{"id":41454,"date":"2020-12-05T09:16:23","date_gmt":"2020-12-05T09:16:23","guid":{"rendered":"https:\/\/adrianet.al\/?p=41454"},"modified":"2020-12-05T09:16:23","modified_gmt":"2020-12-05T09:16:23","slug":"si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/","title":{"rendered":"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox"},"content":{"rendered":"<p>Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>DASHI: Ky \u00ebsht\u00eb muaji i reflektimit profesional. N\u00ebse prej koh\u00ebsh keni tension mes ortak\u00ebsh dhe bashk\u00ebpunuesish, do t\u00eb arrini nj\u00eb pik\u00eb pa kthim. Tregtar\u00ebt dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit mund t\u00eb mendojn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb, t\u00eb shesin ose t\u00eb transferohen, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb situat\u00ebs. Viti 2021 do t\u00eb jet\u00eb i mbushur me shpresa p\u00ebr ju. N\u00eb fund t\u00eb muajit do t\u00eb prisni lajme t\u00eb mira. Para Krishtlindjes do t\u2019ju paraqitet nj\u00eb projekt afatgjat\u00eb. Ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb prej koh\u00ebsh drejt\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore, do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb sqarohen. N\u00eb raste ekstreme, mund t\u00eb k\u00ebrkohet edhe ndihma e nj\u00eb juristi p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb problematik\u00eb q\u00eb zvarritet prej muajsh. Gjat\u00eb vitit 2021, situatat aspak interesante nuk do t\u00eb ekzistojn\u00eb m\u00eb. Mos iu kund\u00ebrvini t\u00eb gjith\u00ebve, pasi do t\u00eb afroj\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb do t\u2019ju mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb b\u00ebni m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin sentimental, \u00ebsht\u00eb periudh\u00eb refleksioni. Gjithsesi, nuk do t\u00eb mungojn\u00eb problemet mes \u00e7ifteve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kriz\u00eb prej muajsh. Edhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb martuar prej pak koh\u00ebsh duhet t\u00eb sqarojn\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb l\u00ebna pezull. Duhet t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb veprim konkret p\u00ebr t\u2019i treguar partnerit se sa e \u00e7moni. N\u00ebse ky gjest nuk vler\u00ebsohet, mund t\u00eb lindin zhg\u00ebnjime t\u00eb m\u00ebdha dhe larg\u00ebsia do t\u00eb thellohet. N\u00ebse doni t\u00eb takoni dik\u00eb p\u00ebr t\u00eb sqaruar ndonj\u00eb keqkuptim, mos harroni q\u00eb fundi i muajit ju b\u00ebn shum\u00eb m\u00eb pak tolerant\u00eb. Kujdes me historit\u00eb e shkuara q\u00eb nuk jan\u00eb sqaruar asnj\u00ebher\u00eb plot\u00ebsisht, pasi mund t\u00eb jen\u00eb shkaktare trazirash dhe polemikash. Duhet t\u00eb mendoheni mir\u00eb n\u00eb lidhje me disa zgjedhje familjare. Mund t\u00eb keni edhe diskutime q\u00eb lidhen me pron\u00ebn, ndaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u2019i shmangni p\u00ebrballjet n\u00eb fund t\u00eb vitit. N\u00eb fund t\u00eb vitit duhet t\u00eb b\u00ebni kujdes n\u00eb planin psikofizik, sepse mund t\u00eb p\u00ebrjetoni momente sikleti dhe nervozizmi. Mund t\u00eb keni nj\u00eb moment tensioni t\u00eb fort\u00eb rreth dat\u00ebs 12. Mund t\u00eb p\u00ebrballoni me sukses problemet me reumatizmin. Do t\u00eb nervozoheni p\u00ebr shkak t\u00eb shpenzimeve t\u00eb tep\u00ebrta, t\u00eb paparashikuara, q\u00eb mund t\u00eb shkaktojn\u00eb debate familjare.<\/p>\n<p>DEMI: Projektet tuaja profesionale kan\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Planet\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb vitit 2021 jan\u00eb n\u00eb favorin tuaj, por duhet t\u00eb kap\u00ebrceni nevojat e p\u00ebrditshme. P\u00ebr sa i takon aspektit ekonomik, e dini q\u00eb duhet t\u00eb merreni me shum\u00eb riparime, prishje, n\u00eb sht\u00ebpi ose zyr\u00eb. Rreth Krishtlindjes mund t\u00eb merrni nj\u00eb lajm t\u00eb bukur. Nuk do t\u00eb keni fitime t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, por do t\u00eb ndieni shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Duhet thjesht t\u00eb b\u00ebni kujdes me investimet. Gjithashtu, s\u2019duhet t\u00eb ekspozoheni tep\u00ebr. Mund t\u2019ju r\u00ebndohen borxhe t\u00eb prapambetura.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb muajit t\u00eb fundit t\u00eb vitit mund ta merrni veten nga ana sentimentale. N\u00ebse keni pasur diskutime, ose nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ka qen\u00eb e tensionuar, duhet t\u00eb tregoheni t\u00eb kujdessh\u00ebm deri m\u00eb dat\u00eb 15. N\u00eb datat 4, 6, 11 dhe 13 duhet t\u00eb tregoheni t\u00eb matur n\u00eb lidhjet q\u00eb kan\u00eb pasur probleme n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. N\u00eb fund t\u00eb muajit paraqitet nj\u00eb horoskop i shk\u00eblqyer p\u00ebr ju, pasi do ta keni m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb bisedoni p\u00ebr t\u00eb rigjetur qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb dashuri. Krishtlindja dhe Viti i Ri jan\u00eb festa ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb favorshme p\u00ebr ju, p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb H\u00ebn\u00ebs n\u00eb shenj\u00ebn tuaj. Mund t\u00eb keni probleme fizike rreth dat\u00ebs 11. Duhet t\u2019i kushtoni r\u00ebnd\u00ebsi ushqyerjes. Mund t\u00eb filloni terapi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb, sidomos pas dat\u00ebs 21. Ata q\u00eb duan t\u00eb nisin nj\u00eb kur\u00eb, mund t\u00eb fillojn\u00eb jav\u00ebn e fundit t\u00eb dhjetorit p\u00ebr rezultate m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>BINJAK\u00cbT: Muaj q\u00eb nis rr\u00ebmujsh\u00ebm dhe p\u00ebrfundon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb interesante, pas ndikimit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Saturnit rreth dat\u00ebs 17, i cili do t\u00eb pasohet nga ndikimi i Jupiterit m\u00eb dat\u00eb 19. Megjithat\u00eb, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi ekonomik ka ende disa probleme, pasi do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ku do t\u00eb shpenzoni p\u00ebr d\u00ebmtime, riparime t\u00eb paparashikuara ose \u00e7\u00ebshtje familjare. Por pas k\u00ebsaj periudhe, fitimet do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb optimiste. Duhet t\u00eb duroni pak, ndon\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb muaj q\u00eb prisni q\u00eb situata t\u00eb ndryshoj\u00eb. Pas k\u00ebtyre muajve t\u00eb lodhsh\u00ebm, m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb krijohet nj\u00eb mund\u00ebsi dhe do t\u00eb keni ide dhe propozime t\u00eb mira q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb. Mund t\u00eb paraqitet rasti q\u00eb t\u00eb rifilloni at\u00eb q\u00eb e kishit nd\u00ebrprer\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Gjat\u00eb datave 14 dhe 21 duhet t\u00eb tregoni t\u00eb kujdessh\u00ebm me shpenzimet.<\/p>\n<p>Debatet e lindura q\u00eb n\u00eb tetor mund t\u00eb jen\u00eb burim i ndonj\u00eb problemi t\u00eb ri rreth dat\u00ebs 15. Gjithsesi, duhet kuptuar edhe gjendja e partnerit. N\u00ebse nuk ka v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha, do ta kap\u00ebrceni gjith\u00e7ka pa problem. Ndonj\u00ebher\u00eb ju duket sikur flisni me nj\u00eb t\u00eb huaj. Duhet t\u00eb mendoni p\u00ebr t\u00eb ardhmen, sepse dhjetori do t\u00eb zhduk\u00eb pasigurit\u00eb dhe muajt e ardhsh\u00ebm jan\u00eb n\u00eb favorin tuaj! Ata q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb dashuri t\u00eb papritur. Kush \u00ebsht\u00eb i lidhur prej koh\u00ebsh, do ta ligj\u00ebroj\u00eb tani at\u00eb. Nuk k\u00ebshillohen diskutimet tani, pasi mund t\u00eb shkat\u00ebrroni gjith\u00e7ka p\u00ebr motive banale. Gjat\u00eb muajit do t\u00eb ndieni lodhje psikofizike, si dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rifituar pak qet\u00ebsi. Do t\u00eb ket\u00eb dit\u00eb q\u00eb do t\u00eb humbni v\u00ebrtet toruan, por m\u00eb mir\u00eb shmangini udh\u00ebtimet e gjata dhe tensionet rreth datave 7, 8, 14 dhe 20. Fundi i vitit do t\u2019ju sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb qet\u00ebsi, nd\u00ebrsa viti 2021 do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb interesant p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>GAFORRJA: Ky mund t\u00eb quhet muaji i \u00e7lirimit, sidomos pas dat\u00ebs 17, q\u00eb do t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb faz\u00eb rilindjeje dhe qet\u00ebsie. Faza e tejzgjatur, e r\u00ebnduar dhe e mbushur me tensione ka pasur edhe momentet e veta interesante. Ata q\u00eb synonin suksesin n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje, m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb vitin 2021, do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb tregojn\u00eb veten, ndaj nuk duhet t\u00eb dor\u00ebzoheni tani! \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka kushtoi shtrenjt\u00eb, por do t\u2019i shihni rezultatet. \u00c7\u00ebshtjet e pun\u00ebs duhen kryer me shum\u00eb vendosm\u00ebri. Fundi i muajit do t\u00eb jet\u00eb i mbushur me lajme pozitive, pasi situata profesionale \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb dhe nuk p\u00ebrjashtohet nj\u00eb propozim i ri nga janari.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb Venusit deri m\u00eb dat\u00eb 15, dhjetori rikthen ndjenjat. Edhe zemrat e vetmuara ose ata q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb s\u00eb fundmi mund t\u00eb ken\u00eb takime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb muajit. \u00c7iftet q\u00eb kan\u00eb kaluar kriza t\u00eb forta duhet t\u00eb flasin, t\u00eb sqarohen. N\u00ebse nj\u00eb histori ka p\u00ebrfunduar, mos u d\u00ebshp\u00ebroni, sepse datat 11 dhe 13 jan\u00eb vendimtare p\u00ebr emocione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Favorizohen m\u00eb shum\u00eb takimet e reja. Duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb problemet sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb krijuara p\u00ebrgjat\u00eb dy vjet\u00ebve t\u00eb fundit. Duhet t\u00eb b\u00ebni kujdes q\u00eb t\u00eb mos krijoni konflikte me familjen. M\u00eb dat\u00eb 22 dhe 23 \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shmangni shp\u00ebrqendrimet. P\u00ebrreth nuk keni m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz, keni kaluar shum\u00eb peripeci, por tani jeni m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>LUANI: Do ta keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndieni k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb dhjetor, pasi situata profesionale nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb doni t\u00eb ndryshoni di\u00e7ka n\u00eb aspektin profesional, ose jeni t\u00eb detyruar t\u00eb b\u00ebni zgjedhje t\u00eb reja. P\u00ebr shkak t\u00eb ndikimeve t\u00eb jashtme, gj\u00ebrat po ndryshojn\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7asti i duhur q\u00eb t\u00eb b\u00ebni investime t\u00eb nxituara. Ata q\u00eb kan\u00eb konkurrent\u00eb t\u00eb fort\u00eb do t\u00eb zem\u00ebrohen pak, sepse fitorja duket e pamundur. Deri m\u00eb dat\u00eb 20 do t\u00eb kaloni disa peripeci. Mundohuni t\u00eb mos i fryni zjarrit m\u00eb kot, sidomos rreth dat\u00ebs 11. N\u00ebse mendoni se b\u00ebni nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb tuaj, ose n\u00ebse dikush ju ka m\u00ebnjanuar, do t\u2019ju dyfishohet zem\u00ebrimi. Dhjetori \u00ebsht\u00eb muaji i duhur p\u00ebr t\u2019u ndalur pak dhe t\u2019u jepni fund disa situatave t\u00eb pavlera. Nuk ju mungon guximi dhe d\u00ebshira p\u00ebr ta nisur nga e para. Mundohuni t\u00eb b\u00ebni gjith\u00e7ka me qet\u00ebsi, p\u00ebrndryshe rrezikoni t\u00eb humbni para. N\u00ebse keni gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb sqaruar, l\u00ebrini rreth datave 14, 15 ose 22.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb aspektin personal do t\u00eb ndiheni \u00e7uditsh\u00ebm dhe do t\u00eb kaloni disa siklete gjat\u00eb muajit dhjetor. Historit\u00eb e konsoliduara nuk rrezikojn\u00eb shum\u00eb, ndon\u00ebse do t\u00eb keni diskutime q\u00eb lidhen me parat\u00eb. Rrezikojn\u00eb shum\u00eb lidhjet ku nuk ka shum\u00eb mir\u00ebkuptim, por vet\u00ebm konkurrenc\u00eb. Idet\u00eb tuaja mund t\u00eb mos mir\u00ebpriten nga njeriu i zemr\u00ebs, por duhet t\u00eb kuptoni se disa gj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb pamundura. Kujdes me tradhtit\u00eb, pasi mund t\u00eb jen\u00eb zgjidhja m\u00eb e keqe n\u00ebse nj\u00eb lidhje nuk funksionon m\u00eb. Pjesa e par\u00eb e dhjetorit do t\u00eb m\u00eb pak e favorizuar nga yjet krahasim me at\u00eb pas dat\u00ebs 15. \u00c7iftet q\u00eb kan\u00eb pasur probleme do t\u00eb pajtohen rreth dat\u00ebs 23. Nd\u00ebrsa ata q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb prej koh\u00ebsh tensione dhe konflikte nuk do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb durim. B\u00ebni kujdes me sh\u00ebndetin, pjesa e par\u00eb e muajit do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb tensionuar dhe polemik. M\u00eb dat\u00eb 12 do ta keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ruani qet\u00ebsin\u00eb. N\u00eb familje do t\u00eb ket\u00eb nj\u00ebfar\u00eb tensioni, me njer\u00ebz q\u00eb i takoni shpesh gjat\u00eb fundjavave. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb faz\u00eb diskutimesh, sepse do t\u00eb b\u00ebni disa zgjedhje q\u00eb mund t\u2019ju ndryshojn\u00eb jet\u00ebn, duke hequr dor\u00eb nga nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb s\u2019ju intereson m\u00eb.<\/p>\n<p>VIRGJ\u00cbRESHA: Duhet t\u00eb tregoheni racional\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7ka prisni. \u00cbsht\u00eb vit i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por mund t\u2019ju dhuroj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive tuaja konkrete. Nuk duhet t\u2019i anashkaloni propozimet e reja. N\u00ebse prisni nj\u00eb shp\u00ebrblim, do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb faz\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme pik\u00ebrisht n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit dhe mund t\u00eb merrni nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Krishtlindje. Situata vazhdon t\u00eb jet\u00eb e favorshme p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb projekt me partnerin. \u00cbsht\u00eb normale t\u00eb shqet\u00ebsoheni her\u00eb pas here, duke qen\u00eb natyr\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon perfeksionin, por intuita juaj \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkryer dhe do t\u00eb keni di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb datat 7 dhe 8. Duhet t\u2019i besoni instinktit, sepse keni ide t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do diskutim me partnerin duhet t\u00eb shfryt\u00ebzoni dy jav\u00ebt e para t\u00eb muajit, pasi mund t\u00eb lindin polemika rreth datave 13, 14, 27 dhe 28. Muajt e fundit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ngarkuar dhe kan\u00eb shkaktuar shum\u00eb stres, ndaj doni q\u00eb t\u2019ju d\u00ebgjojn\u00eb tani. \u00cbsht\u00eb moment interesant p\u00ebr ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dashurin\u00eb. Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit ka ndryshuar m\u00ebnyra si i p\u00ebrjetoni ndjenjat, jeni m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, ndikoheni m\u00eb pak dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor. Do t\u00eb dini t\u00eb doni s\u00ebrish m\u00eb lirsh\u00ebm dhe me m\u00eb shum\u00eb pasion. Duhet t\u2019i kushtoni m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje k\u00ebnaq\u00ebsive personale dhe njer\u00ebzve t\u00eb dashur. B\u00ebni kujdes me pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb dhjetorit, pasi n\u00eb dit\u00eb t\u00eb caktuara, si data 23, mund t\u00eb mos keni shum\u00eb forc\u00eb fizike. Megjithat\u00eb, bazuar n\u00eb ato q\u00eb keni nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2020, do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb vit i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm,. M\u00eb dat\u00eb 27 duhet t\u00eb shmangi shp\u00ebrqendrimet. Viti 2021 parashikohet i mbushur me shpresa dhe mund\u00ebsi t\u00eb reja.<\/p>\n<p>PESHORJA: Pak e nga pak po shfaqen mund\u00ebsit\u00eb e reja. M\u00eb dat\u00eb 19, Saturni s\u2019do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb armiq\u00ebsor. Pas dy muajve me investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe me ambicie profesionale, m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb merrni at\u00eb q\u00eb d\u00ebshironi. Sip\u00ebrmarr\u00ebsit ose t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit q\u00eb vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kaluan nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb madhe, tani shohin nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb re. Punonj\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb pasur probleme n\u00eb aspektin profesional do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb siguri. M\u00eb n\u00eb fund ka ardhur \u00e7asti t\u00eb mblidhni frytet e mundit tuaj, por mundohuni t\u00eb mos mendoni vet\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebn dhe detyrimet. Ndon\u00ebse \u00e7\u00ebshtjet profesionale ju marrin shum\u00eb koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u2019i kushtoni koh\u00eb vetes dhe familjes, sidomos pas dat\u00ebs 20. Datat 22 dhe 23 jan\u00eb t\u00eb mbushura me pasiguri dhe dyshime, por do t\u00eb jen\u00eb kalimtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shtohet besimi n\u00eb dashuri. Ata q\u00eb kan\u00eb mbyllur nj\u00eb histori, tani do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb re. N\u00ebse shtyni prej koh\u00ebsh nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb, mund ta mendoni deri n\u00eb fund t\u00eb vitit tjet\u00ebr, pasi keni koh\u00eb t\u00eb kthjelloheni p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ishte err\u00ebsuar gjat\u00eb dy vjet\u00ebve t\u00eb fundit. Pas dat\u00ebs 15, ndikimi i Venusit do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb interesant. Do t\u00eb jet\u00eb faz\u00eb e favorshme edhe p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Gjithsesi, edhe ata q\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb dashuri kalimtare, pa u lidhur p\u00ebrjet\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb favorizuar. Gjat\u00eb Vitit t\u00eb Ri duhet t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb mos e teproni, pasi duhet t\u00eb rifitoni energji dhe t\u00eb mendoni p\u00ebr ato q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb vitin tjet\u00ebr. M\u00eb n\u00eb fund, tani do t\u00eb buz\u00ebqeshni dhe madje mund t\u00eb kap\u00ebrceni edhe nj\u00eb problem t\u00eb vog\u00ebl sh\u00ebndet\u00ebsor. Duhet t\u00eb shmangni disa shp\u00ebrqendrime n\u00eb datat 21 dhe 31. Mundohuni t\u00eb ruani sa m\u00eb shum\u00eb qet\u00ebsin\u00eb, t\u00eb merrni fuqi. Ka ardhur momenti t\u00eb merrni s\u00ebrish n\u00eb dor\u00eb jet\u00ebn tuaj. Do t\u00eb keni sukses personal q\u00eb do t\u2019jua shtoj\u00eb vet\u00ebvler\u00ebsimin, ndaj mos kini frik\u00eb!<\/p>\n<p>AKREPI: Ata q\u00eb kan\u00eb ndryshuar pun\u00eb ose shef, jan\u00eb p\u00ebrballur me njer\u00ebz t\u00eb dyshimt\u00eb ose jo besnik\u00eb. Ata q\u00eb deri m\u00eb sot kan\u00eb ruajtur nj\u00eb ekuilib\u00ebr, duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes, sepse edhe durimi e ka nj\u00eb kufi. Ju e dini mjaft mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. M\u00eb dat\u00eb 19 mos iu kund\u00ebrvini askujt, pasi nga tani nis nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb revolucionarizoni jet\u00ebn tuaj profesionale. Do t\u00eb b\u00ebni gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por edhe do t\u2019u jepni fund marr\u00ebdh\u00ebnieve me njer\u00ebz ose situata q\u00eb nuk ju p\u00eblqejn\u00eb m\u00eb. B\u00ebni kujdes me parat\u00eb, vet\u00ebm n\u00ebse keni fatin q\u00eb ju ndihmon familja. Do t\u00eb lind\u00eb nevoja p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb re, t\u00eb shpenzoni m\u00eb shum\u00eb, ose ndoshta edhe t\u00eb afroheni me zyr\u00ebn. Mund t\u2019ju duhet edhe t\u00eb ndryshoni qytet. Do t\u00eb merrni propozime q\u00eb duhet t\u2019i vler\u00ebsoni mir\u00eb m\u00eb dat\u00eb 14.<\/p>\n<p>Duhet t\u2019u krijoni hap\u00ebsir\u00eb ndjenjave, sidomos p\u00ebr t\u00eb ekuilibruar stresin e tep\u00ebrt nga puna. Dhjetori shpalos emocione t\u00eb v\u00ebrteta, sidomos p\u00ebr \u00e7iftet q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme s\u00eb bashku. Mundohuni t\u00eb sqaroheni n\u00ebse keni pasur diskutime p\u00ebr arsye ekonomike. Jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zjarrta lidhjet e krijuara s\u00eb fundmi, sidomos deri m\u00eb dat\u00eb 15. Por mund t\u2019ju b\u00ebjn\u00eb edhe nj\u00eb propozim dashurie rreth dat\u00ebs 20. Kush \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb s\u00eb fundmi, mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb re, me m\u00eb shum\u00eb besim p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb keni nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb, ndon\u00ebse mendoni se keni pasur jet\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. A \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebshtu? Ndoshta sepse jeni kryelart\u00eb dhe nuk harroni leh\u00eb. Nuk gjeni qet\u00ebsi, pasi mendoni gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe doni t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoni situat\u00ebn profesionale dhe at\u00eb ekonomike. Gjithsesi, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi fizik \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb largoni \u00e7do lloj lodhjeje. Viti i Ri k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i favorsh\u00ebm se Krishtlindja, ndaj parashikohet shum\u00eb arg\u00ebtim dhe qet\u00ebsi. Viti 2021 parashikohet me zgjedhje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por edhe me shum\u00eb pun\u00eb dhe angazhime, ndaj duhet t\u00eb filloni q\u00eb tani t\u00eb kurseni energji.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>SHIGJETARI: Viti do t\u00eb mbyllet shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe ndikimi i Marsit dhe M\u00ebrkurit do t\u00eb ndihet maksimalisht m\u00eb dat\u00eb 15. Ky \u00ebsht\u00eb muaji ideal p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore ose profesionale, pasi nuk do t\u00eb mungojn\u00eb p\u00ebrgjigjet pozitive. Dhjetori ju dhuron t\u00eb gjith\u00eb energjin\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb nisur mbar\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb ri. Do t\u00eb keni mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb menaxhoni sipas m\u00ebnyr\u00ebs suaj nj\u00eb pun\u00eb, t\u00eb merrni s\u00ebrish nj\u00eb program q\u00eb jua mor\u00ebn ose t\u00eb merrni nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb majm\u00eb n\u00ebse jeni d\u00ebmtuar. Vitin tjet\u00ebr, shum\u00eb gj\u00ebra do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen por q\u00eb tani ndieni nj\u00eb energji t\u00eb re brenda vetes dhe gjysma e dyt\u00eb e muajit \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ata q\u00eb nuk punojn\u00eb, q\u00eb jan\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb sht\u00ebpi, do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb rikthehen n\u00eb pun\u00eb, ndon\u00ebse kjo varet shum\u00eb nga mosha dhe nga vullneti personal.<\/p>\n<p>Ndjenjat do t\u00eb shp\u00ebrblehen, ndon\u00ebse varet se \u00e7far\u00eb d\u00ebshironi. N\u00ebse k\u00ebrkoni lidhje kalimtare, mund ta keni edhe k\u00ebt\u00eb. \u00cbsht\u00eb muaj i shk\u00eblqyer edhe p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb martohen ose t\u00eb b\u00ebjn\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Duket se e kap\u00ebrcyet faz\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb pranver\u00eb, kur disa lidhje kaluan n\u00eb kriz\u00eb, ose disa t\u00eb tjera nuk e kaluan ver\u00ebn. Do t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtoni nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb konsoliduar. Dhjetori \u00ebsht\u00eb muaj i shk\u00eblqyer, mjafton t\u00eb frekuentoni vendet e duhura dhe do t\u00eb gjeni njeriun e duhur. Do t\u2019i p\u00ebrjetoni lidhjet me m\u00eb shum\u00eb qet\u00ebsi. Beqar\u00ebt duhet t\u2019i dor\u00ebzohen nj\u00eb pasioni t\u00eb ri, ka ardhur momenti ta \u00e7lironi shpirtin. Do t\u00eb favorizohet edhe fusha seksuale. Pozicioni i ri i Saturnit \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb vuajn\u00eb nga reumatizmi, sepse do t\u00eb sh\u00ebrohen m\u00eb mir\u00eb, duke ju b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu edhe m\u00eb pozitiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm ndaj fizikut mund t\u2019i n\u00ebnshtrohen ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje t\u00eb vog\u00ebl estetike.<\/p>\n<p>BRICJAPI: Ndikimi favorizues i Venusit n\u00eb shenj\u00ebn tuaj do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr muaj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sa u takon marr\u00ebdh\u00ebnieve sociale. Ndikimi i M\u00ebrkurit n\u00eb shenj\u00ebn tuaj q\u00eb m\u00eb dat\u00eb 20 do t\u2019ju sjell\u00eb nj\u00eb sukses personal ose nj\u00eb blerje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por edhe ata q\u00eb punojn\u00eb prej nj\u00eb viti me nj\u00eb projekt do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb sukses t\u00eb papritur. Viti 2021 do t\u00eb jet\u00eb viti i fuqizimit ekonomik. Me d\u00ebshir\u00eb, gjith\u00e7ka ndryshohet, mjafton t\u00eb ndiqni rrug\u00ebn e duhur q\u00eb ju ofrojn\u00eb yjet. Ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb volitsh\u00ebm, por edhe vart\u00ebsit, pas nj\u00eb periudhe krize, mund t\u00eb marrin veten n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani ose gjetiu. P\u00ebrgatituni p\u00ebr nj\u00eb 2021 me shum\u00eb forc\u00eb dhe guxim, pasi angazhimi juaj \u00ebsht\u00eb i padiskutuar.<\/p>\n<p>Dashuria rikthehet plot pasion dhe shpresojm\u00eb q\u00eb edhe m\u00eb mosbesuesit t\u00eb hapin zemr\u00ebn. Ka ardhur momenti t\u00eb thoni \u201cpo\u201d ose t\u00eb p\u00ebrjetoni nj\u00eb miq\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb dashurin\u00eb. P\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb mbajtur dy lidhje paralele ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi dy jav\u00ebt e para t\u00eb muajit jan\u00eb intriguese p\u00ebr dashurin\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet familjare jan\u00eb pozitive dhe marr\u00ebdh\u00ebnia me f\u00ebmij\u00ebt do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e qet\u00eb. Do t\u00eb keni shum\u00eb forc\u00eb p\u00ebr ta nisur nga e para dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00ebse dikush k\u00ebrkon t\u2019ju p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb problemet e veta, do t\u00eb mbani nj\u00eb distanc\u00eb kritike, pa u l\u00ebnduar si dikur. Nga data 21 do t\u00eb keni m\u00eb pak paq\u00ebndrueshm\u00ebri emotive dhe m\u00eb shum\u00eb forc\u00eb fizike. Duhet t\u00eb merreni me meditim, n\u00ebse s\u2019keni filluar tashm\u00eb ndonj\u00eb aktivitet shpirt\u00ebror q\u00eb ju b\u00ebn m\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Pjesa e dyt\u00eb e dhjetorit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e k\u00ebndshme dhe nga Krishtlindja do t\u2019ju rikthehet energjia dhe mund\u00ebsia p\u00ebr ta par\u00eb t\u00eb ardhmen me m\u00eb shum\u00eb pozitiviz\u00ebm. Reflektimet tuaja, nj\u00ebsoj si idet\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7muara n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit n\u00eb rritje, ndaj muajt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb volitsh\u00ebm dhe duhet t\u2019i shfryt\u00ebzoni n\u00eb maksimum!<\/p>\n<p>UJORI: Do t\u2019ju shtohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe ekziston mund\u00ebsia t\u00eb kap\u00ebrceni nj\u00eb penges\u00eb q\u00eb do t\u2019ju sjell\u00eb p\u00ebrfitime. T\u00eb gjitha ndryshimet e muajve t\u00eb fundit mund t\u2019ju sjellin sukses. Megjithat\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebni kujdes me financat, pasi nuk duhet t\u2019i shtrini k\u00ebmb\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se jorgani. Mund t\u00eb p\u00ebrshtateni me nj\u00eb stil t\u00eb ri jetese, do t\u00eb merrni edhe nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit. Ata q\u00eb punonin me koh\u00eb t\u00eb pjesshme dhe kan\u00eb treguar se vlejn\u00eb, mund t\u00eb sigurojn\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Afatet mbeten e vetmja an\u00eb negative n\u00eb dy fundjavat e para t\u00eb muajit, ndaj b\u00ebni mir\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshiheni n\u00eb situata shum\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara.Jeta p\u00ebr t\u00eb lindurit n\u00eb shenj\u00ebn e Ujorit ka ndryshuar gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit, p\u00ebr disa arsye. P\u00ebr zgjedhje personale, ose sepse nuk rrethohet m\u00eb nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz si dikur.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb vendoset p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb re emocionale. Mund t\u00eb p\u00ebrmbyllen me k\u00ebnaq\u00ebsi lidhjet q\u00eb s\u2019kan\u00eb m\u00eb arsye t\u00eb ekzistojn\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb lidhje \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7asti i duhur q\u00eb t\u2019i jepni fund. P\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb Venusit n\u00eb shenj\u00ebn tuaj m\u00eb dat\u00eb 15, pjesa e dyt\u00eb e muajit do t\u00eb jet\u00eb periudha m\u00eb interesante p\u00ebr lidhjet e reja, pasi do t\u00eb p\u00ebrjetoni me m\u00eb shum\u00eb qet\u00ebsi jo vet\u00ebm lidhjet, por edhe marr\u00ebdh\u00ebniet familjare. Dikush mund t\u00eb largohet, ndoshta p\u00ebr pak koh\u00eb. Jo p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ndjenjave, por mbase p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit. Ata q\u00eb kan\u00eb dy lidhje paralele duhet t\u00eb vendosin. Viti i Ri do t\u00eb jet\u00eb interesant. Gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb dhjetorit duhet t\u00eb kujdeseni p\u00ebr form\u00ebn tuaj, sikund\u00ebr duhej t\u00eb keni filluar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit. Duhet t\u00eb jetoni t\u00eb tashmen, t\u00eb p\u00ebrballeni me problemet, t\u00eb kap\u00ebrceni zem\u00ebrimin dhe frik\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb keni n\u00eb jet\u00eb. Mir\u00ebqenia lind nga njohja e vetes. Nga data 19 do t\u00eb jeni m\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>PESHQIT: Nuk duhet t\u00eb shpenzoni shum\u00eb. Ata q\u00eb s\u00eb fundmi jan\u00eb em\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb organizuar di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb motivuar dhe n\u00eb dhjetor mund t\u00eb marrin nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb mir\u00eb profesional. Nuk ju mungojn\u00eb impenjimet, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb b\u00ebhet pa stres. Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019ju m\u00ebnjanoj\u00eb vitin e kaluar, tani do t\u00eb mposhtet. Mir\u00ebpritet \u00e7do shp\u00ebrblim ose ngritje n\u00eb detyr\u00eb. Sigurisht q\u00eb mund t\u00eb keni kushte m\u00eb t\u00eb mira, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb b\u00ebni. N\u00ebse punoni n\u00eb nj\u00eb kompani private dhe keni arritur maj\u00ebn e karrier\u00ebs, mund ta menaxhoni m\u00eb s\u00eb miri pun\u00ebn tuaj. Ky \u00ebsht\u00eb muaj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr profesionist\u00ebt e lir\u00eb. Propozimet e lindura n\u00eb n\u00ebntor jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe tani. Viti do t\u00eb mbyllet me nj\u00eb sukses t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm personal. N\u00ebse keni nj\u00eb propozim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, ju k\u00ebshillohet ta b\u00ebni deri m\u00eb dat\u00eb 15.<\/p>\n<p>Kini shum\u00eb kujdes \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb lidhje me pronat, sidomos n\u00ebse keni pasur nj\u00eb problem me t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb lidhje me nj\u00eb trash\u00ebgimi. Dhjetori do t\u00eb rikthej\u00eb disa problematika krejt kalimtare. Nga data 15 deri m\u00eb 31 duhet t\u00eb vendosni \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebni. Shpresojm\u00eb q\u00eb puna t\u00eb mos b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb, t\u00eb mos ju marr\u00eb koh\u00ebn q\u00eb duhet t\u2019ua kushtoni ndjenjave, pasi do t\u00eb ishte gabim t\u00eb mos p\u00ebrjetoni emocionet m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb vitit. B\u00ebni kujdes me polemikat n\u00eb datat 26 dhe 28. Shumica e \u00e7ifteve debatojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb parave, por gabojn\u00eb. Do t\u00eb ndiheni t\u00eb lodhur n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb dhjetorit, dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira jan\u00eb datat 7 dhe 8. Mund t\u00eb stresoheni p\u00ebr shkak t\u00eb parave ose p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje profesionale. Por nga data 21, shum\u00eb gj\u00ebra do t\u00eb sistemohen. Tensioni n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit nuk \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht negativ.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox &nbsp; &nbsp; DASHI: Ky \u00ebsht\u00eb muaji i reflektimit profesional. N\u00ebse&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":11,"featured_media":41455,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[343],"tags":[],"class_list":["post-41454","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-horoskopi","wpcat-343-id"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.8 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox - Horoskopi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox - Horoskopi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox &nbsp; &nbsp; DASHI: Ky \u00ebsht\u00eb muaji i reflektimit profesional. N\u00ebse...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Horoskopi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-12-05T09:16:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox_5fc69af263e49-640x358-1.gif\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"640\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"358\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/gif\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413\"},\"headline\":\"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox\",\"datePublished\":\"2020-12-05T09:16:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/\"},\"wordCount\":4220,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox_5fc69af263e49-640x358-1.gif\",\"articleSection\":[\"HOROSKOPI\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/\",\"name\":\"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox - Horoskopi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox_5fc69af263e49-640x358-1.gif\",\"datePublished\":\"2020-12-05T09:16:23+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox_5fc69af263e49-640x358-1.gif\",\"contentUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox_5fc69af263e49-640x358-1.gif\",\"width\":640,\"height\":358},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\",\"name\":\"Horoskopi\",\"description\":\"Portali i Te gjithe Shqiptareve\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization\",\"name\":\"Horoskopi\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png\",\"width\":230,\"height\":55,\"caption\":\"Horoskopi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"url\":\"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/author\/admin-3\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox - Horoskopi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox - Horoskopi","og_description":"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox &nbsp; &nbsp; DASHI: Ky \u00ebsht\u00eb muaji i reflektimit profesional. N\u00ebse...","og_url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/","og_site_name":"Horoskopi","article_published_time":"2020-12-05T09:16:23+00:00","og_image":[{"width":640,"height":358,"url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox_5fc69af263e49-640x358-1.gif","type":"image\/gif"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413"},"headline":"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox","datePublished":"2020-12-05T09:16:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/"},"wordCount":4220,"publisher":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox_5fc69af263e49-640x358-1.gif","articleSection":["HOROSKOPI"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/","name":"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox - Horoskopi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox_5fc69af263e49-640x358-1.gif","datePublished":"2020-12-05T09:16:23+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#primaryimage","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox_5fc69af263e49-640x358-1.gif","contentUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox_5fc69af263e49-640x358-1.gif","width":640,"height":358},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/si-e-mbyllin-vitin-12-shenjat-e-horoskopit-parashikimi-i-muajit-dhjetor-nga-paolo-fox\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si e mbyllin vitin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i muajit dhjetor nga Paolo Fox"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#website","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/","name":"Horoskopi","description":"Portali i Te gjithe Shqiptareve","publisher":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#organization","name":"Horoskopi","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png","contentUrl":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/cropped-publialb-al-logo-web.png","width":230,"height":55,"caption":"Horoskopi"},"image":{"@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/e07bac72706a33b7c97c948e1599d413","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/40fd5acbefdfcffce159c7c46bce40685fa047e161a93b9a63b4253a5e65d74e?s=96&d=mm&r=g","caption":"admin"},"url":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/author\/admin-3\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/users\/11"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=41454"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41454\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41456,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/41454\/revisions\/41456"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41455"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=41454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=41454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/publialb.al\/horoskopi\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=41454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}