Një fakt mjaft i çuditshëm del nga kontrata e shitjes dhe blerjes së makinës “Audi A8” nga ana e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që gazeta “Shqiptarja.com” i publikon sot në mënyrë ekskluzive. Makina, që tashmë është bërë e famshme, është blerë nga Saimir Tahiri për 21 mijë euro dhe është shitur te Artan Habilaj, pas vetëm 9 muaj përdorimi, më pas për 980 mijë lekë të reja, që janë rreth 7 mijë euro. Pra për një periudhë të shkurtë kohore Saimir Tahiri ka humbur nga kjo makinë 14 mijë euro.
Sipas kontratës së blerjes së makinës Audi A8 më 27.02.2013 shtetasi Saimir Bashkim Tahiri e ka blerë nga shtetasi Naim Loci nga Fushë Kruja për 21 mijë euro këtë automjet. Kjo makinë ishte viti i prodhimit 17.09.2008. Ndërsa sipas kontratës së shitjes së po kësaj makine Audi A8 me targa AA 003 GB të vitit të prodhimit 2008, nga Saimir Bashkim Tahiri tek shtetasi Artan Habilaj, del se ajo është shitur për 980 mijë lekë të reja. Pra kjo makinë është përdorur për vetëm 9 muaj nga Tahiri dhe është shitur sa një e treta e vlerës që ai e ka blerë. Nuk dihet arsyeja që e ka shtyrë ministrin e sapo emëruar në atë periudhë që t’ia shiste makinën e tij kushërinje të largët për një vlerë mjaft të vogë nga sa e kishte blerë.
Sipas tij kur ai ka dashur të shesë makinën i është drejtuar xhaxhait dhe ai i gjeti blerësit. “Kur u emërova ministër m’u duk e arsyeshme të shisja makinën time. Xhaxhai im më gjeti blerës Habilajt dhe e shita siç mund t’ia shisja çdo njeriu. Unë nuk i njoh fare, thjesht kam firmosur kontratën. Saimir Tahiri hedh poshtë akuzat e prokurorisë se ka udhëtuar 4 herë me Habilajt jashtë vendit me makinë. “Kam udhëtuar me familjen, por nuk kam qenë i shoqëruar nga Habilajt. Artan Habilaj nuk ka udhëtuar kurrë në makinën time. Gabim im është që të mos përdorja makinën zyrtare dhe për kollaj mora makinën nga xhaxhait im, meqë ai u bë sebep për ta shitur. Ia kërkova makinën për të shkuar me pushime. Mund të gjeja çdo makina, por në atë kohë më shkoi në mendje të merrja makinën që kisha pasur, kjo më ngarkon me përgjegjësi morale. Kur shkova me pushime i jepja vetë makinës. Me Habilajt nuk kam udhëtuar kurrë në Itali. Në festa familjare mund të kemi qenë në të njëjta vende por s’kam pasur marrëdhënie të ngushtë aq më pak të lejoja zhvillim aktiviteti kriminal. Gabimi im i vetëm është që u shita makinën atyre”, deklaroi ai.
Sipas ligjit aktual që është në fuqi nëse bën një blerë me vlerë mbi 1 milionë lekë të reja atëhere je i detyruar që të vërtetosh burimin e të ardhurave. Kështu në rastin e blerjes së makinës së Saimir Tahirit nga ana e Artan Habilajt, ky i fundit nuk ka qenë i detyruar ta bëjë këtë veprim për vetëm 20 mijë lekë të reja. Habilaj e ka blerë makinën për 980 mijë lekë ndaj nuk e kapte klauzola 1 milionëshe e detyrimit për deklarimin e burimit të ardhura. Mundet që Saimir Tahiri t’ia ketë bërë këtë nder kushëririt të largët, duke bërë një shkelje të vogël ligjore, edhe pse sa ishte emëruar ministër i Brendshëm.
2 thoughts on “Zbardhet kontrata/Tahiri e bleu ‘Audi’-n 21 mijë €, e shiti 7 mijë”
Comments are closed.
keshtu quhesh per burg o Tahiro.
po.