas dat\u00ebs 15 dhjetor. Kujdes n\u00eb dit\u00ebn e Krishtlindjes! P\u00ebrpiquni t\u2019i kaloni festat me njer\u00ebz q\u00eb v\u00ebrtet ia vlejn\u00eb! Tensionet e gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit tashm\u00eb i keni hedhur pas shpine, por do t\u00eb ndieni gjithsesi pesh\u00ebn e largimit t\u00eb disa personave, se ashtu ishte e shkruar nga fati, ose se ashtu keni vendosur vet\u00eb. Viti 2021 do t\u00eb nis\u00eb plot shpres\u00eb, ndaj mos prishni gjith\u00e7ka p\u00ebr arsye t\u00eb r\u00ebndomta n\u00eb fund t\u00eb vitit.<br \/>\nKeni shum\u00eb pun\u00eb, por edhe nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur. Stimujt mendor\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb dhe lodhja \u00ebsht\u00eb tejet e madhe n\u00eb jav\u00ebn e para t\u00eb dhjetorit. Pas dat\u00ebs 12, gjendja do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, p\u00ebr pasoj\u00eb edhe energjit\u00eb do t\u00eb shtohen ndjesh\u00ebm. Kontakti me natyr\u00ebn do t\u2019ju vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb. P\u00ebrpiquni t\u00eb sh\u00ebtisni sa m\u00eb gjat\u00eb apo t\u00eb kryeni aktivitete \u00e7lodh\u00ebse p\u00ebr mendjen.<\/p>\n<p>Peshqit<\/p>\n<p>Aktivitetet q\u00eb keni nisur prej disa muajsh nuk po i japin ende rezultatet e synuara. Mos u shqet\u00ebsoni! Saturni i mbron nismat e reja, por t\u00eb lindurit n\u00eb fund t\u00eb shkurtit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disi t\u00eb paduruar dhe k\u00ebrkojn\u00eb garanci q\u00eb tani p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Disa pasiguri t\u00eb vogla do t\u2019i hasni edhe n\u00eb aspektin ekonomik. Pas boll\u00ebkut t\u00eb muajve t\u00eb kaluar, ndodheni n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb stanjacioni, por do ta kap\u00ebrceni me leht\u00ebsi, n\u00ebse nuk bini pre e ankthit. Nuk \u00ebsht\u00eb muaj me fitime t\u00eb larta dhe, prej dat\u00ebs 12, duhet t\u00eb keni kujdes, pasi shpenzimet do t\u00eb shtohen. Mund t\u2019ju duhet t\u00eb riparoni ndonj\u00eb defekt t\u00eb makin\u00ebs apo sht\u00ebpis\u00eb. N\u00ebse nuk respektuar afatet p\u00ebr shlyerjen e kredive apo borxheve, tani mund t\u2019ju r\u00ebndojn\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr. Mbase e tashmja nuk \u00ebsht\u00eb e ndritur, por duhet t\u00eb shihni drejt s\u00eb ardhmes me optimiz\u00ebm.<br \/>\nN\u00eb aspektin sentimental, muaji i fundit i vitit premton nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm. Data 31 dhjetor dhe mbr\u00ebmja e Vitit t\u00eb Ri do t\u2019ju dhurojn\u00eb emocione t\u00eb ve\u00e7anta. Liri dhe shpengim, k\u00ebto jan\u00eb dy gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb cilat keni nevoj\u00eb k\u00ebto koh\u00eb. N\u00ebse jeni vet\u00ebm, dhjetori do t\u2019ju sjell\u00eb njohje t\u00eb reja. Ndikimi pozitiv i Marsit dhe Venusit do t\u2019ju ndihmoj\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb. N\u00ebse keni dal\u00eb nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e trazuar, m\u00eb n\u00eb fund, do t\u00eb gjeni qet\u00ebsi. Edhe n\u00ebse keni kaluar ndonj\u00eb proces divorci rishtas, tanim\u00eb do ta shihni m\u00eb qart\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb objektive t\u00eb ardhmen. T\u00eb vetmit q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb ende shqet\u00ebsime n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt jan\u00eb ata q\u00eb mbajn\u00eb histori paralele. Dhjetori sjell emocione, njohje dhe p\u00eblqime t\u00eb reja, por edhe zyrtarizim t\u00eb lidhjeve ekzistuese.<br \/>\nS\u00eb fundmi, keni vuajtur shpesh nga dhimbjet e k\u00ebmb\u00ebve, por situata do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim e sip\u00ebr, por stresi do t\u00eb vijoj\u00eb ende n\u00eb doza t\u00eb larta, p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit negativ t\u00eb M\u00ebrkurit. Kujdes me ftohjen e shpin\u00ebs dhe kontrolloni m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb ushqyerit! Mos e mundoni stomakun n\u00eb dhjet\u00ebdit\u00ebshin e fundit t\u00eb muajit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dashi Bilanci i vitit 2020 nuk ka qen\u00eb fort pozitiv n\u00eb pjes\u00ebs e par\u00eb t\u00eb tij, por tani nis p\u00ebrmir\u00ebsime. Gjat\u00eb muajit dhjetor, disa planet\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":11,"featured_media":41075,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[343],"tags":[],"class_list":["post-41403","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-horoskopi","wpcat-343-id"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.8 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat - Horoskopi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat - Horoskopi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dashi Bilanci i vitit 2020 nuk ka qen\u00eb fort pozitiv n\u00eb pjes\u00ebs e par\u00eb t\u00eb tij, por tani nis p\u00ebrmir\u00ebsime. Gjat\u00eb muajit dhjetor, disa planet\u00eb...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Horoskopi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-12-04T13:06:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/BD93C642-3C3D-460A-AEF9-71045499EB3C.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1125\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"675\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"23 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413\"},\"headline\":\"Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat\",\"datePublished\":\"2020-12-04T13:06:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/\"},\"wordCount\":4575,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/BD93C642-3C3D-460A-AEF9-71045499EB3C.jpeg\",\"articleSection\":[\"HOROSKOPI\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/\",\"name\":\"Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat - Horoskopi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/BD93C642-3C3D-460A-AEF9-71045499EB3C.jpeg\",\"datePublished\":\"2020-12-04T13:06:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/BD93C642-3C3D-460A-AEF9-71045499EB3C.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/BD93C642-3C3D-460A-AEF9-71045499EB3C.jpeg\",\"width\":1125,\"height\":675},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\",\"name\":\"Horoskopi\",\"description\":\"Portali i Te gjithe Shqiptareve\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\",\"name\":\"Horoskopi\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png\",\"width\":230,\"height\":55,\"caption\":\"Horoskopi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/author\/admin-3\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat - Horoskopi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat - Horoskopi","og_description":"Dashi Bilanci i vitit 2020 nuk ka qen\u00eb fort pozitiv n\u00eb pjes\u00ebs e par\u00eb t\u00eb tij, por tani nis p\u00ebrmir\u00ebsime. Gjat\u00eb muajit dhjetor, disa planet\u00eb...","og_url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/","og_site_name":"Horoskopi","article_published_time":"2020-12-04T13:06:12+00:00","og_image":[{"width":1125,"height":675,"url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/BD93C642-3C3D-460A-AEF9-71045499EB3C.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"23 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413"},"headline":"Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat","datePublished":"2020-12-04T13:06:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/"},"wordCount":4575,"publisher":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/BD93C642-3C3D-460A-AEF9-71045499EB3C.jpeg","articleSection":["HOROSKOPI"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/","name":"Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat - Horoskopi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/BD93C642-3C3D-460A-AEF9-71045499EB3C.jpeg","datePublished":"2020-12-04T13:06:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#primaryimage","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/BD93C642-3C3D-460A-AEF9-71045499EB3C.jpeg","contentUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/BD93C642-3C3D-460A-AEF9-71045499EB3C.jpeg","width":1125,"height":675},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/keshtu-do-filloje-viti-2021-ja-cfare-parashikon-astrologia-meri-per-te-gjitha-shenjat\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Keshtu do filloje viti 2021\/ Ja cfare parashikon astrologia Meri per te gjitha shenjat"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/","name":"Horoskopi","description":"Portali i Te gjithe Shqiptareve","publisher":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization","name":"Horoskopi","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png","contentUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png","width":230,"height":55,"caption":"Horoskopi"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g","caption":"admin"},"url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/author\/admin-3\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41403","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/users\/11"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41403"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41403\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41404,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41403\/revisions\/41404"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41403"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41403"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41403"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}