Të martën që lamë pas, shqiptarët u emocionuan tejmase nga lotët e babait të Ilir Shaqirit, i cili ka qenë një balerin i shkëlqyer dekada më parë.
“Dua ta puth, ta përqafoj, ta kem afër”, u shpreh ai, i pyetur nga moderatorja Dojna Mema për ndjenjat dhe emocionet që ka pas 4 muajsh pa e parë të birin.
“Iliri ka patur mundësinë shumë vite më parë të merrte pasaportën italiane dhe nuk e mori. Ai nuk pranoi, sepse asokohe nuk lejohej të kishe dy pasaporta”.
“Ai donte të kishte pasaportën shqiptare. Më pas, kur ndryshoi ligji, ai pranoi të merrte pasaportën italiane, duke iu lejuar të mbante edhe atë shqiptare. Ai nuk e ka harruar kurrsesi Shqipërinë. Ndihet 100% shqiptar”, tha i ati.
Surpriza që produksioni i Big Brother i ka përgatitur sonte për finale Ilirit është një ëndërr dhe emocion special. Ai do të merret nga stafi dhe do të shkojë në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Atje Iliri do të kërcejë bashkë me babain e tij. Pra, dy legjenda do të jenë në skenë për të fituar edhe më shumë zemrat e shqiptarëve. Do të jetë vërtet një gjë fantastike. Mezi po e presim!