Sonte është finalja e shumëpritur e Big Brother VIP Albania në Top Channel. Pas 4 muajsh aventurë dhe emocione pafund, 4 banorë do të konkurrojnë për trofeun 115 mijë euro.
Donald Veshaj, Beniada Nishani, Ilir Shaqiri dhe Einxhel Shkira janë 4 të preferuarit e shqiptarëve, të cilët i kanë votuar si banorët dhe personazhet VIP më të pëlqyer në Shqipëri.
Një surprizë e madhe po përgatitet sonte për secilin banor, por sidomos për Donaldin dhe Ilirin. Këta janë dy favoritët absolutë, sepse kanë vota pafund.
Donaldi sonte do të shkojë në Air Turbina, pra në teatër, aty ku do të pritet nga miku i tij i mirë dhe promotori i parë në karrierë, Agron Llakaj.
Stafi u kishte kërkuar banorëve t’i shkruanin një letër dikujt jashtë shtëpie dhe Donaldi zgjodhi aktorin e njohur të humorit të cilin e do shumë.
Ata do të interpretojnë bashkë një numër (ose disa), duke u dhënë emocione të pafundme teleshikuesve shqiptarë në finalen e shumëpritur të 18 shkurtit.