Zbulo dobësinë që ke sipas shenjës së horoskopit

Të gjithë mund të kenë dëgjuar për tiparet negative të cilës prej shenjave të zodiakut, të cilat mund të jenë dhe të parashikueshme nëse bazohemi tek karakteristikat e tyre. Por shpesh herë kur lexojmë për dobësitë e secilës prej shenjave, ka disa që nuk diskutohen shpesh, apo harrohen shpejt. Çdo shenjë e ka një dobësi. A jeni gati të zbuloni tuajën?

Dashi – Temperamenti

Dashi ka një temperament mjaft shpërthyes. Dhe vërtetë e ka të vështirë të kontrollojë veten. Mund të hedhë sende në momentet më shpërthyese ose mund të thotë fjalë tepër lënduese. Në fund ata pendohen, por do ishte mirë të mbanin një thes boksi e ta qëllonin në ato momente.

Demi – Fleksibiliteti

Demi është shenjë toke, që pëlqen stabilitetin dhe vlerësimin për gjërat më të mira në jetë. Vesi që ka demi dhe sigurisht i njohur është që nuk pranon të ndryshojë një qëndrim. Ata mund të bëjnë ndryshime vetëm nëse vërtetë u leverdis. Dhe nëse vendos të bëjë një ndryshim, nuk ka më kthim prapa.

Binjakët – Përqendrimi

Duan të flasin, duan të mësojnë por nuk kanë një përqendrim të mirë. Mendja e një Binjaku është gjithmonë e shpërndarë dhe si rezultat, përqendrimi është i dobët nëse nuk ka të bëjë me diçka që i intereson. Nëse i tregoni një Binjaku diçka të rëndësishme, ka gjasë që ta harrojë.

Gaforrja- Të qenit mbizotërues

Ata që kanë këtë shenjë dihet se janë mbivlerësues, por dihet gjithashtu se janë jashtëzakonisht mbizotërues deri në atë pikë sa kthehen në problematikë. Kjo i bën të tjerët të distancohen, sepse edhe ata kanë nevojë të vlerësohen e të ndihen të tillë. Do ishte mirë ta merrnin në konsideratë sidomos kur janë prindër.

Luani – Përparësitë

Luanët dihet që bëjnë gjithçka për vëmendje. Sidoqoftë, kjo nuk është çështja e vetme që ata kanë. Ata nuk janë më të mirët për t’i drejtuar përparësitë e tyre. Gjëja më e rëndësishme për ta është vetja e tyre. Kjo shkakton disi probleme në çështje familjare. Kur të gjithë merren me një problem, Luani më parë do të provojë rrobat që ka blerë për vete.

Virgjëresha – Relaksimi

Ata që kanë këtë shenjë janë analitikë deri në ekstrem. Dhe kjo është arsyeja pse ata e kanë të vështirë të pushojnë. Nëse diçka nuk është në rregull, ata do fiksohen duke u munduar të kthejnë në diçka perfekte. Dhe kjo bën që ata të stresohen duke mos ditur se si të relaksohen.

Peshorja – Motivimi

Nuk i kanë qejf konfrontimet të çfarëdo lloji. Gjithashtu luftojnë me motivimin. Më shumë preferon të shikojë filmin e preferuar dhe të konsumojë kokoshka duke u relaksuar në divan, sesa të përfundojë një detyrë ose një projekt. I lënë gjithmonë gjërat për t’u bërë në minutën e fundit.

Akrepi – Agresiviteti

Ata që kanë këtë shenjë marrin notën 10 në ruajtjen e sekreteve, por janë tepër agresivë. Për shkak të natyrës së tyre, ata do mbajnë inat dhe asgjë nuk kthehet në normalitet deri sa të shpërthejnë dhe të marrin hak. Nëse Akrepët do të mendonin qetësisht se si mund të zgjidhin problemin që i shqetëson, do ishin në gjendje të eliminonin shpërthimin si dhe pasojat që vijnë pas tij

Shigjetari – Thonë gjëra për të cilat pendohen

Ata nuk i përmbahen rregullave dhe nuk duan aspak të jenë të lidhur. Sidoqoftë, ata janë shumë të ndërgjegjshëm kur bëjnë faj, krejt e kundërta e Akrepit. Ata thonë shpesh gjëra për të cilat pendohen më pas. Do ishte mirë nëse shigjetari mendohet para se të flasë.

Bricjapi – Shprehja e Ndjeshmërisë

Bricjapi nuk është i mirë në të shprehurit e ndjeshmërive. Kjo nuk do të thotë se ato nuk janë empatike. Sidoqoftë, ata thjesht nuk janë të aftë ta shprehin atë gjë që i bën të tjerët të mendojnë se nuk interesohen për ta. Bricjapët vërtetë kujdesen dhe nuk janë aq të ftohtë sa duken. Sidoqoftë, sjellja e tyre i bën ata të duken të tillë.

Ujori – Biseda të shkurtra

Ata nuk janë pëlqejnë të përzihen. Nuk duan të flasin me askënd nëse nuk kanë vërtet diçka më rëndësi për të folur. Nuk janë miq të mirë për të diskutuar. Bisedat e shkurtra me to janë gjithsesi të natyrshme.

Peshqit – Vendosja e kufijve

Për shkak se Neptuni sundon këtë shenjë, i bën ata më shumë ëndërrimtarë seç duhet dhe nuk vendosin kufij aty ku dhe kur duhet. Kjo do të thotë se ata lejojnë njerëz në jetën e tyre që nuk kanë qëllimet më të mira. Dhe kjo është një luftë e madhe për Peshqit që zhgënjehen jo në pak raste.

*Tiranapost.al.

Author: admin