Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani në një lidhje me Skype në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, sqaron se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Saimir Tahiri pa qenë i dënuar nga Gjykata.
Zagani: Do ti sqaroj diçka zonjës Basha. Që një shtetas shqiptar të dalë në kërkim ndërkombëtar duhet vendimi i gjykatës. Dhe kur Tahiri më ka vendos në këkrim ndërkombëtar nuk isha as në kërkim, jo më i dënuar. Unë në shtetin zviceran gëzoj mbrojtje të plotë.
Unë përgjigjem për informacionet e mia. Tahiri dhe Habilaj ishin 1 në pisllëqet e Habilajve. Nuk e gjykoj dot prokurorinë, ama Prokurorinë e Krimeve të Rënda e kam gjykuar, sepse ka bërë një hetim false dha pa asnjë provë kundër meje.
marrë nga RTV Ora News