Një ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar janë padyshim Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Besi dhe Xhensila janë bekuar prej më shumë se dy vitesh me fëmijën e tyre të parë, Ajkën vogëlushen shumë të ëmbël që mami dhe babi e publikojnë herë pas here edhe në rrjetet sociale.
Por Instagrami i Xhensilës është kthyer së fundmi në një burim dyshimesh se këngëtarja është në pritje të fëmijës së dytë, shkruan Albeu.com. Tashmë të gjithë e dinë pasionin e këngëtares për palestrën dhe format perfekte për të cilat gjente gjithmonë vend në Instagramin e saj. Por ndryshe po ndodh së fundmi ku ajo ka eleminuar plotësisht këto foto dhe pozon e veshur vetëm me rroba të cilat i mbulojnë barkun.
Kujtojmë se edhe kur fshihte shtatzëninë me Ajkën, këngëtarja veproi në këtë formë Një tjetër detaj që ngriti dyshime është komenti i saj në Instagramin e blogeres shqiptare e cila zbuloi se është në pritje të fëmijës së tretë. “Urime zemër”, shkruan Xhensila në postin e saj. “Urime edhe ty”, ja kthen blogerja duke zbuluar hapur shtatzëninë e këngëtares. Gjithsesi jemi në pritje që këtë lajm të ëmbël ta ndajnë vetë çifti./albeu.com/